Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Prele63. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Prele63!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Prele63, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.



-- Komuniteti (diskutimet) 10 maj 2020 10:05 (CEST)Reply

PROF. KOLË PRELA DEPUTETI MARTIR I SHKODRËS Redakto

 

Opozitari i parë shkodran në Parlamentin famkeq të 1946 -ës • Kërkon hapur pluralizmin politik. • Dënohet me vdekje si tradhtarë i popullit • Doktor i lauruar në Torino, studiues, publicist dhe kritik arti • Antifashist i vjetër, krijuesi i Këshillit Krahinor N.Ç.L të Shkodrës. • Anëtar i Shtabit të Forcave të Armatosura të UNÇ të Qarkut Shkodër • Organizatori i Lëvizjes Antifashiste në Rrethin e Dukagjinit dhe i ngritjes së Batalionit “Perlat Rexhepi” • Kordinator i veprimeve anti fashiste mes Shkodrës-Dukagjinit dhe Malësisë së Gjakovës • Drejtor i Normales së Elbasanit dhe Prof i Liceut të shtetit Shkoder • Martir i Demokracisë • Qytetar Nderi Shkodrës • Nderi Kombit


JETA

Profesor Kolë Prela lindi në Shosh Shkodër ,me 19 tetor 1916 në një trung të vjetër atdhetarësh të martirizuar (Lulash Bala i internuar dhe i pushkatuar nga turqit në Torobullus(AQSH.F.NR3.V.1930.fl1,2) , Mark Milani luftëtarë kundër turqve e malazezëve në vitet 1910, 1911, 1915,. u martirizua si Fanolist dhe është një nga matrirët e besës shqiptare pasi shkoi në litarë vetëm për të mos shkelë besën që i kishte dhënë shokut të prangave Zef Delia)(P. Dukagjini "Tre shoshjanet". AQSH.Gjyqi politik i Shkodres1927, dok nr 17. Gazeta Liria Kombtare 9 mars 1927) Serbo-malazezet gjatë Luftës së parë botërore babait të Kolë Prelës i djegën shtëpinë prandaj detyrohet të shpërngulet në qytetin e Shkodrës së bashku me familjen e djalin e mitur. Në vitet 1923-1928 Kol Prela vazhdoi Kolegjin Saverjne, nxënësi i Mjedës e përfundon kolegjin duke marrë pikët maksimale . Nga vitin 1929-1936 përfundon shkëlqyeshëm Liceun e Shtetit “28 Nëntori”, pastaj përfiton të drejtë studimi në Itali dhe në vitet 1936-1940 përfundon Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë në UT Torinos duke u lauruar Doktor i Shkencave letrare. Nga vitin 1940 deri në qershor 1943 ka punuar si profesor i letërsisë, latinishtes dhe greqishtes së vjetër në Liceun e shtetit “28 Nëntori “Shkodër. Ka qenë koleg dhe mik i Skënder Luarasit, Gaspër Palit, Qemal Draçinit,Ernest Koliqit, Gjergj Kokoshit, Simon Rrotës, Zef Kolombit, Ndue Përlucës, Safet Butkës. U shqua si mësimdhënës, metodist, përkthyes, publicist dhe kritik arti. Ka qenë Drejtor i Normales së Elbasanit, ka bashkëpunuar me revistat “Hylli i Dritës”, Leka, “Zani Shnanout”, “Fryma” Cirka”,”Kumbona e së Dielës”, “Tomori” etj. Ka shkruar shumë artikuj studimorë si “Shqypja Ilire”,”Tokë e madhnume”,”Nacionalizma shqiptare” ,”Dom Ndre Mjeda dhe klerikët”, “Çështje filozofike”,”Çështje e të mësuarit”,”Mbi Njohjen e botës”,”Rrymat e jetës shoqnore”, “A është Mjeda liriku më i madh i Shqipnisë”, “Gjuha e Fishtës” etj. Artisti i Popullit