Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës
Mandati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor është përcaktuar me rregulloret e UNMIK-ut Nr. 2002/5 dhe 2005/15. Në kuadër të këtyre rregulloreve përgjegjësitë kanë të bëjnë me krijimin dhe zbatimin e legjislacionit për menaxhimin e përgjithshëm në fushën e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit e Banimit. Në mënyrë që të bëhet një gjë e tillë, Ministria ka ngritur departamente, institute si dhe Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit. Momentalisht, ministër është Liburn Aliu.
Shkurtesa | MMPH |
---|---|
Lloji | Ministri qeveritare |
Rajoni i shërbimit | Republika e Kosovës |
Gjuha zyrtare | Shqip, Serbisht, Anglisht |
Ministër | Albena Refki Reshitaj |
Organizata amë | Qeveria e Kosovës |
Faqja në internet | http://www.mmph-rks.org/ |
Departamentet
RedaktoDepartamenti për Mbrojtjen e Mjedisit
RedaktoKy departament oordinon aktivitetet në fushën e mbrojtjes mjedisore, në mënyrë që të promovojë zhvillimin koherent të politikave për mbrojtje mjedisore; zhvillon norma dhe standarde si dhe nxjerr udhëzime në fushën e mbrojtjes mjedisore, me respekt të veçantë në standardet ndërkombëtare; mbikëqyr ndjekjen e standardeve të tilla, sipas rrethanave, duke kryer inspektime dhe shërbime të tjera; merr pjesë në zhvillimin dhe implementimin e fushatave të informimit publik si dhe skemat tjera promovuese për të rritur vetëdijesimin publik dhe përputhshmërinë me standardet e mbrojtjes mjedisore. Ky departament përbëhet nga katër divizione:
- Divizioni i Politikave për mbrojtjen e mjedisit
- Divizioni për Mbrojtjen e mjedisit
- Divizioni për Mbrojtjen e Natyrës
- Divizioni për menaxhimin e mbeturinave
Departamenti i Ujërave
RedaktoDepartamenti i Ujërave vepron në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Mbulon të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fushën e ujërave, me theks të veçantë në; shfrytëzimin e ujërave, mbrojtjen e ujërave dhe mbrojtjen nga veprimet e dëmshme të ujërave. Administrimi, menaxhimi i integruar dhe i qëndrueshëm i ujërave për të siguruar sasi të mjaftueshme dhe cilësi të mirë për të gjithë shfrytëzuesit sipas acquis së BE-së për ujëra. DU siguron shërbime të mirëfillta të ujit në vend, në të cilin rast, të gjithë shfrytëzuesit do të kenë sasi të mjaftueshme dhe cilësi të duhur të ujit. Veprimtaria kryesore e këtij institucioni është hartimi i bazës ligjore dhe akteve tjera normative, strategjive dhe planeve për administrimin dhe menaxhimin e resurseve ujore për tërë territorin e Republikës së Kosovës. Departamenti i ujërave kryen edhe punë profesionale të cilat kanë të bëjnë me:
- Politikat zhvillimore të resurseve ujore
- Administrimin, menaxhimin dhe planifikimin afatgjatë të resurseve ujore.
- Hartimin e planeve dhe programeve në harmoni me politikat zhvillimoret të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
- Punët profesionale lidhur me bashkëpunimin ndërkufitar bilateral dhe multilateral.
- Punë rreth planifikimit për shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore.
- Mbrojtjen e ujërave nga ndotja dhe mbrojtjen nga veprimet e dëmshme të ujërave.
- Zhvillimin e sistemit informativ ujor dhe librit të ujërave
- Ndarjen e të drejtës ujore (leje ujore).
- Përgatitjen e mekanizmit për pagesa për (shfrytëzuesit dhe ndotësit e resurseve ujore, rërës dhe zhavorrit).
- Ngritjen e kapaciteteve humane
- Propozimin e projekteve kapitale për avancimin e resurseve ujore ( administrim, menaxhim dhe mbrojtje të resurseve ujore).
