Përdoruesi diskutim:Rijad Morina/ndotja-e-ajrit-ne-Kosovë

Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Rijad Morina/ndotja-e-ajrit-ne-Kosovë. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Ndotja e ajrit në Kosovë


Në Kosovë gjatë viteve të fundit ndotja e ajrit ka qenë njëra ndër problemet kryesore. Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës shkaktarët kryesor të ndotjes janë industria,transporti dhe lëndët djegëse. Sa u perket ndotjes nga lendet djegse, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor e Kosovëspermes perfaqesues se vet ne vitin 2017,ne nje emision televiziv ka ndalur në njëfarë mënyre përdorimin e thengjillit si lëndë djegëse [1]Gjatë vitit 1988 nga automjetet janë liruar rreth 1066 ton SO2.Nga kjo mund të themi se Kosova hyn në dhjetë vendet me shkallë të lartë te ndotjes së ajrit. Sipas Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI), Prishtina me 28.01.2017 ka qenë vendi më i ndotur në botë.[2] Kosovë zhvillimi ekonomik nuk ka shkuar në përpjestim të drejt edhe me masat mbrojtëse kundër ndotjës. Ndërkohë qe shumë fabrika kanë filluar punën,nuk është marrë asnjë masë për mbrojtjen e ajrit.[3]

Burime të Ndotjes

Redakto

Si burime të ndotjës konsiderohen:

  • Termocentralet (Kosova A dhe Kosova B)
  • Mihjet sipërfaqësore të linjitit në Obiliq
  • Kompleksi industrial në Mitrovicë
  • Industria e përpunimit të metaleve, jometaleve dhe kimike,
  • Ferronikeli në Gllogovc
  • Fabrika e çimentos-Sharcem në Han të Elezit
  • Industria e materialit ndërtimor
  • Industria e drurit
  • Industria e letrës
  • Industria e tekstilit
  • Industria e lëkurë-këpucëve ,
  • Industria e gomës
  • Industria ushqimore
  • Veprimtaria grafike
  • Sistemet për ngrohje qendrore (Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë)
  • Prodhimi i bazës së asfaltit
  • Transporti rrugor, hekurudhor dhe ajror
  • Deponit urbane dhe industriale[4],etj

Statistika mbi ndotjen e ajrit

Redakto

Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës qe nga viti 2014 ndotja e ajrit ne Kosovë po shkon duke u rritur saqë në disa raste ka kaluar edhe vlerat e lejueshme. Të dhënat në tabelen vijuese tregojnë se në vitin 2015 kishte rreth 73 raste te kalimit te normes se lejuar,ndersa ne vitin 2016 rreth 53 raste. Kjo tregon për një permirsim të madhë nga viti 2015 deri ne vitin 2016.

Vitet 2015 2016
Nr.i diteve brenda vitit 73 dite 53 dite
Nentor 20 dite 10 dite
Dhjetor 23 dite 21 dite
Janar Nuk ka te dhena 19 dite
Mesatarja vjetore PM2.5 30.18 27.81
Mesatarja vjetore PM10 40.38 30.0

Vetem gjatë tre muajve nëntor,dhjetor te vitit 2016 dhe janar te vitit 2017 janë regjistruar 43 raste te tejkalimeve te normave të lejuara. Kjo paraqet se njëri ndër ndotësit me të mëdhenj është thengjilli. Sipas statistikave të nxjera nga po ky institut,qyteti me cilësin më të dobët të ajrit është Obiliqi,për shkak të termocentralit që gjendet aty.

Muaji Janar Shkurt Mars Prill Maj Qeshor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
Lokacioni Mes.Mujore Mes.Mujore Mes.Mujore Mes.Mujore Mes.Mujore Mes.Mujore Mes.Mujore Mes.Mujore Mes.Mujore Mes.Mujore Mes.Mujore Mes.Mujore
PM10 VMDL/VMVL 50/40 mikrogram/=m^3 te lejuara 35 dite/vit IHMK 77.6 18.3 10 20.5 19.4 20 21 18 20 26 34 73.3
Rilindje * * * 3 18.1 22.1 23.3 20.3 2.7 18.2 39.5 79.2
Drenas 33 33.6 55.6 7.83 23.6 2.7 3.1 4.1 4.9 3.2 4.5 23.3
Prizren * * * * * * 26.8 * * 22.1 45.6 60.9
Hani i Elezit * 38.1 36.1 23.9 * 28.5 25.4 22.7 25.9 20.3 42.5 56.6
Gjilan 56.9 45 43 * * * * * * * * *
Obiliq 113 44.02 42.78 38 23 21 * * * 82 53.9 88.7
Palaj * * * 3.3 * * * * * * * *
IHMK * 14 3 11 10 11 10.11 9.3 11 18 27 65.9
VMLV PM2.5 25mikrogram/=m^3 Rilindje * * * * 7.8 13.1 12.8 10.9 13.6 21.4 31 70.1
Drenas 19.2 28.2 11 4 * 9.1 8.2 7.8 9.7 16.3 24.7 60
Prizren * * * * * * 11.9 * * 18 32.1 41
Hani i Elezit * 5.3 3.23 1.5 1.6 8.3 10.5 8.4 9.8 7.7 11.3 12.8
Gjilan 17 16.5 13 * * * * * * * * *
Obiliq 105.86 33.9 31.85 19 13.7 10 * * * 26.5 46 82.1
Palaj * * * 3 1.8 * * * * * *

[5]


Ndikimi i ndotjes së ajrit në shëndet

Redakto

Organizata Botrore e Shëndetsis(OBSH), ka dal me raport se Kosova është vend i rrezikuar sa i përket ndotjes së ajrit. Nga ndotja e ajrit në Kosovë hasim sëmundje afatgjate dhe afatshkurte. Tek sëmundjet afatgjate më të hasura janë sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore. Ndersa tek sëmundjet afatshkurtre më të hasurat janë teshtitja, kollitja, gëlbaza, infeksionet e traktit respirator etj. Shkalla e mortalitetit në Kosovë është 0.6% (6 në 1000 banorë).

Referencat

Redakto
  1. ^ Emisioni Imazh ne Youtube- https://www.youtube.com/watch?v=08NMZEoqsx8&list=PL2ygqgSFvmrqa3hjOsRpgVKoDsTtnFs87&index=116%2F2%3A58
  2. ^ Kerkimet e AQI-https://telegrafi.com/edhe-sot-ajri-prishtines-eshte-ndoturi-ne-bote-foto/
  3. ^ Libri i Ekologjis Klasa 7-8: Autor-Ismet Potera:Faqe-37
  4. ^ Burimet e Ndotjes- http://www.ammk-rks.net/repository/docs/Raporti_per_gjendjen_e_ajrit_2013-2014.pdf
  5. ^ Tabelat http://www.ammk-rks.net/?page=1,21
Return to the user page of "Rijad Morina/ndotja-e-ajrit-ne-Kosovë".