Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Laura th. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Muzeu Ikonografik Onufri.

Muzeu Kombëtar Onufri është përshtatur në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në Kalanë e Beratit, që prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin “Onufri”, për nder të njërit prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shek. XVI. Katedralja është e rindërtuar në vitin 1797 dhe është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pas-bizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej mëse 1500 objektesh, pjesë e fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë dhe të qytetit të Beratit, ku 106 objekte janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë shqiptarë, që u përkasin shekujve XIV – XX: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku dhe Çetirët (Gjergji, Johani, Naumi, Nikolla dhe Gjergji i riu), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Gdhendjet në dru të katedrales janë realizuar nga mjeshtrat Naum Ngjela nga Lavdari i Oparit dhe mjeshtër Stefan Barka nga Misrasi i Oparit në shekullin e XIX.


“Thesare të fjetura” quhet ekspozita e realizuar nga Qendra Kombëtare e Muzeve në Berat si një grishje drejt trashëgimisë kulturore për të sjellë në çdo sezon një produkt të ri, një koleksion të paekspozuar më parë, një thesar që vjen në dritën e diellit me të gjithë shkëlqimin e tij. Për herë të parë që nga krijimi, Koleksioni i Muzeut Ikonografik “Onufri” pasurohet me 20 objekte të transferuara së fundmi nga Fondi i DRKK-së Berat.

Është një seri ikonash, të gjitha të dorës së parë, që u atribohen mjeshtërve ikonografë: Onufrit, Nikollës, Qipriotit, atelies së familjes Çetiri etj., një kryq argjendi dhe lipsanat veshur në argjend, të destinuara kryesisht për kishat dhe manastiret e Kalasë së qytetit të Beratit, por dhe të zonës përreth. Ekspozita “Thesare të Fjetura” është konceptuar në katin e dytë të pjesës perëndimore të hajatit, një mjedis i veçantë e impresionues, i cili pas viteve ’90 ka qenë i pashfrytëzuar. Janë një seri ikonash dhe objekte të realizuara rreth shekujve XVI – XIX, të cilat ekspozohen për herë të parë. Ikona e titulluar “Strategu” (Shën Dhimitri), i atribohet shkollës së Onufrit. Kjo vepër është marrë nga kisha e Vangjelistrës prej nga vijnë dhe ikonat e tjera të kryemjeshtrit. Është një ikonë e përmasave të vogla, por krejt e veçantë nga vlerat dhe realizimi mjeshtëror. Në kompozimin e skenës monumentale spikasin detaje të stilizuara të motiveve brenda një miniature perfekte. Shtesat, ripikturimet apo përshtatjet, pjesë e historisë së saj, tregojnë për përdorimet që i janë bërë në kohë. Nga Nikolla është ekspozuar baldakini i plotë, i pikturuar për ikonostasin e kishës së Shën Mëri Vllahernës në kalanë e Beratit, një pikturë mjaft interesante, e trajtuar me elegancë nga gamat ngjyrore tipike. Gjithçka kufizohet bukur nga një kornizim i gdhendur dhe e stilizuar me motive floreale. Nga i njëjti autor janë tri ikonat mbretërore, pjesë e koleksionit, por të paekspozuar që prej vitit 97:” Krishti Pantokrator”, “Shën Mëria me Krishtin” dhe “Johan Pagëzori”, të cilat dallohen për kompozimin dimensional, ngjyrat e njëjta dhe kufizimin e tyre nga një kornizë në ngjyrë vermilion. Në to ndihet influenca e Onufrit në elegancën, ngjyrat dhe kontrastet e krijuara. Tek ‘Krishti Pantrokrator”, trajtimi artistik dhe ngjyrat e ngrohta të kujtojnë dorën dhe mjeshtërinë e Onufër Qipriotit, ndërsa në sfondin e artë të stilizuar me motive floreale ndihet influenca e Onufrit. “Shën Nikolla” me skena nga jeta, dhe “Shën Nikolla” që nuk është e plotë janë realizime përfaqësuese të periudhës së parë të krijimtarisë së këtij mjeshtri. Në stilin dhe trajtimin tipik të autorëve Katro (Çetiri) janë ikonat e mëdha “Shën Thanasi” dhe “Lindja e Marias”. Në ikonën e dytë veshjet dhe orenditë që plotësojnë skenën janë të veçanta. E gjitha është e shprehur nën fuqinë e ngjyrave dhe kontrasteve, ku dominon e kuqja dhe e purpurta. Ikona për nga mënyra e trajtimit të kujton brezin e dytë të Çetirëve. Ikonat e tjera “Fjetja e Shën Mërisë”, “Mesipendikosti” (gjysmë pesëdhjetorja), “Krishti Pantokrator”, “Ngjallja e Llazarit” për nga kompozimi, ngjyrat tipike, stilizimi u atribuohen veprës së Çetirëve. Në ekspozitë janë dhe disa ikona nga autorë të paidentifikuar. Ndër to shumë e vlerësuar është ikona e “Krishtit të gjithpushtetshëm”, e marrë nga kisha e “Shën Todrit” në Kala, e shek XVI- XVII. Në këtë koleksion janë ekspozuar dhe dy objekte të veçantë, një kryq i derdhur në argjend i punuar me rrahje dhe incizim dhe i larë në ar. Në ojedën e jashtme është stilizuar me motive të ndryshme. Nga njëri krah paraqitet skena e kryqëzimit të Krishtit, shoqëruar nga simbolet e katër ungjillorëve dhe nga krahu tjetër pagëzimi i Krishtit në lumin Jordan. Objekti tjetër janë punimi “Urna dhe lipsanë”, të veshura në fletë argjendi, që mbajnë datën 1823.