Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Vaid Çoku. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Vaid Çoku!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Vaid Çoku, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.



-- Komuniteti (diskutimet) 24 shkurt 2021 22:13 (CET)Reply

Wikipedia: Projekt Kurrikular - Tema - Muzika Popullore Shqiptare PJESË E RËNDËSISHME E TRASHËGIMISË TONË KULTURORE Redakto

Lënda - Muzikë

Wikipedia: Projekt Kurrikular Tema Muzika Popullore Shqiptare PJESË E RËNDËSISHME E TRASHËGIMISË TONË KULTURORE


Punoi: Vaid Çoku

Projekt kurrikular Tema: Muzika Popullore Shqiptare, Pjesë e Rëndësishme e Trashëgimisë Tonë Kulturore Koha e realizimit 13 orë ( tremujori i parë) i Vitit Shkollor 2012 - 2013 Nxënësit e përfshirë në projekt: nxënësit e klasës së XII-A. Qëllimi objektiv i projektit: Me anën e ketij projekti nxenesi: 1.Njeh rëndësinë e foklorit dhe kulturës muzikore shqiptare të trashëguar brez pas brezi deri më sot. 2.Përpunon të dhënat statistikore për Trashëgiminë tonë kulturore materiale dhe jo materiale. 3.Krijon konceptet e nevojshme mbi lidhjen e traditës tonë muzikore me kulturën e trashëguar ndër breza. 4.Ndërgjegjësohet për rolin e trashëgimisë tonë kulturore si pjesë e historisë dhe identitetit tonë kombëtar. Rezultatet e te nxënit: Ne përfundim të projektit nxënësi : 1. Kupton lidhjen e ngushtë të zhvillimit të muzikës sonë popullore si një thesar vlerash dhe pjesë e pandarë e trashëgimisë tonë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar. 2. Diskuton për këngën,vallen dhe muzikën instrumentale popullore të trevave të ndryshme shqiptare. 3. Identifikon muzikën popullore me të gjitha gjinitë dhe ritmet e saj nga llojet e tjera muzikore, dhe liston

   karakteristikat përkatëse dhe dalluese të muzikës tonë popullore sipas krahinave.

4. Mbledh dhe përpunon të dhëna për Trashëgiminë tonë kulturore materiale dhe jo materiale. 5. Argumenton rolin e muzikës tonë popullore si thesar vlerash në zhvillimin e traditës sonë kulturore. 6. Aplikon metoda te sakta kërkimore në perputhje me qëllimin e projektit. Lidhjet ndërlëndore: Historia, Muzika, Letërsia, Gjeografia, Matematika Mjetet burimore: interneti; pyetësorë; kartona; ngjyra; enciklopedi; biblioteka; mediateke. Projekti do të zhvillohet ne 4 nivele të ndara sipas temave që do të trajtohen; Niveli 1 – (ora 1-3) Njohuri të përgjithshme mbi trashëgiminë tonë kulturore materiale dhe jo materiale. Niveli 2 – (ora 4-6) Muzika popullore shqiptare , Kënga - njohuri të përgjithshme mbi traditat folklorike dhe karakteristikat dalluese të këngës tonë popullore sipas trevave. Niveli 3 – (ora 7-9) Vallja popullore shqiptare tradita dhe karakteristikat e saja. Niveli 4 – (ora 10-12) Muzika instrumentale dhe instrumentet e muzikës sonë popullore. Prezantimi i projektit do bëhet sipas ndarjes në grupe në orën e 13- të të planit mësimor të tremujorit I - rë.


                       Hyrje

Shqipëria është një vend me histori nga më të lashtat ndër qytetërimet antike, dhe me një histori shumë të pasur vlerash njerëzore dhe kulturore. Në periudha të ndryshme të historisë, në vendin tonë janë kryqëzuar qytetërimet, kulturat dhe besimet religjioze më të rëndësishme të historisë së njerëzimit. Prandaj trashëgimia jonë kulturore, është shumë e pasur në krahasim me përmasat gjeografike të vendit tonë, dhe është një dëshmi e qartë e një të shkuare që ka prodhuar kaq shumë thesare vlerash historike, shkencore dhe kulturore me përmasa botërore, si një identitet solid dhe i patjetërsueshëm i kombit tonë autokton ndër mijëravjeçarët e historisë së qytetërimeve dhe kombeve të njerëzimit deri më sot. Përpara se të shtjellojmë rëndësinë e muzikës sonë popullore si pjesë e rëndësishme e historisë dhe trashëgimisë tonë kulturore kombëtare, është me rëndësi të spjegojmë se: Ҫfarë kuptojmë me trashëgimi kulturore?