Çesk Zadeja, Profesorët Shefik Osmani, Çun Jonuzi , Androkli Kostallari , heronjtë e popullit Tomë Kola, Nazmi Rushiti, Bardhok Biba , intelektualët Lorenc Shiroka, Luigj Sheldia, Angjelin Zojzi, Caf Jonuzi, Gjovalin Çerkaxhia, Jorgji Sota, Tonin Kiri, Çesk Bazhdari etj, kanë qenë disa nga ish nxënësit e Kolë Prelës. Profesori ka qenë një nga organizatorët e demonstratës antifashiste të 22 shkurtit të vitit 1942, ai ishte një nga nacionalistët e parë indipendent që përqafoi platformën politike të Konferencës së Pezës, hyri në FNÇ dhe së bashku me Riza Danin, Dom Luigj Picin, Xhemal Brojën, Rexhep Hakën, Sadik Bekteshin, Shyqyri Hafizin , formuan Këshillin e parë Krahinor Nacionalçlirimtar të Qarkut të Shkodrës me në krye major Sabri Gjonin. Profesor Kolë Prela në qershor vitit 1943 doli ilegal në malet e Dukagjinit për të organizue levizjën antifashiste, atje ngriti Çetën partizane teritorjale të Dukagjinit, kordinoi veprimtarinë antifashiste mes Shkodrës-Dukagjinit dhe Malësisë së Gjakovës. Në dimrin e vitit 1943 strehoi në Dukagjin dhe siguroi kalimin e Batalionit Përlat Rexhepi në sektorin Bogë-Thethë-Vuthaj. Ishte largpamësia e Profesorit toleranca dhe dialogu që bëri me grupacionet e tjera politike që gjatë kohës së Luftës nuk pati as një konflikt të përgjakshëm në Dukagjin mes forcave të Fronit nga njëra anë dhe ballistëve e zogistëve nga ana tjetër. Në zgjedhjet e vitit 1945 zgjidhet deputet i zonës nr 11 në Nënprefekturën e Dukagjinit, Kolë Prela e Riza Dani ishin deputet i vetëm nacionalist dhe nga opozitarët e parë të Shkodrës së bashku më Hysen Pejën dhe Zef Haxhinë në Kuvendin e parë pas Luftës së Dytë botërore Si opozitar me diktaturën kërkoi ndërprerjen e terrorit politik .Në Asamblenë Kushtetuese kërkoi hapur pluralizmin politik e ideologjik dhe orientimin pro perëndimor të Shqipërisë. Kundërshtoi projektin e Kushtetutës së vitit 1946 dhe votoi kundër saj, duke e quajtur si një akt plot ngjyra ideologjike si politikisht ashtu edhe nga pikëpamja social politike .Demokracia e lirë që kërkojnë deputetët Riza Dani, Kolë Prela, Hysni Peja etj nuk është veçse demokracia borgjeze shkruan gazeta “Bashkimi” me 17 mars 1946. Pas arrestimit vuajti 18 muaj hetuesi në çështjen penale të regjistruar ne nr .25 të Radhtorit Themelor për vjetin 1948 kundra të pandehurve Kolë Prelë dhe Paulin Mark Pali. Të akuzuar me akt akuzën e prokurorisë ushtarake nr 10 datë 13/1/1948. për fajin se duke qenë armiq të deklaruar të popullit, janë vënë të organizohen kundër Republikës Popullore të vendit tonë. ...Prandaj gjykata për të gjitha këto arsyetime të pandehurit i cilëson fajtor në bazë të neneve2,3 të pikavet1,2,3,7,8,9,10,14 dhe nenit 6 e8 të ligjës Nr 372 dhe sipas nenit 4 të po kësaj ligje vendosi denimin e të pandehurve si vijon: Të pandehurit Kolë Prela dhe Paulin Pali me VDEKJE dhe humbjen e përhershme të drejtave civile dhe politike


DY DEKLARATA HISTORIKE TË PROFESOR KOLË PRELËS

Letër drejtuar Mehmet Shehut për ndërprerjën e operacionit të dhunshëm në Dukagjin 1945

