Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Lleshi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Sistemi për Menaxhim të Cilësisë Standardi ISO 9001:2000 Redakto

ISO 9001:2000 Sistemi për Menaxhim të Cilësisë Standardi qe specifikon kërkesat për një sistem të drejtimit-menaxhimit të cilësisë ku organizata tregon zotësinë e saj për zbatimin e kërkesave dhe siguron qëndrueshmërinë e produktit që merr klienti si dhe kënaq në vazhdimësi kërkesat e klientit nëpërmjet zbatimit efektiv të sistemit të cilësisë si dhe në përmirësim të vazhdueshëm të tij për të siguruar konformitetin në zbatimin e kërkesave Përdorimi i standardeve është një domosdoshmëri për ata që synojnë të krijojnë një pozitë të qëndrueshme në treg. Standardet përfshinë metoda analizash të sigurta të cilat orijentojnë prodhimin drejt një cilësie e cila është gjithënjë e njejtë.

Qëllimi themelor i ISO 9001 është të krijoj besimin ndërmjet blerësit dhe furnizuesit, kështu që blerësi të jetë absolutisht i sigurtë për pranimin e produkteve sipas marrëveshjes, dhe që kjo të mund të vërtetohet përmes dokumentacionit. Ky standard ka kërkesa për menaxhim, sistem, dokumentim, lloje të regjistrimit, etj., në mënyrë që të themelohet shkallë e lartë e besimit ndërmjet themeluesit dhe blerësit.

Shume shpesh shtrohet pyetja se ÇKA ËSHTË KUALITETI? Kualiteti definohet nga konsumatorët.Produkti apo shërbimi kualitativ plotëson kërkesat e konsumatorëve. Jo të gjithë konsumatorët kanë kërkesa të njëjta,prandaj dy produkte të ndryshme mund të duken si dy produkte kualitative sepse shfrytëzohen nga dy konsumatorë të ndryshëm. P.sh. një pronar i një shtëpie mund të jetë i kënaqur me poqa standarde elektrike, mund ta shohin këtë si produkt kualitativ. Një tjetër konsumator ka dëshirë që të ketë poqa më të ndritshëm dhe më afatgjatë, gjë të cilën ata e përshkruajnë si kualitative. Për këtë arsye kualiteti mund të definohet si përmbushje e qëllimit të konsumatorit.

Metrologjia, standardizimi dhe akreditimi janë tri shtylla kryesore në cilësinë e infrastrukturës së industrisë dhe tregëtisë, nuk mund të funksionojnë pa to. Ndërmjet pengesave teknike më të rëndësishme të tregëtisë janë edhe vështirësitë që prodhuesit vendor hasin për të përmbushur standardet teknike dhe për të çertifikuar prodhimet e tyre për eksport.Mënyra më e mirë për tu përballuar konkurenca është përmirësimi i cilësisë së produkteve vendore.

ISO 9001 është standard më i gjërë që përdoret dhe atë për sigurimin e kualitetit në projektim,dizajnim,zhvillim,prodhim,instalim dhe servisim. Bizneset duhet të ndërgjegjësohen në kërkesat e përdorimit të standardeve,pasi kështu mund të përballohet konkurenca me produktet e importit tek prodhuesit vendor.

Samir Lleshi Lead Audit - A 016568

Kontrolli i cilësisë Redakto

Kontrolli i cilësisë (KC) është teknikë që përdoret në të gjitha fushat e prodhimit,që përdoret për të kontrolluar cilësinë sipas standardeve apo specifikacionit. Mund të përdoret për t’i kontrolluar dimensionet e produktit apo komponentës. Kontrolli i cilësisë kërkon inspektim të vazhdueshëm gjatë procesit të prodhimit për ti zbuluar produktet që nuk janë sipas standardeve të kërkuara. Nëse cilësia nuk i përmbush kërkesat, produkti kthehet prap tek prodhuesi. 'Cilësia' mund t’i referohet ndonjërës prej dy gjërave: cilësisë së disenjit – d.m.th. si i përmbush produkti nevojat e shfrytëzuesit; dhe cilësisë së prodhimit – d.m.th sa i mirë është bërë produkti. Është plotësisht e mundur që produkti të jetë disenjuar mirë, por të jetë prodhuar keq, ose i bërë mirë por i disenjuar keq.