Me trashëgimi kulturore kuptojmë të gjithë pasurinë kulturore materiale dhe jomateriale, të luajtshme dhe të paluajtshme, shpirtërore dhe burimore gojore, si një tërësi vlerash kombëtare të ruajtura ndër breza që nga lashtësia jonë historike e deri më sot, si një mbartëse besnike dhe reale e kujtesës tonë historike, dhe treguese e qartë identitetit tonë kombëtar, e vlerësuar maksimalisht nga UNESCO si një thesar vlerash botërore, me rëndësi historike studimi shkencore dhe kulturore për njerëzimin, e cila mbrohet ligjërisht nga shteti dhe organizata botërore e trashëgimisë kulturore siç është UNESCO. Sot në trevat shqipëtare numërohen një numër i madh monumentesh historike dhe kulturore të konstatuara nga zbulimet arkeologjike tokësore dhe nënujore, që dëshmojnë historinë e qytetërimit tonë të lashtë, që datojnë mijëra vjet përpara erës sonë. Me teatro dhe amfiteatro si ai i Butrintit, Apolonisë, Bylisit etj, mbi 20 kala dhe kështjella si ajo e Shkodrës, Drishtit,Vaut të Dejës, Lezhës, Krujës, Bashtovës, Rodonit, e Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo, e Kaninës, Mërgëlliqit, e Peqinit, Lëkursit etj, ku një pjesë e këtyre kalave e kështjellave vazhdojnë të banohen edhe sot nga popullsia vendase, si kalaja e Elbasanit, Beratit, e Gjtirokastrës, etj. Me mbi 220 objekte dhe ndërtesa kulti si tempuj, manastire, kisha dhe xhami, me mbi 7000 ikona, dhe mijëra instrumente dhe artifakte kulturore, me qindra rrugë, ura, shtëpi dhe pazare të cilat vazhdojnë të jenë funksionale dhe të përdoren akoma edhe sot nga banorët e zonave ku ata ndodhen. Me dhjetëra zona natyrore si lugina, lumenj, parqe natyrore,pyje, liqene, laguna, si dhe gjire detare apo ishuj me vlera të rralla natyrore, arkitektonike dhe arkeologjike.






Disa nga objektet e pasurisë kulturore materiale (të luajtshme) mund të jenë:; • objekte arkeologjike, statuja me vlera muzeale. • sende të ndryshme me vlerë artizanale, etnografike ose historike, etj. • pikturat, fotografitë, koleksione të ndryshme. • libra, dorëshkrime, dokumente historike, pulla etj.



Trashëgimia kulturore shpirtërore shqiptare Ndërmjet shumë elementeve të trashëgimisë tonë kulturore shpirtërore, bëjnë pjesë këngët, vallet, instrumentet muzikore, meloditë dhe ritmet e ndryshme, folklori gojor, prozat popullore, përrallat, anektodat, gjëegjëzat, legjendat, tregimet historike, fjalët e urta, poezia popullore për të bukurën dhe të shëmtuarën, lojërat popullore me mjetet e nevojshme për realizimin e tyre, traditat zakonore dhe doket si miqësia, vllazërimi, hasmëria, mikpritja, koncepti për besën, nderin, familjen, atdheun, kombësinë apo besimin fetar etj. Me ratifikimin nga Shqipëria të Konventës së UNESCO-s në vitin 2006 “Për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Trashëgimisë Shpirtërore Shqiptare”, ka ndikuar në një angazhim në rritje të shumë autorëve dhe donatorëve atdhedashës për të ruajtur dhe përtërirë akoma më tej këto vlera të larmishme me rëndësi të veçanta si nga mënyra e krijimit ashtu dhe e realizimit, si thesare unike vlerash të krijuara ndër mijëra vjeçarë historie njerëzore, duke krijuar kështu një nga kolonat bazë dhe kryesore të identitetit tonë historik dhe kombëtar. Kryevepra të trashëgimisë kulturore shpirtërore shqiptare Isopolifonia popullore shqiptare Isopolifonia është folklor vokal, instrumental dhe koreografik dhe tipologji e trashëgimisë shpirtë-rore kombëtare shqiptare, shpallur "Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit" nga UNESCO, më 25 nëntor 2005. Isopolifonia është dukuria bazë muzikore në Shqipërinë e Jugut, e cila ndërtohet mbi parimin e këndimit të një apo disa zërave të ndryshëm solistikë, mbi një shtrat isoje të kënduar nga grup këngëtarësh. Tipet kryesore janë isopolifonia labe, isopolifonia toske dhe isopolifonia çame. Isopolifonia është 2-3 dhe 4-zërëshe, vokale, instrumentale dhe koreografike. Eposi i Kreshnikëve Është tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare dhe është një cikël këngësh legjendare i shoqëruar me lahutë, ku në qendër ka dy vëllezërit, Muji dhe Halili. Eposi konstatohet të këndohet në Malësinë e Madhe, Rranzat, Postribë, Shllak e Dukagjin, Nikaj Mërtur, Krasniqeja e Gashi, Bytyçi, Berishë, Has si dhe në Kosovë në Rrafshin e Dukagjinit me qendrat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Rahovec, Deçan, Istog e Suharekë. Koha e formimit të tij lokalizohet të jetë përpara dyndjes sllave në Ballkan, para parasllav dhe paraturk. Për shumë studiues, vlera e tij krahasohet me eposin homerik, sagat e Skandinavisë, Kalevalën, Nilinat ruse etj. Ai është kënduar vetëm në odat e miqve, kuvendet e burrave si dhe në festa të ndryshme, pa stimuj materialë për rapsodët. Ndër këngët e veçanta të ciklit përmendim: "Martesa e Mujit", "Fuqia e Mujit", "Orët e Mujit", "Vaji i Ajkunës", "Martesa e Halilit", "Muji e tri zanat e malit", "Halili pret Pajo Harambashin", "Orët e Bjeshkës" etj. Nga shumë studiues janë vënë re ngjashmëritë e eposit tonë me poemat homerike. Dialektet gjuhësore Këtu hyjnë dialekti geg[3] dhe ai tosk[4]. Tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Mbështetur Ligjit 9048, dt. 07.04.2003 "Për trashëgiminë kulturore", folklori gojor është teksti i krijimit popullor, i pashoqëruar me muzikë, i cili lexohet ose tregohet. Muzika popullore Muzika popullore qytetare homofonike e Shqipërisë së Mesme - Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Ahengu qytetar shkodran Folklor vokal, instrumental dhe koreografik. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare. Ahengu shkodran është pjesë e rëndësishme e repertorit të muzikës popullore të qyteteve shqiptare të Gegërisë. Ahengu organizohet në "perde"-shkallë muzikore specifike, të cilat janë gjithsej dymbëdhjetë. Në çdo perde gjejmë një repertor muzikor, kryesisht këngë, melodi me vegla apo dhe valle, të cilat ndërtohen mbi këto shkallë muzikore. Ahengu fillon të kristalizohet aty nga fillimi i shek të XVIII-të. Ahengu në Shkodër ka pasur një rregull të veçantë: këngëtari duhet të këndonte këngët e ahengut njëra pas tjetrës, pra si një potpuri në të njëtën perde intonative dhe ritmikë dinamike. Ahengu Shkodran zakonisht bëhej natën e dasmës, ditën e martesës, mbrëmjen e kurorës, deri në mëngjesin e ditës së nesërme. Ahengu shoqërohet nga formacioni i përbërë nga vegla popullore, si dhe ato të importuara. Veglat muzikore Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore popullore përbën një zeje të veçantë në pamjen e përgjithshme të zejtarisë shqiptare. Deri në momentin kur filluan të hapen dyqanet e para të punimit të veglave (gjysma e dytë e shek. XIX, fillimi i shek. XX), veglat muzikore popullore punoheshin vetë prej çdo familjeje dhe në veçanti prej bartësve të folklorit. Në rrugë artizanale në Shqipëri kanë qenë prodhuar dhe ende prodhohen vegla si gajde, fyelli, curlë dyjare, çifteli, sharki, lahutë, dajre, daulle, lauri, buzuk, bakllama etj. Në shumicën e rasteve, mjeshtrat që prodhonin veglat, punonin njëkohësisht edhe për prodhime të tjera të artizanatit popullor. Profilizimi i ngushtë i mjeshtërve të prodhimit të veglave u formua rreth fillimit të shek. XX.

