Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Leone~sqwiki. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Flet djali i aktorit të madh të kinematografisë dhe i Teatrit. Anil Frashëri: Ju rrëfej jetën e babait tim


Naim Frashëri Është në atë moshë kur babai i tij ishte "në kulmin" e artit të tij dhe ashtu si ai, interpreton në skenën e teatrit. Pasardhësi i aktorit të madh Naim Frashëri, Anili ndjehet krenar, por jo dhe aq "i privilegjuar" se është djali i të madhit Frashëri. "Një Naim Frashëri i dytë nuk i vjen më Shqipërisë. Unë, pavarësisht se jam djali i tij, nuk jam aktor i atyre përmasave të thella dhe jam shumë larg tij", pohon Anili, teksa rrëfen "pengun" e të atit pas largimit nga teatri. "Ai realizoi dëshirën më të madhe të tij, të interpretonte rolin e Jonuzit te "Familja e peshkatarit", por largimi nga teatri e rrëzoi shumë moralisht", thotë Frashëri, në një intervistë për "Tirana Observer"... Babai juaj njihet si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Çfarë do të thoshit ju për babain tuaj si artist dhe si lindi pasioni i tij për aktrimin? Fillimi i karrierës së babait ka qenë impenjativ. Ai tregon shumë rreth kësaj në ditarin e tij. Kështu thotë: "Kur filluam të përgatisnim dramën e Shilerit, "Vilhelm Tel", unë luaja rolin kryesor. Shfaqja nuk u lejua për arsye që dihen dhe kjo ndikoi shumë tek unë që ta kuptoj më tepër rolin e teatrit dhe ta dua atë edhe më shumë. Në fillim të '44-ës u krijua Grupi artistik i Rinisë. Atje përgatitëm dramën "Partizanët" të Fatmir Gjatës, ku pata rolin kryesor. Shfaqja u dha premierë në Tiranë në 28-29 nëntor të 1944-ës". Por pasioni i tij për aktrimin ka lindur që kur ka qenë fare i vogël. "Monologu që kam recituar në moshën 7 vjeç para prindërve në shkollën fillore të qytetit të Kavajës dhe pas disa pjesëve të vogla që më jepnin gjatë luftës në lagjet e ndryshme të Tiranës, roli i komisarit në dramën "Partizanët", takimi im i parë me spektatorin dhe them se ishte debutimi im i parë në skenën e teatrit", shkruan në ditar babai. Duket edhe nga ditari që ka, se ai ka një pasion shumë të madh për filmat. Ta lexosh atë ditar tregon për çdo ditë filmat që ka parë dhe aktorët që kanë interpretuar. Pra, ai kishte pasion të madh për t'u bërë aktor. Po për fillimin e jetës së tij në teatër ç'mund të na thoni? Edhe për këtë ai flet vetë në ditarin e tij. Ja çfarë thotë ai: "Në fillim rolet nuk më besoheshin dhe fillova të mos e ndiej veten mirë. Pas një viti kur erdhi nga Rumania regjisori Pandi Stidhi më besuan rolin e Mishës te "Portreti" dhe nuk pata sukses. Prapë filluan pikëpyetjet mbi perspektivën time. Kjo ishte periudha më e vështirë për mua. Besimi karshi vetes më gjeti përballë mosbesimit të një pjese të madhe të teatrit. Por... më në fund prapë regjisori i dashur për mua, Pandi Stidhu, më besoi rolin e Fjodorit te "Inadimi", rol shumë i mirë, por edhe i vështirë. Mu desh një punë shumë e madhe, jo vetëm për krijimin e këtij roli, por edhe për të thyer murin e tmerrshëm të opinioneve dhe për të pasur një vend në kolektiv. Ia arrita qëllimit. Shfaqja u prit shumë mirë". Çfarë tipi ishte babai juaj dhe çfarë marrëdhëniesh kishte me kolegët dhe njerëzit që e rrethonin? Naimi nuk ka qenë kurrë kritizer. Nga veçoritë e tij, ai ishte një njeri që e shikonte krijimtarinë e kolegëve dhe të vetën me një sy që i vlerëson. Nuk kam hasur kurrë në materialet e tij, të cilat i ka me bollëk, të shajë ndonjë aktor. Kurse me veten e tij ka qenë gjithmonë i pakënaqur nga shfaqjet. Unë për herë të parë e kam lexuar ditarin e babait gjatë shkollës së lartë në Akademinë e Arteve. Kur e keni parë për herë të parë të interpretojë babain tuaj? Për herë të parë më është fiksuar te "Qielli i kuq" i Tefik Çaushit. Aty ka pasur rolin e kuestorit italian. Në atë kohë kam qenë shumë i vogël, por më është fiksuar pjesa kur "kuestori" merr në pyetje heroinën e shfaqjes. Atë potencën e tij aktoreske që e kishte të vetën dhe elegancën në rolin kryesor. Në atë moshë ne atë e kapnim. Kurse shfaqje të plotë që i kam parë për herë të parë ka qenë "Orët e Kremlinit", në rolin e Ribakovit. Cili rol i interpretuar prej tij ju pëlqen më tepër? Roli i Jonuzit te drama "Familja e peshkatarit". Atje theu një tabu që ai e kishte monopolin e vet, sikur ai ishte dashnori lirik, në rolet e dramaturgjisë botërore si Hamleti, ose Ferdinandi te "Intrigë e dashuri", më vonë të figurave të karakterit intelektual, të njeriut fisnik, të heronjve pozitivë. Ai në teatër mund të ketë pasur 3-4 role negative. Naimi mendohej mirë para se të merrte një rol. Ai nuk i futej kurrë një roli që e dinte se ishte i parealizueshëm për të. Sa e vështirë ka qenë për ju të jetonit në familjen e një artisti të madh? Në radhë të parë, kur babai kishte shfaqje në shtëpi nuk pipëtinte asgjë. Mamaja bashkë me motrën, e cila ishte më e madhe, na rregullonin dhe na ushqenin, që kur të vinte babai nga puna të ishte qetësi dhe të mos pipëtinte as miza. Për të çdo shfaqje ishte premierë, i përjetonte shfaqjet me të njëjtin emocion. Ishte një aktor që në çdo shfaqje ai binte 2-3 kile në peshë nga emocionet. Kur vinte babai para shfaqjes angazhohej e gjithë familja për të krijuar atmosferën e duhur. Na ishte bërë edukatë familjare dhe na ishte futur në gjak që zinim vendet dhe shtriheshim. Po pas shfaqjeve, si e kujtoni babanë tuaj? Pas shfaqjes vinte tepër i lodhur, thuajse i dërrmuar. Natyrisht që mamaja i shërbente dhe pasi hante bisedonte me nënën për shfaqjen se si shkoi shfaqja, si u prit nga spektatorët. Ai kishte dëshirë ta përcillnim kur shkonte në teatër dhe ta prisnim pasi të përfundonte shfaqja e të ktheheshim bashkë. Kur kthehej vetëm, gjithmonë bënte një pushim te parku "Rinia", ulej e pinte një cigare, qetësohej dhe pastaj