Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Spirobeg. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Avdullah Hasani, është politolog, ai i takon një familje që dha një kontribut atdhetarë për lirinë e Kosovës. Si i ri z.Avdullah Hasani ka kryer shumë seminare dhe trajnime që kanë ndihmuar në rritjen e qëndrimit politik dhe jetës së tij në përgjithësi. Duke specializuar e trajnuar në universitete e akademi të ndryshme në vende të ndryshme të botës ai ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare si në HARVARD, ASEX UNIVERSITY, OXFORD, Universitetin e Polonisë, Belgjikës etj. Në vitin 2004 si fëmijë ishte anëtar i “Grupi për liritë dhe të drejtat e fëmijëve” ku dha një kontribut të madh në ndihmën dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, po në atë vit ishte zgjedhur sekretar i Asamblesë të të rinjve të Kosovës, ku këtë funksion e ka kryer deri në gusht 2007. Hasani, njihet si ideator dhe themelues i organizatës së parë institucionale rinore në Kosovë. Me 19.05.2009, me mbështetjen Presidentit të atëhershëm prof.dr.Fatmir Sejdiu , Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dr.Jakup Krasniqi dhe Kryeministrit Hashim Thaqi, ai e kishte themeluar për herë të parë një institucion rinor, Kuvendin e të Rinjve të Kosovës, ku ishte zgjedhur kryetar i saj. Si kryetar i Kuvendit të të rinjve, ai ishte këshilltar për Rini i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Hasani para se të kaloj nga Kuvendi në Qeveri , ishte zgjedhur për një mandat Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës, të njohur si “ Evropianët e Rinj”. Me dt 03.01.2018, emërohet Ndihmës i Kryeministrit dhe Koordinator Nacional për Gjeneratën e Re. Avdullah Hasani me dt 18.06.2019 është emëruar shef i Task Forcës Anti Drogë dhe Këshilltar i Kryeministrit deri me dt 11.02.2020, kur ka dhënë dorëheqje nga ai funksion. Tani mban poziten e Këshilltarit të jashtëm të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Tani është në studimet e doktoratës dhe është ligjërues i lëndës së Diplomacisë Publike. Avdullah Hasani jeton në Prishtinë.

Nis një diskutim me Spirobeg

Nis një diskutim