Fort i nderuemi Gjeneral ! Jam i detyruem t’u informoj në mënyrë të menjëhershme pasi mvartësi juaj Ndrekorino në Rrethin e Dukagjinit, ka fillue një operacion represiv krejt të panevojshëm dhe ma do mëndja i pa autorizuar të përdori dhunë ushtarake pa ditë me ba dallim mes të fajshmit dhe të pafajshmit. Si Përfaqësues i Dekretuem në Asamblenë Kushtetuese i zgjedhur nga zgjedhist e kësaj zone dhe organizator i lëvizjes nacionalçlirimtare nga fillimi e deri sot, deklaroj se lëvizjes sonë askurrkush në Dukagjin nuk ju kundërvu me armë. Madje as tani nuk paraqitet asnji rrezik për nj gjë të të kësaj natyre. Operacioni i Ndrekorinos ka ngjallur tmerr, pakënaqësi, e pasiguri, njërzit nga frika po arratisën e marrin malin, jo për t’u bashkuar rraksionarët të cilët nuk e di se ekzistojnë por për hir të së vërtetës duhet thanë se ne po i krijojmë me duart tona. Po të arrestojmë e pushkatojmë për një fishek, për një pushkë , për një allti nuk mbetet njeri pa u vra ose burgosë në gjithë Dukagjinin. Malësori ma parë pranon vdekjen se sa hunin e pa kursim që po i epet për shpinë. Si deputet i kësaj zone, unë hy dorëzanë për të dorëzue të gjithë të frikësuarit e të pa qartsuemit, me kusht që të lihen të lirë të shkojnë në shtëpijat e tyre pasi nuk kan ba asnjë vepër kriminale as ndaj qeverisë as ndaj Luftës Antifashiste. V.F.L.P Me nderime e konsiderate të lartë

deputeti i Dukagjinit Profesor Kolë Prela.d.v.
Kodër Shëngjergj 25.12,1945.

Dosja 2293 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brëndshme Tiranë.


DEKLARATË NË MBROJTE TË PATËR GJON SHLLAKU DHE GRUPIT TË KLERIKËVE TË SHKODRËS ME 1946

Unë i nënshkruemi Kol Prela, profesor në liceun e shtetit Shkodër dhe Përfaqësues i Dekretuem në Asamblenë Kushtetuse, përsa i perket të pandehurit Patër Gjon Shllaku, Françeskan nga Shkodra dekleroj sa më poshtë vijon. P.Gjon Shllakun e kam noftë për herë të parë në verën e vjetit 1940, kur u ktheva prej Italijet pasi mbarova studimet e larta. Qyshë në takimet e para që kam pasë me të, kam mujtë me konstatue se ai ishte një element anti- italjan dhe anti –fashist. Kudo që kishte rastin e mundësinë , demaskonte dhe disaprovonte ardhjen e Italisë këtu të njajtën gja bante edhe me përkrahësit e Italisë e me tradhëtarët vazhdimisht ktu .Ka qënë kundër artikullit denigrues për popullin shqiptarë, që P.Fulv Cordignano pat botue në revistën “Albania.Madje, në këtë rastin e fundit nuk u kondenue vetëm me dizaprovue, por edhe punoi për përpilimin e broshures”Cordignanmo”,“Një gjyq përpara botës”, tue gjetë gati gjithë biblografinë, tue përkthye gjithë copat e autorëve gjerman, që nevojiteshin për atë përgjigje.Nuk e vuni emrin në fund mbasi broshura dilte në emën të grupit të profesorëve të Liceut të Shtetit Shkodër e ne emën edhe ky, do të dukej , se profesorët e një instituti shqiptar, mos të ishin në gjëndje me shkrujt një artikull, pa kërkue ndihmën nga jashtë rrethit të tyre.Këtë, mund ta dëshmojnë edhe profesorët Mark Ndoja dhe Simon Deda, të cilët në atë kohë kanë kënë në kontakt të vazhdueshëm me të pa ndehurin.Këtë qëndrim anti-fashist ka vazhdue t’a mbajë gjatë gjithë kohës që kam qënë në kontakt deri në qershor 1943 datë në të cilën jam ilegalizue, mbas të cilës nuk kam pasë rast me ra në përpjekje me të derisa asht çlirue Shqipnia.Mbas çlirimit , dihet prej të gjithve , se P.Gjoni,ka dhanë kontribut në lamën ku ashtë ma i përgatitun d.m.th në atë të kulturës.Ka ba konferencën për inagurimin e Shtëpisë së Kultursë në Shkodër, në të cilën ka thanë këto fjalë:Ashtë hera e parë që Shqipnia çlirohet me gjakun e bijve të vet.Indipendenca e Shqipnisë sot nuk asht një dhunti, por asht fryt i përpjekjve të popullit shqiptar”Përmbajtjën e kësaj deklerate, jam gati me vertetue edhe përpara Gjygjit të Popullit V.F.L.P. Shkodër,14.02.1949. Deklaruesi Profesor Kolë Prela d.v. Fridz Radovani “Një munoment nën dhe” De angelës .Zagreb 2004, fq 101.