shkonte në shtëpi. Mamaja ka ndikuar shumë në lidhje me ambicien profesionale të tij. Ju jeni vetë aktor. Sa ka ndikuar babai juaj në zgjedhjen që keni bërë dhe mendoni se i përngjani ndopak? Të gjithë në familje filluam të komfortoheshim me punën që babai bënte. Kështu, para çdo shfaqjeje, secilit prej nesh i takonte që herë pas here të bënte rolin e partnerit të babait. Në këtë mënyrë ai bënte një testim në vetvete, shikonte se si reagonte partneri. Babai, me sa duket, shikonte diçka tek unë për t'u bërë aktor dhe më piketoi. Thjesht kishim një komshi, të cilin unë e imitoja. Të them të drejtën nuk ishte zgjedhje personale e babait që unë të bëhesha aktor. Ishte zgjedhja ime personale. Unë fillova të interpretoja në skenë që kur isha në shkollën e mesme "Petro Nini Luarasi". Ai nuk ka ndikuar shumë te ne, se na la në moshën e adoleshencës, por mënyra se si ai punon, ndjenjat, emocionet që ne shikonim, mendimet e mamasë, të motrës që e kishin ndjekur gjithmonë në shfaqje, filmat e tij që i ndiqnim në atë kohë patën ndikim te ne. Por ndikimi më i madh ishte natyrisht serioziteti që kishte te puna, te roli, dashuria për artin në përgjithësi. Të ç'natyre ishin marrëdhëniet që babai juaj kishte krijuar me kolegët e tij? Nuk mund të them që kishte një klimë të qetë në rrethin shoqëror të aktorëve, pavarësisht se i kishte shokë, miq e i donte shumë. S'kam dëgjuar njëherë babain të zinte në gojë ndonjë njeri. Si e kujtoni babanë tuaj përtej të qenit aktor? Me modestinë më të madhe: një baba i mrekullueshëm, që pavarësisht se ne ishim në moshë të vogël, vitet e fundit u bë për ne shok. Një baba i mrekullueshëm në kuptimin e vërtetë të fjalës. Një baba që nuk na ka kritikuar asnjëherë. Një baba që pavarësisht sa të ndërlikuara mund të ishin ngjarjet, momentet ruante qetësinë. Sinqeriteti i madh që kishte ai dhe me të cilin i merrte gjërat më bënte përshtypje të jashtëzakonshme. Kush e njeh babanë, njeh thjeshtësinë e tij. Madje, unë habitem që si ka mundësi që një njeri, që pavarësisht se vdiq i ri, kishte një background artistik të mahnitshëm, të kishte një fisnikëri të tillë që në veshje, që në mënyrën e komunikimit me njerëzit, qoftë me kolegët e tij, edhe me të rinj e kështu me radhë. Kishte ndonjë pasion tjetër të veçantë përveç aktrimit babai juaj? Babai vetë ka pohuar: Sikur të mos isha bërë aktor do të isha bërë patjetër dirigjent. Ai pëlqente jashtëzakonisht muzikën. Kjo vinte se edhe trungu familjar nga ana e gjyshes sonë nga Berati njiheshin si interpretues të shkëlqyer të muzikës popullore qytetare. Ai ka një fonotekë të tërë disqesh të kryeveprave botërore operistike. Gjithmonë para shfaqjes ai dëgjonte një nga këto melodi nga kompozitorët klasikë si Bethoveni, Grig, Çajkovski dhe gjithmonë para shfaqjes relaksohej duke i dëgjuar. Si e kujtoni babain tuaj në vitet e fundit të jetës? Kishte diçka që i mbeti peng dhe nuk mundi ta realizonte? Babai, që iku nga teatri dhe shkoi si pedagog në Akademinë e Arteve gjatë viteve të fundit të jetës së tij, për mua do të mbetet një pikëpyetje e madhe ky fakt. Pra fakti se pse u largua nga teatri, kur ai gjithë jetën e tij ishte në teatër. Madje, edhe fundi i tij ishte në teatër. Ai vdiq një javë pasi xhiroi "Familja e peshkatarit". Në lidhje me krijimtarinë ai realizoi çfarë ka dashur. Por ai vdiq në moshën 52-vjeçare, kur aktori është në kulmin e krijimtarisë së vet. Të paktën ai arriti të realizonte dëshirën e tij: interpretimin e Jonuz Grudës. Babai u rikthye në teatër vetëm për të luajtur atë rol, pavarësisht se mbylli sytë shumë shpejt. Periudha e fundit e jetës së tij është tepër e zakonshme, sepse ai vdiq nga një pankreas akut. Ishte një ditë tepër e zakonshme, dita e fundit e jetës së tij. Por dua të them që gjatë regjistrimit të dramës "Familja e peshkatarit" pati një stërmundim të madh. Cila është arsyeja që Naim Frashëri u largua nga teatri? Periudha e largimit nga teatri edhe për mua është një pikëpyetje e madhe. Ai ra shumë moralisht. Kur shkoja e prisja, pasi mbaronte mësimin dhe bënim pazarin, kishte një lloj meditimi në vetvete. Ai e përjetoi keq atë largim. Nuk e di për ç'arsye ai iku me dëshirën e vet. Unë më tepër besoj se në teatër u krijua një situatë e tillë ku ai e pa të udhës të largohej, ndoshta përkohësisht, ndoshta...nuk e di! Pasardhësi i Aleksandër Moisiut Aktori i madh, Naim Frashëri, padyshim që është edhe një prej njerëzve që diti ta bënte për vete spektatorin dhe adhuruesin e filmit. Për Miho Gjinin, që shkroi para disa vitesh një monografi, për aktorin ai është "Një meteor i skenës shqiptare", e për më shumë "Një pasardhës i denjë i Aleksandër Moisiut". Sigurisht, për Gjinin ishte një fatkeqësi për shqiptarët, që humbën në një moshë të re dhe kur kishte shumë për të dhënë një aktor me vlera të veçanta. Megjithëse, kur fliste për veten Frashëri thoshte se përsosmëria në art nuk arrihet kurrë, për shumë nga adhuruesit e ndjekësit e tij, ai e kishte prekur këtë përsosmëri. Pikërisht për këtë flet Gjini, në monografinë kushtuar aktorit të madh. Për autorin e monografisë, ai është aktor dramatik teatri e më pas edhe komedian me një humor therës e një aktor i shkëlqyer i kinematografisë shqiptare. Pasaporta Emri: Naim Mbiemri: Frashëri Datëlindja: 15 gusht 1923 Vendlindja: Leskovik Në vitin 1936 hyn në Gjimnazin e Shtetit Tiranë Në vitin 1942 inkuadrohet në rradhet e Rinisë Antifashiste Në vitin 1945 hyn në Shkollën Dramatike që e drejton regjisori Sokrat Mio 72 është numri i roleve që ka interpretuar në teatër Roli i tregtarit te "Revizori", roli i Mahmutit te "Halili dhe Hajria", togeri te "Toka jonë", Ferdinandi te "Intrigë e dashuri", roli i Hamletit, Jonuz Bruga te "Familja e peshkatarit" etj. Aktori Naim Frashëri vdiq në moshën 52 vjeçare, më 18 shkurt 1975

