Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Laudesregiae. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Vrionasit Redakto

I nderruar perdorues,

Shikoj qe keni kryer ndryshime qofte edhe shume te vogla ne artikullin Vrionasit. Ky artikull, gjithe sikurse artikujt per anetaret e kesaj familjeje, jane formuluar dhe monitorohen nga historiane te çertifikuar dhe nga nje pjestar i kesaj familjeje, i cili eshte po ashtu historian i çertifikuar.

Faktet e percjelle neper keta artikuj jane te referencuar historikisht dhe nderhyrjet, qofshin keto edhe dashamirese, nuk e ndihmojne komunikimin faktik rreth kesaj familjeje me emrin e se ciles eshte abuzuar shume gjate. Do t'ju lutesha, kryesisht per kete aryse, qe te mos beni me nderhyrje direkte ne keta artikuj pa u konsultuar me pare me mua.

Ju falenderoj per mirekuptimin.

Parisienne Rive Gauche


Vrionasit dhe Frasherllinjte Redakto

E nderuar perdoruese,

Faleminderit per komentet tuaja. Dy sqarime : e para per Vrionasit, ju siguroj qe artikulli sic eshte ka gabime historike te shumta. Shume nga ata qe ky artikull i konsideron si "Vrionas" nuk jane ne gjenealogjine e kesaj familje te cilen kam patur mundesine ta shoh disa here. Pasja prej tyre e mbiemrit Vrioni shpjegohet ndryshe. Njoh vete Vrionas te deges se madhe (branche ainée) qe ma kane konfirmuar kete gje. Gjithashtu bibliografia juaj eshte shuume e varfer per cilesine historike dhe shkencore qe ju pretendoni qe ky artikull ka. Uroj qe ta pasuroni sa me shpejt, sidomos per lidhjet me Paleologet e te tjera persiatje si keto qe deri me sot s'kane baza historike te vertetuara.

Se dyti per Frasherllinjte : komenti juaj tregon qe ju nuk e njihni historine e tyre. Une jam vete Frasherlli dhe rrjedh nga disa familje te Frasherit njeheresh. Te gjithe familjet e dala nga Frasheri quhen Frasherllinj. Mehdi beu nuk eshte fare i familjes se Abdylit dhe Naimit nderkohe qe ju i lidhni. Te gjithe Frasherllinjte e familjeve "themeltare" te Frasherit e mbanin veten kushurinj, sidomos Alickot, Totonet dhe Panollaret. Ju keshilloj te lexoni librin e fundit per Frasherin, te historianit Kristo Frasheri, te botuar kete vit ku keto lidhje shpjegohen mire. Martesat midis familjeve dhe institucioni i vellamise i bente familjet e Frasherit shume te aferta. Aktiviteti i te gjithe Frasherllinjve ne Stamboll e tregon kete.

Artikulli mbi Frasherin ka bibliografi te pasur qe tregon burimet e tij. Ju lutem pra, te mos korigjoni duke u bazuar vetem ne ndjeshmerine tuaj.

Faleminderit per mirekuptimin

Laudesregiae (Parisien de rive droite).....