Shoshi Redakto

POZITA GJEOGRAFIKE

Shoshi në Shtrihet në dy anët rrjedhës se mesme dhe te poshtme të basenit ujëmbledhës të Lesniqes(Lumi Shalës) Pellgu i Shoshit ka sipërfaqe 90 km 2. (At Z.Valentini “E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare”Tir.207.f.404) .Nga Veriu drejt Jugut përshkohet nga Lumi Shalës,37,6 km dhe dega e tij kryesore perëndimore Stupja me gjatësi 14 km . (Gjeografia Fizike e Shqipërisë, bot . A. Shkencave, Vell II, f.43 ) Në Veri dhe Verilindje kufizohet nga Shala, në Lindje nga Mërturi dhe Topla, në Perëndim dhe veriperëndim nga Kiri, në Jugperëndimi Postriba në Juglindja nga Shllaku e Temali dhe në jug nga Liqeni i Komanit


HISTORIA

Në vitin 1454 citohet nga Biemi si pjesë e Dinastisë Spani. Sipas traditës popullore rrjedhë prej atlashit legjendar Murr Diti së bashku me Shalën dhe Mirditën. Shoshi nihet si pasues Mark Ditit, Shala i Zog Diti Mirdita i Mir Diti. Është një nga 12 fiset e zanafillës së Shqipërisë së veriut. Një herë e një kohë i pari, pastaj i dyti nga ish flamurët e Pultit që shkonin me Pashallëkun e Shkodrës. Të pashëm të stolisur dhe krenarë të cilët së bashku me mertursit nihen si më fismit e maleve te Dukagjinit. Te paret e Shoshit zunë ven në Kodër të Shen Qurkut, ku gjeten Karmasorin dhe Drogobatin, që i dyndën me luftë dhe ju morën vendin. Së vonshmi edhe Shala 80 vjet mbas Shoshit zu ven aty ku është sot(B.Palaj. visaret e kombit vëll 12 bot 1937) Deri në kohën e Bushatlive Shoshi ishte fis i parë i Dukagjinit, ofiq të cilin më pas e mori Shala, pas një konflikt të armatosur mes tyre. Shoshi është një bigë fisnore me dy degë Gjolaj dhe Pepsuamj. Sipas parabirnisë vëllai i madh dh Gjoli ka mbajt ofiqin e Kreut të fisit. dhe Pepa atë Vojvodes se pare Në gjitha ngjarjet politike luftarake që ka për jetuar Dukagjin Shoshi ka luajtur roli kryesore. me 1770 dhe 1785kundër luftuan përkrah Bushatlive kunder Begollajve të Pejës dhe 1836 kundër Hafiz Pashës . Kundër Turgut pashës me 1910 (Revista Leka, nr veçantë 28 nëntor 1937, f.47) . K.Libardi “Lëvizjet e para patriotike shqiptare 1910, 1911, 1912). Shoshi u shqua në luftë kundër Malit të Zi në Qafen e Boshit me 1915 (Hylli dritës Nëntor 1937. Z. Harpi Dukagjini në Dokumente historike ) Nga Kodër Shngjergji me 19 nëntor 1926 Filloi Lëvizja ati Zogiste e Dukagjinit (AQSH. Fondi 246.V.1926.D.67.) Nga 9 prill -23 prill 1941 në Gurin e Kuq dhe Prekal thyen keqas dhe u zunë robër dy divizione te ushtrisë Jugusllave që kishin invadue ne territorin e Shkodrës (Kronike e Luftës Italo Jugusllave në territorin e Shkodrës. Sem. II. Shkodra në shekuj 205.) . Në vitin 1943 në fshatin Pepsuaj u krijua Çeta Antifashsite e Dukagjinit ideator i së cilës ishte patrioti nacionalist Prof Kolë Prela, Komandat Gjon Marshi të mbështetur nga patrot Bal Mark Milani, Gjelosh Lushi, Market Pjetri, Ndue Sokoli, Prekë Sokol, Mëhill Luashi, Martin Gjoni te gjithë antifashist pa parti. (P.Milani Profesor Kokë Preka deputeti historik i Dukagjinit.Fiorentia,) vit 2013, fq.74