Ka thënë ... Kamera do lojën e saj. Dhe kjo, me ç'po mësoj, duhet të jetë lojë më e brendshme, e lirë, e shpenguar, sa më e vërtetë dhe e natyrshme, sa më bindëse. Aktorët në skenë duhet të flasin pastër, qartë, me zë të plotë dhe mbi të tëra të venë në pah siç duhet bukurinë, melodinë dhe ngrohtësinë e gjuhës sonë. Nuk mund të jesh Artist i Popullit po qe se nuk mishëron në art vetë atë popull që të çmon e nderon, vetë popullin tënd. Fillimi ishte i vështirë, sepse ishim vetëm amatorë, ndërsa më vonë u ndesha në një vështirësi akoma më të madhe: në mosbesimin ndaj meje. Kam dy vjet në teatër. Kam marrë role në shumë pjesë. Por drejtoria dyshon në mundësitë e mia, në talentin tim. Sot doli lista e shpërndarjes së roleve. Çuditërisht më kanë dhënë rolin e Fjodorit. Rol kryesor dhe i vështirë; si ka mundësi, mua më cilësojnë si të patalentuar. Unë e ndjej se kjo s'është e vërtetë, por hajde mbushu mendjen atyre. Kur marr rolin, unë nuk përpiqem të mësoj tekstin pa kuptuar rolin. Kam frikën e stampës. Kërkoj ato veçori që më largojnë nga stampat. Nuk më pëlqen matematika dhe fiksimi në ndërtimin e figurës, sepse nuk e kuptoj atë si diçka të ngurtë e të palëvizshme. Në jetën skenike, kur nuk e kam kuptuar fillimin e rolit, më ka shkuar gjithë shfaqja mekanikisht. Kur kam kapur "çelësin" e përqendrimit logjik emocional, roli më ka ecur mbarë.

