Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Pirustinews/sandbox. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Aleksandër Ndoja ka lindur në fshatin Kodër Rrëshen më 20. 04. 1967. Që në vitin 1996 nis të shfaqet me shkrime të ndryshme problematike në shtypin e kohës, duke u përqëndruar përfundimisht si reporter i Mirditës në gazetën “Koha Jonë”. Janë të mirnjohura shkrimet e shumta problematike, reportazhet, portretet, opinionet e përditshme në “Koha Jonë”. Shumë shpejt do të bëhej ndër pendat më të spikatura, i vlerësuar me mirnjohje dhe çmime të rëndësishme në shkallë vendi. Pasi largohet nga “Koha Jonë”, për shumë vite me rradhë, madje që në numrin e parë është prezent në gazetën “Tirana OBSERVER”. Jo vetëm gazetar i lajmit, por në këtë periudhë spikasin opinionet e shumta sidomos politike, me një stil të veçantë denoncimi. Ajo çfar bie në sy më sëshumti në shkrimet e tij është guximi për të denoncuar fenomenet negative tej çdo kompleksi, duke depërtuar në nivelet më të larta të pushtetit politik dhe ekzekutiv. Për këtë fakt është i kërkuar edhe në mediat vizive, por siç thota ai, është më i profilizuar në median e shkruar. Sot në iventarin e tastierës së tij janë mijëra shkrime nga të gjitha gjinitë e gazetarisë. Eshte bashkëthemelues i revistes periodike "Mirdita" dhe kryeredaktor i kesaj reviste. Si njohës i mirë i teknologjisë informatike, prej vitesh ka punuar në Bashkinë Mirdite si webmaster dhe gazetar pranë faqes zyrtare të Bashkisë Mirdite. Aktualisht është drejtor i sektorit të ambienteve sportive “Arjana ARAPI” Mirditë.

Return to the user page of "Pirustinews/sandbox".