POPULLSIA

Në defterin osman Shoshi të vitit 1485 figuron Sosi 30 banorë ( Brashta 28 dhe Shendellia 29). Më 1671-72 vizitori apostolik Gaspari raportoi se kishte 250 shpirtra në 30 shtëpi të cilat deri në vitin 1841, sipas Princit Nikollaj, ishin rritur në 1.600 persona nga të cilët 400 ishin llogaritur nga njerëz të armatosur. Më 1842 Karakczay jep vetëm numrin e banoreve 1200 dhe gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë Hecquard (1858) njoftoi se kishte 1500 persona në 170 shtëpi. Deri në vitin 1908 numri i tyre ishte rritur në 1.600 persona. Në vitin 1927 Shoshi kishte 289 shtëpi 1635 banorë (T.Selenica Shqipëria me 1927) Në vitin 1945 kishte 305 shpi me 1694 banorë (M.Kurbini Shoshi St. Historik) ndërsa në vitin 1993 ka numrin me të madh nder vite me 2300 banore(Vjetari statistikor Shkodër viti 1993)


SHPËRNGULJET

  • Në Gjakovë ka disa fise te shpërngulura nga Shoshi Molliqët dhe Culajt (Sulajt) e Rekës se keqe në vitin 1910 numëroheshin 150 familje të gjitha të besimit islam.
  • Fisi i Shoshit i fshatit Skivjanit 5 km në veri të Gjakovës sipas traditës gojore larguar para 180-200 vitesh me 25 familje.
  • Fisi Shoshi i fshatit Heraç 10 km në veri të Gjakovës 20 familje me 120 banore.
  • Fisi Shoshi në Banja te Pejës 20 familje.(P.Milni . Shoshi . Tiranë 2011)
  • Një degëzim i fuqishëm janë klani i Shoshajve të Matit(Shoshajt) e sipërm në Nj Ad. Lis dhe Zall Shoshi(Shoshajt e poshtëm) në Nj. Ad Komsi Bashkia Tradita gojore thotë se katër vëllezër nga katolik nga fisi i Shoshit të Shkodrës, tani fiset Sala, Tafa, Nura dhe Dika erdhe e zunë vend në tokat e Lisit në vitin 2010 numëronte 160 familje me 1300 banore.
  • Kurt Shoshit nga fshati Zenishi Matit me origjinë nga Shoshi i Dukagjin per hasmëri shkoj e zu vend në fshatin Brezhdan të Nj Ad Tonim Dibër. Pasues të tij janë sot fisi i Karahasani që bë sundues ne malet e Dibrës. Nga ky fis në vitin 1910 numërohen 18 familje në Dibër, Tiranë dhe Durrës.(P.Milani “Shoshi”.Tiranë 2011)
  • Në fshatin Mes Zona e Postribës nga barku Isuf Hysës të shkëputur nga Pepsumajt e Shoshit janë Bracajt një degë e të cilëve thirret Haxhi Ymeraj, Isuf Avdijat kanë atlash një Ndojë këta thirren (Brahim Metaj).Fisi Brahim Metaj janë pasardhës të një Prele, prej këtyre shumë shtëpia kanë zënë vend në Shkodër (Revista Cirka 1938,.nr 52-52, f.239)
  • . Në Mes fisi më madh Urajt është ardhur nga Has-Pepajt e Urës së shtrenjtë .Ky fis para Haspepaj janë pasues të një Pali të ikur per gjak nga Shoshi. Sot ky fis ka katër dege 64 familje dhe 709 banorë (R. Spahia. Postriba monografi bot .vit.2010)
  • Në fshatin Sheldi zonë e Gurit të zi fiset Jakvasajt dhe Ndokaj rrjedhin prej vllaznive Jakaj dhe Ulçaj fshati Mollë e Shoshit Sipas traditës gojore shpërngulja ka ndodhë rreth 150 vite më pare. Në Shkodër, Ganjoll , Shelqet, Berdicë, Gur i Zi , Stajka. Mushan ka familje të larguar tash vonë prej Sheldie. (P.Milani “Shoshi”.Tiranë 2011)