                          MUZIKA POPULLORE SI TRADITË                                                  Muzikë Popullore quhet tërësia e krijimtarisë muzikore të një populli, e cila është ruajtur si amanet dhe trashëguar brez pas brezi, që nga lashtësia e deri në ditët tona, duke u zhvilluar dhe pasuruar në vazhdimësi ndër mijëra vjeçarë, shekuj dhe dekada.

Të flasësh për muzikën tonë popullore si traditë mijëravjeçare e historisë dhe trashëgimisë tonë kulturore, duhen volume të tëra librash që t’a e trajtojmë atë në detaje, për vetë kompleksitetin dhe larminë e vlerave që ajo përfaqëson dhe prezanton si një identitet i patjetërsueshëm kombëtar dhe i kulturës sonë mijëravjeçare, por në këtë projekt, unë thjesht do të mundohem të përshkruaj shkurtimisht vetëm disa veçori dhe karakteristika të përgjithshme të saja, duke e prezantuar atë shkurt dhe sipas trevave ku ajo vazhdon rrugëtimin e saj tradicional. Nisur nga fakti i zbulimeve të shumta arkeologjike, ka dale në pah qartazi se të parët tanë që 3000 vite më parë, e kishin të zhvilluar kulturën artistike, gjë që e tregojnë edhe teatrot dhe amfiteatrot e zbuluara, apo edhe gjetjet e tjera dekorative në artefakte të punuara apo mozaikë të periudhave të ndryshme historike të lashtësisë, ku janë të dokumentuara në piktura dhe zbukurime muzikantë dhe këngëtarë duke pozuar apo performuar. Ku edhe vetë historian i i lashtë Straboni, shkruan në veprën e tij madhore “Gjeografika”, se: “ Dardanët ishin shumë të pasionuar pas muzikës, ndaj kudo që shkonin nuk i linin kurrë mënjanë veglat e tyre muzikore që përdornin më shpesh si fyej dhe instrumentet me korda (tela)”. Ndër elemntet përbërëse të kësaj tradite muzikore bëjnë pjesë Kënga, Vallja, Instrumentet muzikore, dhe gjithashtu meloditë, stilet dhe ritmet e tyre karakteristike sipas trevave apo krahinave të ndryshme. Si pasardhëse e kulturës muzikore të pellazgo - ilirëve të lashtë dhe të arbërorve mesjetarë, sot muzika tradicionale shqiptare, na shfaqet e mrekullueshme në larmi timbrike, melodike, stilesh dhe ritmesh, plot origjinalitet dhe individualitet të papërsëritshëm. Përsa i takon origjinës dhe moshës, evidentohen 4 dialekte themelorë të muzikës tradicionale shqiptare të cilat janë: 1 - muzika gege, 2 - muzika toske, 3 - muzika labe, 4 - muzika qytetare. Historikisht që të gjitha këto dialekte stilesh muzikore, lindën, u rritën, u zhvilluan dhe u kristalizuan në shekuj e mijëravjeçarë nga vetë populli shqiptar, duke u ruajtur dhe zhvilluar brez pas brezi e deri më sot, dhe kanë sejcila tiparet dhe karakteristika të veçanta që i dallojnë ato nga njëra tjetra. Një traditë tjetër që është më e vonë se zhanret e tjera të traditës sonë muzikore, është Muzika Qytetare Shqiptare M.P.Q, e cila është shumë e përhapur sot në të gjitha trevat shqiptare me karakteristikat dalluese ndërmjet sejcilës krahinë që ajo kultivohet dhe përdoret gjërësisht në të gjitha aktivitetet shoqërore apo festa familjare shqiptare. MUZIKA POPULLORE QYTETARE “MPQ”