Për shembul,kemi një krevat shumë mirë të projektuar nga disajneri (i disenjuar mire) por ka prerje të pasakta të pjesëve lëvizëse, skajet e krevatit janë të vrazhda dhe lidhjet e pjesëve jane të këqija (keq të bëra). Në anën tjetër, ajo mund të jetë bërë mirë, por është i pa rehatëshëm për t’i qëndruar lëvizjeve të shpeshta që bëhen gjatë gjumit (i disenjuar keq).

Sigurimi i cilësisë (SA) është garancioni i kompanisë që produktin apo shërbimin që e ofron i përmbush standardet e pranuara të cilësisë. Procedurat kontrolluese të planifikuara ndodhin ‘para, gjatë dhe pas’ dhe qëllimi është që të bëhen ‘mirë herën e parë çdoherë’. Sigurimi i cilësisë duhet të jetë përgjegjësi e çdonjërit të përfshirë në krijimin e produktit apo shërbimit. Sigurimi i cilësisë duhet të realizohet në çdo fazë të zhvillimit të produktit dhe të procesit të prodhimit.

Cilësia është "shkallë deri në të cilën një pako e karakteristikave të qenësishme përmbushë kërkesat". Standardi Ndërkombëtar ISO 9000:2000 Cilësia, si koncept, përshkruan marrëdhënien ndërmjet pritjeve dhe rezultateve dhe është gjithmonë pjesë e transaksioneve ekonomike. Mirëpo, menaxhimi sistematik ka ndryshuar cilësinë nga praktika para-industriale në metodologji të bazuar në shkencë, duke nxjerr teori të statistikave, dinamikës së sistemeve, mësimit, strategjisë dhe sjelljes organizative. Cilësia është koncept i fuqishëm sepse ajo integron inxhinieringun rigoroz me konceptet e vlerës, kënaqëshmërisë njerëzore në përpjekjet për përsosshmëri në të gjitha llojet e punës. Cilësia paraqitet në marrëdhënie të ndryshme ku kërkesat bëhen dhe përmbushen. Disa marrëdhënie të tilla mund të ilustrohen me shembuj; por marrëdhëniet kryesore të rëdnësisë së madhe janë si në vijim: Konsumatori – prodhuesi (Cilësia komerciale)Cilësia ekonomike dhe komerciale kryesisht ka të bëjë me rezulatte të ndryshme, siç janë produktet dhe shërbimet që i nënshtrohen këmbimit në tregje; Qytetarët – autoritetet (Cilësia e qeverisjes)Cilësia e qeverisjes kryesisht ka të bëjë me përmbushjen e misioneve politikisht të definuara dhe realizimin e vlerave të përgjithshme sociale, siç është siguria, sundimi i ligjit dhe barazia. Organizatat apo pjesët e tyre – mjedisi i tyre (Cilësia organizative). Kontrolli i cilësisë, sistemet e menaxhimit dhe të sigurisë, akreditimi dhe certifikimi, markat e cilësisë, standardizimi, metrologjia, etj., shpesh konsiderohen si barriera teknike për tregti, veçanërisht përsa i përket konkurrencës ndërkombëtare dhe globalizimit. Por ato janë gjithashtu një lloj garancioni për blerësin. Standardet ndërkombëtare kanë ndikimin më të madh në tregti kur janë pjesë e një pakoje të vetme dhe koherente të normave. Për t’iu shmangur konfuzionit dhe pasigurisë, standardet nacionale konfliktuoze duhet të tërhiqen menjëherë pas paraqitjes së alternativave ndërkombëtare. Standardet, që janë vullnetar, ofrojnë mundësi për ri-rregullim meqë ata zvogëlojnë nevojën e intervenimit qeveritar. Megjithatë, ata nuk mund t’i zëvendësojnë përgjegjësitë qeveritare për ruajtjen e shëndetit, sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit. Cilësia paraqet një filozofi të re strategjike të menaxhimit të ndërmarrjes që bazohet në përkushtimin e përgjithshëm të menaxhmentit dhe nëpunësve në drejtim të kënaqëshmërisë së konsumatorëve dhe përmirësimit të vazhdueshëm të produkteve, prodhimit dhe shërbimeve. Cilësia është pjesë përbërëse e konkurrencës ndërkombëtare në tërë botën. Certifikimi i sistemeve të cilësisë për ndërmarrjet, në veçanti për NMV-të, është një mënyrë e rëndësishme për të treguar se ato i përmbushin kërkesat e ekonomive të tregut të porsalindura.