- Propozimin e buxhetit për financimin e projekteve dhe nevojave tjera për zhvillimin e resurseve ujore dhe veprimtarisë së departamentit të ujërave.
Departamenti i Ujërave është i organizuar në tre divizione;
- Divizionin e politikave të përgjithshme
- Divizionin e menaxhimit të resurseve ujore
- Divizionin për koordinimin e pellgjeve lumore
Departamenti i Planifikimit Hapësinor
RedaktoDPH siguron zbatimin e politikës së ministrisë përmes ligjeve dhe dispozitave të tjera në fushën e planifikimit hapësinor. Koordinon dhe menaxhon punët e departamentit nga aspekti profesional dhe administrativ. Ky departament ngërthen ne vete këto divizione:
- Divizioni i politikave dhe strategjisë
- Divizioni i planifikimit qendror
- Divizioni i planifikimit komunal
Departamenti i Banimit dhe Ndërtimit
RedaktoDBN trajton dhe kryen shërbime profesionale dhe legjislative në realizimin e politikave të Qeverisë së Kosovës në fushën e banimit dhe ndërtimit. Monitoron dhe analizon gjendjen e fushave në kuadër të përgjegjësive të veta, përgatitë dhe propozon strategjinë, programet dhe masat për përparimin e gjendjes në fushën e banimit dhe ndërtimit dhe siguron realizimin e programeve dhe masave përkatëse.
- Departamenti është i ndarë në tri divizione
- Divizioni i banimit
- Divizioni i ndërtimit i politikave zhvillimore
Institutet
RedaktoInstituti për planifikim hapësinor
RedaktoVeprimtaria kryesore e këtij institucioni është hartimi i Planit Hapësinor të Kosovës dhe përgatitja dhe hartimi i planeve të zonave me përmbajtje të veçantë dhe me interes për shtetin. Veprimtari tjetër e rëndësishme është ngritja e kapaciteteve humane dhe ndihma teknike profesionale e punëtorëve të nivelit komunal, në përgatitjen dhe hartimin e planeve komunale. Prej vitit 2003 e deri më sot, janë prodhuar disa dokumente të rëndësishme dhe të nevojshme për sektorin e planifikimit hapësinor në veçanti dhe në përgjithësi dokumente të rëndësishme për Qeverinë e Kosovës. Të gjitha materialet dhe dokumentet e prodhuara janë të përmbledhura në formën e dokumenteve zyrtare dhe janë pjesë përbërëse e faqes sonë të internetit. Fjala është për dokumentet: Plani Hapësinor i Kosovës 2010-2020+ dhe Planet Hapësinore për zonat e veçanta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës
RedaktoIHK ka ndërtuar dhe mirëmban rrjetin themelor të stacioneve hidrologjike dhe meteorologjike. Ky institut bën matjet dhe vrojtimet e elementeve dhe dukurive: hidrologjike, meteorologjike, biometeorologjke dhe hidrobiologjike; matjet dhe vrojtimet speciale në lëminë e rrezatimit, radioaktivitetit (në pajtim me ligjin në fuqi); Matjet dhe vrojtimet e elektricitetit atmosferik dhe ndotjes së ajrit, ujit, të reshurave sipas programit dhe metodologjisë unike që vlen për stacionet e rrjetit themelor; Studimin, përpunimin, ruajtjen, këmbimin dhe shpalljen e të dhënave dhe rezultateve hidrometeorologjike dhe rezultateve të hulumtimeve në rrjetin e monitorimit. Organizmi, mirëmbajtja dhe zhvillimi i sistemit llogaritës, vrojtues të bazës së të dhënave e të prognozimit për kryerjen e punëve hidrometeorologjike. Kryen matjet, vrojtimet meteorologjike me radar dhe matjet dhe vrojtimeve hidrometeorologjike sistematike në ujërrjedhat e lumenjve në rastet e zakonshme dhe në rastet e çrregullimeve
Agjencitë
RedaktoAgjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore - AMRK