Është pjesë e muzikës popullore, që bën jetë kryesisht në mjediset qytetare. Ka lindur nën ndikimin e muzikës popullore fshatare. Për shembull, në M. P. Q. të Gjirokastrës, Vlorës, Përmetit, Korçës etj, ende  ndihen lehtë fillesa dhe origjina fshatare, gjersa ato kanë, mes të tjerash, një sistem të përbashkët intonativo-modal. Për këtë afrimitet dhe lidhje të ngushtë, flasin sidomos vallet qytetare shkodrane, disa këngë qytetare beratase, elbasanase etj. M. P. Q. fitoi tiparet e saj, në radhë të parë, si pasojë e kushteve të veçanta ekonomike, shoqërore, historike etj., të zhvillimit të qyteteve tona. Kultura muzikore e një vargu qytetesh, si: Berati, Elbasani, Tirana, Durrësi, Shkodra, Prizreni, Gjakova, Peja etj., ndërtohet, më tepër, në gjininë tonale kromatike, duke parapëlqyer, veçanërisht këtë shkallë: re, mi bemol, fa diezis, sol, la bemol, si bemol, do diezis, re. Vend parësor në të zënë të ashtuquajturat “këngë të ahengut”, të cilat praktikohen edhe sot e kësaj dite në çdo trevë. Ky tip këngësh shquhet, në përgjithësi, nga një përmbajtje ideoemocionale me nota të theksuara liriko-erotike. Dallohet gjithashtu nga një melodikë mjaft e zhvilluar (veshja e së cilës me lloj-lloj melizmash e kadencimesh të lira i japin asaj, disa herë, tipare instrumentale), ritmika e lirë, përcjellja me vegla muzikore etj. Këngët e qyteteve të Përmetit, Leskovikut, Korçës etj., formojnë një grup më vete. Krahas gjinive vokale për M. P. Q. janë karakteristike edhe ato instrumentale, si p.sh. kabatë, pjesët orkestrale të ahengut etj. Ndonëse gjatë sundimit pesëshekullor osman, një pjesë e saj (kryesisht muzika e Shqipërisë së Mesme, por edhe e Veriut dhe e Kosovës) u ndikua në një farë mase edhe nga kultura artistike turko-arabe,  por ajo gjithsesi  mundi të ruajë origjinalitetin etniko-kombëtar.

Kënga Popullore Kënga popullore ka origjinë shumë të lashtë, dhe këngët në fillesat e saja i janë kushtuar kryesisht qënieve mitologjike, dhe personazheve legjendare, të cilat janë fryt dhe pjese përbërëse e traditës sonë popullore. Është interesant fakti që lumi i Shkumbinit që ndan mes për mes Shqipërinë, përveçse ndan dialektet gjuhësore në Gegë në pjesën e sipërme veriore të tij, dhe në Toskë në pjesën e poshtëme jugore te tij, ky fakt shërben njëkohësisht edhe si kufi natyror për ndarjen tipologjike të folklorit tone muzikor. Ku vlen të theksohet fakti që në veri të Shkumbinit zona e Gegërisë karakterizohet nga monodia apo stili homofonik i të kënduarit me një zë në mode të ndryshme diatonike apo kromatike, si dhe e shoqëruar me instrumentet tradicionale për këtë zone siç janë lahuta, çiftelia, sharkia apo edhe instrumentet e mëvonshme të importuara si violina, klarineta, fizarmonika etj. Ndërsa në pjesën jugore të Shkumbinit Toskëria, karakterizohet nga iso-polifonia apo siç njihet ndryshe si stili i të kënduarit me shumë zëra, në modet pentatonike dhe përdorimi instrumenteve tradicionalë si gajde, bicula, apo cyrla dyjare. Kjo strukture e dyfishtë e muzikës tradicionale shqiptare, ku ndër shekuj bashkëjetojnë në harmoni unike prania e një muzike një-zërëshe në Gegëri dhe e asaj shumë-zërëshe në Toskëri, është një dukuri që lidhet me jetën, kulturën, traditat dhe mënyrën e jetesës së kombit shqiptar sipas trevave dhe krahinave. Siç ka vërejtur gjuhëtari, filologu, studiuesi i madh shqiptar, Eqrem Çabej (1908-1980), në Gegëri shqiptarët tradicionalisht kanë jetuar nëpër kulla të vetmuara, larg njëra-tjetrës. Ndërkohë që në Toskëri, shqiptarët tradicionalisht kanë jetuar nëpër shtëpi të afërta me njëra tjetrën (Çabej 1939:50-7). Kështu, përsa i takon thelbit të jetës shoqërore, nocioni fshat geg ndryshon në krahasim me nocionin fshat tosk. Ndoshta edhe për shkak të mënyrave të ndryshme të jetesës, gegët krijuan një muzikë një-zërëshe, kurse toskët–një muzikë shumë-zërëshe. Rrjedhimisht të parët këndojnë e interpretojnë veç e veç, kurse të dytët këndojnë e interpretojnë sëbashku. Përsa i përket tematikës dhe formave artistike, këngën popullore e ndajmë në 3 gjini: Këngë Epike, Këngë Lrike, dhe Këngë Epiko – Lirike, ku veçantitë e tyre dallohen nga lloji i strukturës formuese, tematikës, dhe mënyrës së këndimit të tyre. 1) Këngët Epike, të cilat gjithashtu ndahen në : a) Këngët Epike Legjendare, ose ndryshe siç njihet nga muzikologët si Eposi Heroik Legjendar, ku populli u këndon legjendave dhe figurave legjendare, të cilat janë hiperbolizuar në tipare dhe përmasa mitike e mbinjerëzore, ku hyjnë eposi i kreshnikëve, si ato të 2 vëllezërve Mujit dhe Halilit, Si “Martesa e Mujit”, “Fuqia e Mujit”, “Orët e Mujit”, “Orët e Bjeshkës”, “Muji e Tri Zanat e Malit, ”Martesa e Halilit”, “Halili prêt Pajo Harambashin”, “Vaji i Ajkunës”, “Gjergj Elez Alia Vret Bajlozin e Zi” etj. Ku ky Epos këndohet kryesisht në zonat e Gegërisë, si në Malësinë e Madhe, Postribë, Shhllak e Dukagjin, Nikaj Mërtur, Kosovë, Rrafshi i Dukagjinit, Pejë, Gjakovë, Prizren, Suharekë, Deçan etj, ku shoqërohen kryesisht me lahutë. Ku koha e krijimit të këtij Eposi legjendar daton shumë shekuj më përpara dyndjeve sllave në Ballkan, ku shumë studiues muzikologë të shquar botërorë, i krahasojnë vlerat e Eposit tonë të Kreshnikëve, si bashkëudhëtare e denjë moshe dhe vlerash, që kanë tipare shumë të ngjashme me Eposin Homerik.

