Dardan Gashi është politikan dhe autor nga Kosova dhe momentalisht Zëvendës Kryeministër / minister në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike

Biografia

Redakto

Gashi u lind në Kosovë, më 3 korrik, 1969. Ai u zhvendos në Vienë, Austri, ku kreu studimet e Shkencave Politike dhe Komunikimit në Universitetin e Vienës. Karrierën e tij e filloi si mbikqyrës i zgjedhjeve me OSBE’në, Misioni në Bosnje e Hercegovinë. Në vitin 1997, Gashi u bë zyrtar i zgjedhjeve, drejtor i zyrës në terren në Federatën e Bërckës. Gjatë atij viti, ai u zhvendos në Kroaci, me pozitën e monitoruesit të të drejtave të njeriut dhe përgjatë vitit të ardhshëm lëvizi nëpër vendet ballkanike si pjesë e misionieve të OSBE’së.

Gashi ka punuar në Misionin Verifikues si Zyrtar per Informim i Zyrës Ndërlidhëse të Sekretariatit të OSBE’së në Vienë. Pas luftës, ai vazhdoi punën me OSBE ku dha kontributin e tij në planet e ndërtimit të institucioneve, politikave mediale, regjistrimit të popullsisë dhe zgjedhjeve elektorale.

Gjatë vitit 2000, Gashi punoi në Grupin Ndërkombëtar të Krizave,[1] Tribunalin e Hagës për krime në Ish-Jugosllavi, Iniciativën Europiane për Stabilitet, etj.

Nga viti 2005 deri më 2008, z. Gashi vazhdoi karrierën e tij politike në zyrën e zëvendës kryeministrit/Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Fillimisht, ai kryesoi grupin punues për decentralizim, dhe mori pjesë në të gjitha takimet gjatë Negociatave të Vienës, si këshillëtar i lartë. Njëkohësisht, ai kryesoi edhe grupin punues të Kthimit përbrenda procesit të Dialogut të drejtpërdrejt me Beogradin.

Në qershor të vitit 2010, Gashi u bë zëvendësministër i Integrimeve Europiane,këtë pozitë e mbajti deri në janar 2011, kur emri i tij u propozua për Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pas zgjedhjeve kombëtare të vitit 2010.Në vtinin 2011 u emertua minister në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor .

Gjatë mandatit të Gashit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor ka arritur të përafrojë legjislacionin e Republikës së Kosovës me atë të Bashkimit Europian. Sa i përket mbrojtjes së ajrit, që nga viti 2011, MMPH ka detyruar korporatat e mëdha, që njëkohësisht njihen edhe si ndotësit më të mëdhenjë (Korporata Energjetike e Kosovës, Ferronikeli, Sharrcem, etj) të vendosin filtrat me qëllim të parandalimit të ndotjes së mëtutjeshme të ajrit.

Ndërkaq, me iniciativë të Ministrit Gashi, u shtuan edhe hapësirat e mbrojtura si parqe kombëtare në Republikën e Kosovës. Tashmë, parqet kombëtare Bjeshkët e Nemuna dhe Sharri, që veçohen me vlera dhe raritete natyrore, dhe me karakteristika të pasura hidrologjie, gjeomorfologjike dhe peisazhore që kanë rëndësi shkencore, edukativo-arsimore dhe turistike-rekreative janë të mbrojtura me ligj dhe dëmtimet e degradimet janë të dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës. Parku kombëtar Bjeshkët e Nemuna përfshinë sipërfaqen prej 62.488 ha dhe shtrihet në territorin e komunave të Gjakovës, Junikut, Pejës, Deçanit dhe Istogut. Parku Kombëtar Sharri përfshinë sipërfaqen prej 53.469 ha dhe shtrihet në territorin e komunave të Kaqanikut, Shtërpcës, Suharekës, Prizrenit dhe Dragashit. Në këto dy parqe kombëtare, janë vendosur regjimet mbrojtëse sipas zonës së parë (pjesë e territorit me veçori të jashtëzakonshme natyrore dhe gëzon karakterin e mbrojtjes strikte), zona e dytë (pjesët e territorit që karakterizohen me ekosisteme dhe vlera tjera të natyrës ku mund të ushtohen veprimtaritë që nuk janë në kundërshtim më qëllimet e mbrojtjes), zona e tretë (pjesë ku lejohet shfrytëzimi i qëndrueshëm, e paraparë për ndërtim të objekteve për pushim, rekreacion e turizëm dhe nevojat e banorëve për shfrytëzim të kufizuar të të mirave të natyrës) dhe zona e ndikimit (hapësira prej 50 metrave nga kufiri i Parkut që shërben për parandalimin e ndikimeve të dëmshme).

Në nëntor, 2011, me kërkesë të Ministrit Gashi, Qeveria e Kosovës, ndaloi punën e eksploatuesëve të rërës dhe zhavorit në lumenjtë e Kosovës. Ky vendim u aplaudua nga qytetarët dhe OJQ, si një nga vendimet më të nevojshme për mbrojtjen e mjedisit. Që nga ajo kohë, eksploatuesit e materialeve inerte kanë ndaluar punën ilegale, duke rezultuar në investime për rikonstruktimin e brigjeve nga MMPH dhe komunat.

Në fushën e planifikimit hapësinor, Ministri Gashi, në bashkëpunim me USAID, u angazhua për reformimin e ligjit për ndërtim. Pas reformimit të procesit për aplikim për leje të ndërtimit, renditja e Kosovës në Raportin e të Bërit Biznes është ngritur nga pozita 177, në 144, për vitin 2012.

Përveç politikës, Dardan Gashi është bashkë-autor i disa librave, përfshirë "Im Dienst des Diktators",[2] Albanien: archaisch, orientalisch, europaeisch, Durch das Land der Hirten und Helden, etj

Referime

Redakto
  1. ^ International Crisis Group. "Europe Report nr. 88". ICG. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2012. Marrë më 27 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Amazon. "Im Dienst des Diktators: Leben und Flucht eines nordkoreanischen Agenten". Amazon. Marrë më 27 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)