Lumideti
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Lumideti. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.
Lumideti, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.
Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.
Puna e mbarë!
If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.
--Λeternus 8 Qershor 2008 20:40 (CEST)
Merxhan Avdyli, është i lindur më 7 janar 1961 në Sadovinë të Jerlive të Vitisë. Në fshatrat Gërmovë dhe Goshicë ka kryer shkollën fillore; gjimnazin, drejtimi i shkencave natyrore-matematikore e ka kryer në Viti; në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, më vonë Filologjik, ka kryer studimet në katedrën e Letërsisë dhe gjuhës shqipe, në të njëjtën katedër ka ndjekur edhe studimet e shkallës së tretë nga teoritë letrare dhe analiza e formave letrare, ku më 2 prill 2008 ka marrë gradën shkencore magjistër, duke mbrojtur temën "Trajtat e vargut dhe të strofës në poezinë e Dritëro Agollit". Ka bashkëpunuar me një numër të madh gazetash e revistash, në të cilat i janë botuar shkrimet e shumta letrare, eseistike, publicistike, gazetareske. Gjatë viteve 1991-1993 ka qenë bashkëpunëtor i revistave “Fjala” dhe “Zëri”. Ka qenë redaktor (redaksia në Kosovë) i revistës i “Zëri i Kosovës” që dilte në Zvicër (1993-1997) dhe redaktor i dyjavores “Bashkimi sindikal” (1997-1998). Pas luftës ka qenë redaktor në radion “Kosova e lirë” (1999-2000); redaktor i javores “Zëri i Kosovës” (2000); kryeredaktor i revistës “Ardhmëria” (2001); redaktor përgjegjës i të përditshmes “24 orë” (2002). Nga marsi i vitit 2002 deri në dhjetor të vitit 2004, ka punuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në postin e këshilltarit të lartë politik. Nga dhjetori i vitit 2004 deri më 9 janar 2008 ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës. Gjatë viteve të studimeve deri në burgosje (18 prill 1981) ka qenë aktiv në lëvizjen studentore, që ishte bartëse e ngjarjeve vitit 1981. Pas daljes nga burgu (29 nëntor 1999) është aktivizuar në politikë. Merret aktivisht me letërsi. Shkruar poezi, prozë, kritika letrare, ese etj. Shkrimet e para letrare, poezi, i ka botuar nga fundi i viteve te shtatëdhjeta në javoren “Zëri i rinisë“ dhe në gazetën studentore “Bota e re“. Ka bashkëpunuar me një varg gazetash dhe revistash, te ke të cilat ka botuar poezi, tregime, recensione, pastaj ese, artikuj të ndryshëm gazetaresk, reportazhe, fejtone e shkrime të tjera publicistike. Deri tash ka botuar këto libra: Libri i lirisë (poezi, bashkautor), “Zëri”, Prishtinë, 1991. Fati i flijuar (poezi), “Fjala”, Prishtinë, 1994. Shpërfillësi i madh (poezi), “Brezi 81”, Prishtinë, 2004. Letra nga burgu – Libri i censuruar (epistolografi, bashkautor), “Brezi 81”, Prishtinë, 2004. Sprova zbuluese të poetikës, (kritikë letrare), “Brezi 81”, Prishtinë, 2005. Studime për Agolin në Kosovë (përmbledhje studimesh nga autorët kosovarë për veprën e Agollit), Argeta LMG, Tiranë, 2006. Fat i pakryer (poezi), Argeta LMG, Tiranë, 2006. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Jeton në Prishtinë.
Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/P%C3%ABrdoruesi:Lumideti"
Nis një diskutim me Lumideti
Faqet e diskutimit janë hapësirat ku njerëzit diskutojnë si të përmirësojnë përmbajtjen në Wikipedia në mënyrën më të mirë të mundshme. Fillo një diskutim të ri tani për të bashkëpunuar me Lumideti. Kini parasysh se çfarë shkruani këtu do të jetë publike dhe për të tjerët.