Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Gjëverxhilli. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Gjëverxhilli,

Flm për mesazhin. Ju lutem, lexoni edhe komentet e mia në faqen e diskutimeve për Kosovën. Unë kam kërkuar nga të gjithë bashkautorët e Wikipedisë të më ndihmojnë në përsosjen e këtij artikulli, mirëpo askush nuk ka shprehur interesim.

Unë fillova me seksionin e historisë, sepse ky seksion është zakonisht i pari në artikujt mbi shtetet (e kam ripunuar artikullin mbi Shtetet e Bashkuara dhe tani është shpallur artikull perfekt). Doli pak më i gjatë sesa seksioni i historisë së SHBA-ve, por gati i po të njëjtës gjatësi sa është p.sh. seksioni i historisë së Francës në artikullin për Francën në Wikipedinë frëngjisht.

Historia ishte po aq urgjente sa edhe ekonomia se përmbajtja e mëparshme ishte plotësisht amatore dhe me fjalë të tjera katastrofë. Tani kam filluar të punoj në seksionet tjera dhe shpresoj se do të dalë dikush të më motivojë për këtë punë që vetë nuk janë në gjendje ta bëjnë. Ka sa vjet që ekziston Wikipedia shqip, artikulli për Kosovën ka qenë tragjedi e vërtetë. Unë për momentin ndodhem jashtë vendit, por po përdor njohuritë e mia të sigurta dhe po i mbështes ato me burime në internet dhe pak libra që kam me vete për ta nxjerrë një artikull sa më të mirë për Kosovën.

Me të mira,

--Getoar TX 10 Korrik 2009 23:54 (CEST)

P.S. Ju lutem, jepni kontributin tuaj edhe ju!