b) Këngët  Epike Historike ose ndryshe siç njihet nga muzikologët si Eposi Heroik Historik që këndohen kryesisht  në Gegëri, por më vonë kjo tematikë hyri edhe në Toskëri në këngët polifonike, dhe janë dëshmia e gjallë e kronologjisë  historike të ngjarjeve dhe figurave reale historike, të cilat autori popull në kohën reale të tyre, i ka skalitur këto ngjarje dhe personazhe  reale të historisë  në vargjet e këtyre këngëve, duke i ruajtur ndër shekuj dhe  mbartur ato brez pas brezi e deri më sot, me këto këngë populli u ka kënduar prijësve të vet të lavdishëm luftëtarë dhe heronjve të vet shpirtërorë si; “Aleksandrit të Madh”, “Mbretit Pirro”  “Mbretëreshës Teutë”,  “Skënderbeut”, “Lek Dukagjinit”, “Ali Pashë Tepelenës”, “Ismail Qemalit”, “Isa Boletinit”, “Mic Sokolit”., “Avni Rrustemit”,“Azem Galicës” e deri tek ato të ‘Adem Jasharit” etj. 

2) Këngët Lirike, të cilat përfshijnë në tematikat e tyre të gjitha aspektet e jetës njerëzore që nga lindja e deri në vdekje, të tilla kemi: Këngët e Djepit, Ninullat, Këngët e Vajit ose Gjamat, këto zhanre këndimi ndonëse ndryshojnë rrënjësisht nga struktura formale emocionalo – tematike, këto përsëri shquhen nga tipare të përafërta, në mos të njëjta me njëra tjetrën si: melodika e ndjeshme recitative, sistemi tonal diatonik i gjymtë, ritmika krejtësisht e lirë, si dhe karakteri recitative i të kënduarit vetëm me vokal a cappella, nxjerrin në pah lashtësinë e këtij zhanri, të cilat si në Gegëri ashtu edhe në Toskëri këndohen në formë recitative “a capella” pa shoqërim instrumental. Ndërsa Këngët e dashurisë, Këngët e dasmës, Këngët e punës, Këngët e stinëve, Këngët e kurbetit etj, të cilat këndohen sipas traditave të trevave zakonisht me shoqërim instrumental në stilin homofonik Gegë, por edhe në atë polifonik Toskë. Këngët lirike i gjejmë kryesisht tek Muzika Qytetare në të gjitha trevat shqiptare, ku tashmë kanë krijuar një fizionomi të qartë karakteristikash dalluese modale dhe ritmike, sipas trevave ku ato kanë krijuar traditat e veçanta stilistike të interpretimit të tyre. 3) Këngët Epiko - Lirike janë një ndërthurje ndërmjet strukturës epike tregimtare, dhe asaj formale emocionalo-tematike si: melodika e ndjeshme recitative, sistemi modal/tonal diatonik i gjymtë, metrika/ritmika gjysmë ose krejtësisht e lirë, si dhe karakteri a cappella, etj., në mënyrë aksiomatike, nxjerrin në pah lashtësinë e këtij zhanri. Shembull tipik kemi “Këngët Maje-Krahut apo Kushtrueset” shquhen ngaqë kanë tipare shumë të përafërta strukturoroe dhe formalë me “ Këngët e vajtimit ose Gjamën”, ku “Këngët Maje-Krahut” nga përmbajtja tematike janë thellësisht me karakter epike, pasi japin kushtrim, forma e tyre tepër e thjeshtë dhe e kapshme, melodika e tyre është ndjeshme dhe recitative kumbuese njëkohësisht, me system modal fare të thjeshtë dhe të gjymtë diatonik, dhe me ritëm krejtësisht të lire ad libitum, këndohet vetëm me vokal a cappella pa shoqërim , mënyra karakteristike e interpretimit të këtij zhanri ka mbi 2500 vjet, dhe funksioni i rëndësishëm shoqëror i saj në jetën e malësorit geg vazhdon I njëjtë deri në ditët tona, ka nxjerrë në pah qartazi sërish lashtësinë e saj, që shprehet qartë edhe nga vetë struktura modale/tonale e këngës maje-krahi.