RedaktoPas një kohe të gjatë dhe kërkesave të vazhdueshme të Komisionit Evropian, me vendim të ministrit të MMPH-së, Z. Dardan Gashi, më 21.06.2011 u themelua Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore (AMRK). Rëndësia e themelimit të AMRK-së është shumë e madhe, sepse për herë të parë në Republikën e Kosovës ekziston një institucion përgjegjës për menaxhim në fushën e Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore. Themelimi i AMRK-së ishte nevojë dhe domosdoshmëri që edhe në Republikën e Kosovës të ket një institucion përgjegjes per mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore dhe në të njëjtën kohë ishte edhe kërkesë dhe standard i përcaktuar në rrugën e integrimeve Evropiane të Republikës së Kosovës nga Komisioni Evropian. Gjithashtu, Republika e Kosovës, si një shtet i ri ka për detyrë që të përmbushë obligimet ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, obligime këto që përcaktohen nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA), që është një agjenci në kuadër të OKB-së. Aktivitetet e AMRK-së përfshijnë:
- Hartimi i rregulloreve dhe udhëzimeve, dhe aktet e praktikave të mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese, sigurinë dhe sigurimin bërthamor, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga të gjithë personat fizikë e juridikë.
- Kontrollimi i zbatimit të akteve ligjore e nënligjore mbi mbrojtjen nga rrezatimi.
- Pajisjen me licencë të subjektet që kryejnë veprimtaritë e parashikuara me ligj
- Drejtimin nga ana teknike të gjitha autoritetet kombëtare dhe lokale për zbatimin e menjëhershëm të masave të nevojshme për zbutjen e efekteve të aksidenteve radiologjike ose bërthamore.
- Miratimin e standardeve të sigurisë, sigurimit dhe mbrojtjen nga rrezatimet.
- Bashkëpunimin me organizmat kombëtare e ndërkombëtare për problemet e mbrojtjes nga rrezatimetdhe siguria bërthamore.[1] Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine
Agjencioni Kadastral i Kosovës
RedaktoAgjencioni Kadastral i Kosovës u themelua nga UN-Habitat në vitin 2000, dhe është Agjenci Qeveritare nën Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. AKK është autoriteti më i lartë për Kadastër, Gjeodezi dhe Hartografi në Kosovë. Tani, AKK është duke e implementuar Sistemin Informativ për Tokë dhe Kadastër si dhe Regjistrin e të Drejtave të Pronës së Paluajtëshme të Kosovës [2] Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine. Një sistem funksional kadastral është i domosdoshëm për implementimin e rindërtimit, mbështetjen e rregullave të ligjeve, promovimin e zhvillimeve ekonomike dhe zgjidhjen e konflikteve dhe paqartësive të vjetra. Në këtë kontekst, Agjencia Kadastrale e Kosovës është themeluar gjatë Programit Përkrahës për Kadastrin e Kosovës-PPKK (2000-2003),e ndihmuar financiarisht nga Suedia, Norvegjia dhe Zvicra. Qëllimi kryesor i PPKK ka qenë zhvillimi dhe menaxhimi i regjistrimit të kadastrit dhe të tokës në nivelin qendror.
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës
RedaktoAgjencioni i Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit (AKMM) është institucion qeveritar i cili angazhohet që përmes monitorimit të integruar të mjedisit, sistemit efikas të informimit mjedisorë dhe raportimit të vazhdueshëm për gjendjen e mjedisit, të ruajë kualitetin e ajrin, ujit, tokës dhe biodiversitetit, të promovojë shfrytëzimin e burimeve të ripërtritshme të energjisë dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore me qëllim që të sigurojë një mjedis të shëndetshëm për gjeneratat e tashme dhe të ardhshme në harmoni me progresin e zhvillimeve ekonomike dhe sociale [3] Arkivuar 18 shkurt 2012 tek Wayback Machine.