Kanë thënë Sandër Prosi "E njoha Naimin në shkollë. Kanë kaluar 40 e ca vjet dhe dy gjëra kujtoj: drithërimin e zërit kur ai përshkruante verbërinë e të atit dhe sytë e tij të ndritshëm. Sytë e Naimit digjnin. E këta sy ndritën skenat e vendit tonë për 30 vjet rresht". Drita Pelingu "Në sytë e tij ekspresivë lexoje gjithçka që fshihej thellë në botën shpirtërore: gëzimin, hidhërimin, brengën, dualizmin, dashurinë e pafund, urrejtjen, xhelozinë, të shprehura në një forcë të fuqishme emocionale". Margarita Xhepa Pata fatin të isha partnere e Naimit, por edhe ai kishte dëshirë të luante me mua në skenë. Naimi qe një Hamlet i lindur. Në kompleksitetin e figurës së Naimit, predominonte mirësia. Kadri Roshi Shpirti i tij i zjarrtë rrezatonte me ngjyra nga më të ndryshmet, me nuanca të habitshme. Ai kishte lindur artist, por të madh e bëri puna e tij titanike. Bujar Lako Nëse Naimi do të ishte gjallë, do të ishte aq i madh edhe në kinematografi. Dhuntia natyrore e bënte të ishte çdo ditë i freskët. Në fillimet e tij qe brilant, te Pali tepër kinematografik, jo më poshtë se rusët

leone..29-03-2010

Llogaria juaj do të riemërohet Redakto

20 mars 2015 09:33 (CET)

Renamed Redakto

19 prill 2015 13:45 (CEST)