ISOPOLIFONIA


Isopolifonia është folklor vokal, instrumental dhe koreografik dhe tipologji e trashëgimisë shpirtë-rore kombëtare shqiptare, shpallur "Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit" nga UNESCO, më 25 nëntor 2005. Iso-polifonia shqiptare është realisht një ndër supervlerat e folklorit muzikor shqiptar por dhe të traditës botërore folklorike në përgjithësi. Struktura e ndërtimit të shumëzërëshit polifonik, lab apo tosk, është shprehje e drejtpërdrejtë e unitetit gjenetik të llojit. Isopolifonia është dukuria bazë muzikore në Shqipërinë e Jugut, e cila ndërtohet mbi parimin e këndimit të një apo disa zërave të ndryshëm solistikë, mbi një shtrat isoje të kënduar nga grup këngëtarësh. Tipet kryesore janë isopolifonia labe, isopolifonia toske dhe isopolifonia çame. Isopolifonia është 2-3 dhe 4-zërëshe, vokale, instrumentale dhe koreografike. Në Toskëri shumëzërëshin e gjejmë me këtë organizim strukturor: Zëri I -“ia hedh”-hedhësi ose marrësi Zëri II -“ia pret”-pritësi Zëri III-“mbajnë zënë” -iso Në Labëri: (tre zërëshi) Zëri I-“ia merr”-marrësi Zëri II-“ia kthen”-kthyesi Zëri III-“ia mbush”-mbushësat-iso (katër zërëshi) Zëri I-“ia merr”-marrësi Zëri II-“ia kthen”-kthyesi Zëri III-“ia hedh”-hedhësi Zëri IV-“ia mbush”-mbushësat-iso Prej praktikës qindra shekullore janë ndërtuar formulat e mësipërme të cilar shprehin në thelb strukturën e iso-polifonisë popullore, ajo e cila ngërthen në një të vetëm tiparet e veçanta të zërave të tjerë, përbërës të shumëzërëshit. Përsa i përket shtrirjes gjeografike të Labërisë, sipas Çabej: me këtë emër quhet ajo pjesë tokë jugperëndimore, kufiri i së cilës fillon te katundi Lazarat në jugë të Gjirokastrës. Kufiri lindor shkon prej Lazaratit për së gjati Malit të Gjerë dhe pjesës jugore të Malit të Picarit gjer në Tepelenë. Kështu vazhdon në perëndim të Vjosës kurse në të djathtë të lumit shtrihet vendi toskë në kuptimin e vërtetë të ngushtë të fjalës. Kufiri zë në veri katundin Mesaplik afër Vlorës dhe vazhdon gjatë një vije ideale që shkon prej Mesaplikut në Kudhësin e afërm; kufirin perëndimor e përbën deti. Zonat kryesore etnografike që përbëjnë Labërinë janë Kurveleshi, Mesapliku, Drashovica, Topalltia, Treblova, Gorishti, Kudhësi, Lopësi, Kardhiqi, Rrëzoma, Bregdeti, Dukati. Labçe këndohet gjithashtu në Zagorie, Lunxhëri, Malëshovë, Rrëzë e Tepelenës, Dragot, Kras, Izvor, Buz, Mallakastër, zona të cilat mund t’i konsiderojmë si rrethinat të Labërisë. Popullsia labe, nëndahet në “labë kristianë” (Rrëza e Tepelenës, Zagoria, Bregu i detit) dhe në “labë muhamedanë” (blloku qëndror i popullsisë). Në këndvështrimin e sotëm të ndarjes së mirëfilltë administrative, në Labëri bëjnë pjesë rrethet e Vlorës, Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës, Mallakastrës. Lidhur me iso-polifoninë labe ekzistojnë mënyra të ndryshme të portretizimit dhe të shpjegimit muzikor të saj. Vetë të kënduarit polifonik nga populli konsiderohet misterioz dhe instiktiv, e në përgjithësi si një dukuri që mbart brenda reflekset e natyrës, zërat e natës e ato të tokës së Labërisë. Sipas Çabej: përshtypja që del prej polifonisë labe është mall i ashpër dhe shpirt heroik. Ky qëndrim popullor është përmendur edhe më përpara në punime të ndryshme kur thuhet se në këngët e malësorëvet, sidomos në jugë janë ruajtur akoma elemente të jetës baritore, imitim i këmborëve dhe i oshëtimave të natyrës. Po sipas traditës popullore, dikur thuhej se ka ekzistuar edhe një mënyrë e të kënduarit të iso-polifonisë, i kënduari natën, në kohën kur mbushej ujë në pus, apo për punëra të tjera. Për këtë në Labëri mendojnë se nata e kullon këngën, pasi të kënduarit natën dhe kënga e natës nuk ka mision. Rëndom në Labëri thuhet se ka “polifoni të thatë”, e cila nënkupton polifoninë që këndohet në mal, si dhe “polifoninë e detit”. Kjo është vënë re edhe nga Çabej kur thotë se katundet e Vlorës bashkohen me Himarën në këtë që këndojnë më shumë si me të shtyra, me hove, në mënyrë dallgash. Dugati me melodit’ e tija thellëkumbuese, Kurveleshi, Delvina, Gjinokastra, Lunxhëria e të tjera janë po aq qëndra ngjyrash lokale të këngëve labe. Iso-polifoninë e konstatojmë kryesisht tek burrat por edhe tek gratë, si dhe gati në të gjitha llojet e gjinive, duke filluar nga krijimet muzikore-poetiko me ngarkesë mitologjike e rituale, vallet, baladat e këngët historike, lirike, të dashurisë, të kurbetit, vajet, bejtet, etj,. Polifoninë e gjejmë edhe tek veglat muzikore, veçanërisht tek ato që janë polifonike qysh në ndërtim, si p.sh tek culadyjare. Në polifoni është kënduar në dasma, vaje, festa të ndryshme, përpara dhe pas betejave, në natyrë, etj. ISO POLIFONIA DY ZËRËSHE E konsideruar ndryshe si forma më e thjeshtë e polifonisë shqiptare, iso-polifonia 2 zërëshe është e përhapur në të gjithë jugun e Shqipërisë. Iso-polifoninë dy zërëshe (marrje dhe prerje) e hasim si tek gratë ashtu edhe tek burrat. Përhapja gjeografike prek pa dallim pothuajse të gjithë hapësirën gjeografike të përfshirë në Toskëri dhe në Labëri si rrethet e Korçës, Librazhdit, Pogradecit, Kolonjës, Fierit, Shpatin e sipërm të Elbasanit, Myzeqenë bregdetare, Myzeqenë e Vlorës, qytetin e Vlorës, lumi i Vlorës, fshatrat e Beratit, Mallakastër, Gjirokastër-qytet, Lunxhëri, etj. Është vëmë në dukje se polifoni me dy zëra e dy këngëtarëve këndohet, kryesisht nga gra të qytetit të Gjirokastrës, burra të fshatit Dukat të rrethit të Vlorës. Lidhur me këndimin e veçantë të dyzërëshit nga Dukati, mendohet se ndeshet më rrallë dhe ka një shtrirje hapësinore dhe gjinore më të kufizuar. E ndeshim këtë mënyrë ekzekutimi vetëm nga dy individë, te gratë shqiptare të Maqedonisë të zonave të Dollit, Zajazit, Kërçovës, Tetovës, etj., në Labëri vetëm në fshatin Dukat të rrethit të Vlorës dhe të ekzekutuar vetëm nga burrat, ndërsa në Toskëri në disa fshatra të Myzeqesë bregdetare dhe kryesisht në brezin e grave të reja. E ndeshim këtë lloj dyzërëshi edhe në Arbëreshët e Kalabrisë ku ka një përhapje dhe një përdorim të gjerë edhe sot e kësaj dite. iso-polifonia dy zërëshe mbart në përgjithësi marrëdhëniet ndërmjet marrësit dhe prerësit, tipar thelbësor ky i iso-polifonisë jugore, si në Toskëri dhe në Labëri, pavarësisht sasisë së njerëzve në interpretimin e saj. E rëndësishme të theksohet është se si tip qëndror është dy zërëshi me ison e fshehur përgjatë zhvillimit melodik të zërave.