Në fshatin Dajç zonë Nënshkodrës në breg të Lumit Buna rreth 4 breza më pare nga Fisi Preçaj u vendos një farë Kol Gjoni prej të cili rrjedhin 18 familje të gjitha të besimit katolik. Po në fshatin Shirq zona e Dajçit është një lagje prej 40 shtëpish të besimit katolik të gjithë pasues të një Kin Hilet prej fisit Gjineshaj nga fshati Palaj larguar para 7 brezash nga Palajt e Shoshit.

  • Tosh Gjoni nga fisi Peçaj fshati Dardhë bije në gjak dhe ze vend në fshatin Ktoshtë Grizhës Djali i Toshit pranon fenë islame prej të cili rrjedhin vllaznitë Zekaj , Salihaj, Gjyylaj dhe Isemaj të cilat në vitin 2009 numëroni 57 zjarre dhe familje.
  • Në Koplik jetojnë 5 familje myslimane te ardhura në vitin 1943 nga Kashica e Pejës dhe janë pasues të një far Hajdar Shoshit.
  • Në Shkodër klani i Kolë Shoshit, Mati Shoshit dhe Guarshi janë shkëputura para 5 ose 6 brezash nga Guri i Lekes, ndërsa Klani i Taip Shoshit 5 familje të shpërngulur breza në parë u islamizuan por nuk harrojnë origjinën e tyre nga pare të besimit katolik.
  • Në Durrës familja e Selman Shoshit(djali Frederiku) të ikur nga Shoshi në Peje nga fundi shekullit XIII dhe prej Peje në vitet tridhje t ë shekullit XX.
  • Në Elbasan ka te familje të kalnit Shoshi në Berat 4 familje.
  • Në Tiranë Antoneta Shoshit tregon se stërgjyshi saj Ndoja erdhi nga Shoshi, prej të cili rrjedhin 6 familje. Nga Kolë Shoshi rrjedhin tre familje Familjet, Klara e Lenonard Shoshi, Filip Lukë Shoshi dhe ZeF Pashko Shoshi të gjitha te besimit katolik tregojnë origjinën e tyre vatani që mbajnë emrin


KISHAT E SHOSHIT


  • Famullia e Shoshi ka qenë pjesë e Dioqezës së Pultit dhe është nga me të vjetrat cila daton me vitin 1636. Kisha e Shën Ndreut në fshatin Gurë ka qenë qendër Ipeshkëvisë Pultit. Më parë si qendër e kësaj Ipeshkvie ishte Grija e Planit (Pjanit ) Krasniqe. Prej këndej prej droje të turqve nga fillimi shekullit XVII ajo seli u transferua në Gurrë të Shoshit, prej nga pas një Shekulli u transferua të Xhaj . Ndërsa në vitin 1930 përsëri u transferua në Kodër Shëgjergji Kisha Ipeshkvit (Z. Harpi Historia dhe Etnogrfia e Dukagjinit, studimAM.H Shkodër, 1904, f.10 )
  • Kisha Shën Marisë(Sh’mrisë)1628
  • Kisha e Shen Henrrikut Mollë 1671
  • Kisha Zojës Brashtë
  • Kisha Paljve qela Shoshit 1636 (L.Mihaiçeviç. “Nëpër Shqipëri” Tir 2006, f.81)
  • Kisha e Prekalit 1908


SHOSHI QENDRA E ISH RRETHIT TË DUKAGJINIT

Që nga viti 1924-1948 kur Dukagjini (Shala, Shoshi,Nikaj Merturi, Pulti Shllaku, Toplana dhe Temali) pati statusin e Nënprefekturës . Kodër Shengjergji ka qenë qendra e Rrethit Dukagjin(Z. Harpi Dukagjinini në Doakumete historike). Me 17 shtator 1917 At’ Shtjefen Gjeçovi në fshatin Prekal hapi shkollën e pare shqipe në ketë krahinë. (AQSH, Fondi 58. Dosja 21, dok 14.)