Sistemi i mbrojtjes dhe sigurisë së informatës ISO 27001 Redakto

ISO 27001 prezenton Sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë së informatës.Mund të implementohet në të gjitha sferat e industrisë,tregëtisë dhe ofrimit të shërbimeve.Qëllimi i këtij sistemi është që të sigurojë të gjitha kontrollet e duhura në lidhje me shumë sekrete,autentike dhe çasjen e kufizuar të informatave.e me të vetmin qëllim mbrojtjes së informatave dhe shënimeve “palëve të interesuara”.Palët e interesuara të cilëve ky sistem i menagjimit ju referohet mund të jenë klientë,organizata dhe kompani,pastaj të punësuar,bashkëpunëtor por edhe shoqëri në kuptimin e gjërë.

Implementimi i Sistemit të mbrojtjes së informatës ISO 27001 ju vërteton klinetëve tuaj përgjegjësin tuaj për mbrojtjen dhe sigurinë e informatëes.Kur flasim për mbrojtjen e informatës atëherë tregojmë se ato mbrohen nga të gjithë dhe në të gjitha nivelet e organizatës sonë.

Pasojat të shkaktuara me përdorimin joadekuat,prishjet dhe ndërrimet të shkaktuara me qëllim ose edhe me gabim, futjen e virusit në sistemet e mbrojtura jo tërsisht mund të jenë katastrofale për disa organizata dhe ta bijnë atë deri tek shkatërimi.

Është e njohur që nëse informatat e një organizate nuk janë të sigurta,atëherë edhe ardhmëria e saj nuk është e sigurt.Poashtu nuk duhet të na befasojë se shume herë në pyetjen se çka ka çmimin më të madh në botë,përgjigja të jetë “informata”,sepse nëse shekulli i kaluar ka qenë shekulli i teknologjisë atëherë ky shekull do të jetë shekulli i informatës.

Përparsitë e ISO 27001

-mundësitë më të mira në tregë, -zvogëlimi i riskut, e me te edhe të humbjeve, -besimi më i madh tek klientët,punësuarit,institucionet dhe të gjitha palëve të interesuarara për shkak të njohurisë se informatat e tyre janë maksimalisht të mbrojtura, se ka përgjegjësi për mbrojtjen e informatave nga të gjitha anët dhe në të gjitha nivelet, -si dhe implementimi i rregullatives ligjore ne fuqi.

Samir Lleshi Lead Audit A-016568

Standardi ISO 14001:2004 ose Sistemi i Udhёheqjes sё ambientit jetёsor Redakto

Standardi ISO 14001:2004 ose Sistemi i Udhёheqjes sё ambientit jetёsor ёshtё drejtimi i ndikimeve tё ndёrmarrjes nё ambientin jetёsor.Me implementimin e ISO 14001:2004 pёrcaktohen proceset prodhuese nё ndёrmarrje tё cilat e ndotin ambientin jetёsor,pёrcaktohen caqet reale dhe aplikohen veprimet e duhura pёr aplikimin e atyre caqeve. Pёrveq kёtyre tё lartёpёrmendura,gjatё implementimit tё ISO 14001 do tё jetё e duhur edhe trajnimi i personelit pёr drejtimin me kёtё sistem,si dhe tё bёhet pёrshkrimi i detyrave dhe obligimeve pёr kryerjen e kёtyre proqeseve.

Sistemi i menagjimit ekologjik paraqet rritje graduale e me pikёsynim primar tё pёrmirёsimit tё efektit ekologjik.Ky sistem nuk kёrkon “gjelbrimin” e ndёrmarrjes suaj apo ndёrrimit tё paisjeve tuaja,prodhimeve ose proqeseve tё cilat mund apo kanё efekt negativ nё ambientin jetёsor.Me kёtё vijmё deri tek zvogёlimi gradual i cili ёshtё i bazuar nё periudhёn mё tё gjatё kohore.


Arsyet e implementimit tё ISO 14001:2004

Arsyet tё cilat sjellin deri tek kёrkesa e shprehur pёr futjen e sistemit ekologjik siq ёshtё ISO 14001 :2004 janё : •Ndotja nё vazhdimёsi e ambientit jetёsorё, •Frika nga hargjimi i plotё i resurseve natyrore, •Ligjet e BE •Brenga e shtuar e shoqёrisё civile pёr mbrojtjen e ambientit jetёsorё, •Mungesa e organizimit dhe mbikqyrjes sё implikimeve nga ndotja, •Kushtet e posaçme tё punёs nё hapёsirat e cenuara.

Samir Lleshi Lead Audit A-016568