VALLJA SHQIPTARE

Vallet lirike zënë vend të madh në folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga gratë, më pak nga burrat ose gra e burra bashkë. Llojet e tyre janë vallet rituale (“Lule manushaqe”, Kolonje etj) ; vallet e dasmës (“Nusja jone arbërore”, Lunxheri – Gjirokastër etj) ; vallet erotike (“Kërcimet e Logut”, Malësia e Madhe – Shkodër etj) ; Vallja e Tropojës, vallet humoristike (“Vallja e nuses së Fajës” nga Shqipëria e Mesme), vallet pantomime (“Ojna e lepuri”, Hotolisht- Librazhd etj). Vallet I ndajmë në; 1 – Valle Burrash që kanë më tepvr karakter epic dhe luftarak, 2 - Valle Grash që kanë karakter lirik por edhe argëtues apo gazmor humoristik, dhe lëvizjet e kombinuara edhe kostume e zonave që veshin gratë, shpalosin elegancën dhe bukurinë e femrës shqiptare. 3 – Vallet e Fëmijëve që kërcehen vetëm nga fëmijët, dhe kanë karakter gazmor lozanjar për vetë faktin e natyrës dhe moshës fëminore të këtij grupi. 4 – Valle që kërcehen nga të gjithë sëbashku si burra, grate dhe fëmijë gjithashtu, dhe kanë karakter festiv argëtues për të gjithë bashkë, dhe kërcehen nëpër gëzime familjare si dasma, fejesa, datëlindje, celebrime etj. Vallet epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose së bashku. Llojet e tyre janë : vallet luftarake (Loja me jatagan, Rrugove – Kosove Valle dyluftimi etj) dhe valle trimërie (Valle të Jugut etj). Në disa valle ka gërshetim të lirikës me epikën, valet liriko-epike (“Valle bishtore e Labinotit” Çermenikë – Elbasan etj) dhe valle epiko-lirike (“Kërcim burrash” Hasi i Rrafshit-Kosove etj)Brenda elementit kombëtar vallet kanë mjaft veçori krahinore. Vallet e Toskërisë, Myzeqesë, Labërisë dhe Çamërisë i karakterizon shoqërimi vokal polifonik. Krahina të tjera si Lunxheria, Zagoria etj krijojnë edhe unitete koreografike mbi bazën e veçorive krahinore. Vallet e Shpatiti, Dumrese, Polisit (Elbasan) etj dallohen për shoqërimin vokal polifonik dhe homofonik. Vallet e zonës qytetare të Shqipërisë së Mesme dallohen për shoqërimin vokalo-instrumental. Në krahinat lindore të Shqipërisë qendrore (Çermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Martaneshi e Mati, nënte Malet e Dibrës) bien në sy vallet e burrave dyshe të shoqëruara me curle e lodër. Krahinat malore të Shqipërisë së Mesme e Veriore, duke përfshire Kosovën dhe vise të tjera shqiptare, dallohen për kërcimet e grave që luhen nga një, dy ose më shumë valltare të shkëputura njëra nga tjetra me një kërcim të lirë. Në pasurinë koreografike të trevave Veriore tërheqin vëmendjen dhe vallet me emërtime të veçanta të cilat janë karakteristike sidomos në Lume, Malësi të Gjakovës, Malësi të Madhe, krahina e Rrafshit të Dukagjinit, Rrugove, Drenica, Opoje, etj.Veçantia e valleve vërehet në motivet, formacionin dhe trajtën. Motivet (mbi bazën e fakturave të dyhapëshit, të trehapëshit dhe te katërhapëshit) paraqiten në tre tipe kryesore : a) dyshe, b) treshe, dhe c) katërshe. Sipas formacionit ndahen në valle masive dhe kërcime solistike. Në vallet masive vërehen tre tipe : a)vallet në rreth të mbyllur, b) vallet në gjysme rrethi ; c) vallet në dy vija përballe njëra–tjetrës. Kërcimet solistike ndahen në pesë tipe : kërcime njëshe, dyshe, treshe, katërshe dhe kërcime në grup. Sipas strukturës dallohen kryesisht trajtat e kërcimit njëpjesësh dhe dypjesëshe.

Llojet e Valleve Vallja e Shpatave – Kjo valle kërcehet kryesisht nga burrat e Malësisë së Madhe në Shkodër, por edhe në trevat e tjera Gege të veriut, ku kjo valle është mjaft e përhapur. Kjo valle ka karakter epik dhe shoqërohet me tingujt e daulles kryesisht, por me raste shoqërohet edhe nga instrumente të tjera të zones apo edhe me ndonjë tregim epic me lahutë. Mënyrat e shoqërimit të saj gjatë kërcimit, janë të larmishme. Vallja e Skifterit dhe Pëllumbeshës – Është ndër vallet më të vjetra lirike të zonës së Mirditës, kjo valle përveç nuancave lirike ka edhe atë gazmore, kërcehet sëbashku nga burrë dhe grua, dhe shoqërohet duke kërcitur 2 guralecë. Vallja e Tropojës – Valle kjo mjaft e njohur tashmë në të gjitha trevat shqipfolse, por kryesisht ato Gege, shquhet për karakterin e saj energjik dhe pasionant. Kvrcehet nga burra dhe gra sëbashku, dhe koreografia e saj shquhet për elegancën e lëvizjeve femërore dhe hijeshinë e atyre mashkullore gjatë interpretimit të saj. Shoqërohet me daulle dhe melodinë e saj karakteristike të luajtur nga intrumentet e zonës si çifteli, fyell-kavall, syrle ose zumare. Vallja e Shotës - Një ndër vallet më të njohura në Kosovë. Fjala "shotë" përdoret me përkëdheli për vajzat e reja, të shkathëta e të pashme. Vallja luhet në disa variante : dy gra a vajza, një grua e një burrë (ose edhe dy çifte), dy burra etj. Është valle lirike. Luhet në të gjitha tubimet festive dhe më shume gjate festimit të dasmës. Shoqërohet me forma të ndryshme vokale-instrumentale. Vallet Labe të Burrave - Shoqërohen vetëm me kënge polifonike dhe përgjithësuesish emrat i marrin sipas vargut të parë të këngës. Nga përmbajtja bëjnë pjese në vallet epike të trimërisë. Patosi epik që i karakterizon shprehet përmes strukturash karakteristike të kërcimit dhe interpretimit. Kërcimi më origjinal i këtyre valleve është në dy grupe, në dy gjysmërrathë që komunikojnë në forme dialogu. Mbizotëron trehapëshi popullor i dyzuar. Kërcimi lidhet kryesisht me valltarin e parë, përçorin e valles (në fakt ata janë dy). Ai përgjithësuesish e nis kërcimin shtruar, me një forcë të brendshme, pas lëvizjeve të para burrërore vjen përplasja e herëpashershme e këmbeve nga toka, uljet gjysme të thella mbi njërën ose mbi të dyja këmbët, rrotullimet e vrullshme, përkuljet e trupit, etj. Gjerdani i valltareve që shoqëron me iso luan me hapa të thjeshte por të rende, në përshtatje me karakterin e valles. Vallja Çamiko - Valle burrash e krahinës së Çamërisë. Ka fuqi të madhe emocionale dhe vlera estetike, arsye kjo që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve si te vendit ashtu edhe të huaj, të cilët kanë folur për përhapjen e saj edhe tek greke. Njihen disa variante që praktikohen edhe në zona të tjera të Shqipërisë së Jugut, me emërtime, kompozicion koreografik dhe shoqërim vokal-instrumental të ndryshëm. Më e popullarizuara luhet si “Vallja e Isuf Arrapit” dhe “Vallja e Osman Takes”. Këto emra, gojëdhëna popullore i lidh me figura kapedanësh të Ali Pashe Tepelenës. Janë valle epike. Edhe kur kërcehet dyshe ose në grup, rolin kryesor e luan valltari i parë. Një nder figurat e trupit te tij më origjinale është kjo : bën ecje të lehte, ngrihet mbi njërën këmbe, rrotullohet dhe në këtë moment e përkul trupin hark prapa, duke prekur me koke dyshemenë ose token, ndërkohe valltaret e tjerë kalojnë mbi trupin e tij. Vallja Dardharë - Valle grash me prejardhje nga fshati Dardhe i Korçës.Për origjinalitetin, pasurinë dhe interpretimin është bërë e njohur në mbarë vendin.Gratë valltare e luajnë në formacion gjysmërrethi, të kapura për duarsh zinxhir, duke u zhvendosur në varg nga e djathta.Shoqërohet me kënge. Një variant ka emërtimin e vargut të parë të tekstit : “25 gërsheta” (sipas traditës gratë në Dardhë i mbanin flokët e gjatë dhe i zinin gërsheta). Valltarët kërcejnë dhe njëkohësisht këndojnë, njëra ia thotë këngës, një e dytë ia pret, ndërsa të tjerat në grup mbajnë zë. Zakonisht ajo që heq vallen luan edhe rolin e marrëses së këngës, njëkohësisht “heq këmbën dhe këngën”. Pogonishte - Kërcimi e ka origjinën nga Shqipëria e Jugut. Ritmi është 2/4 dhe kërcehet i hapur dhe në formë cikli nga njerëz të bashkuar. Stili është elegant dhe kërcehet nën tingujt instrumentalë, ku vallen e heqin me radhë kush të dëshirojë sipas hierarkisë së moshës së kërcimtarëve, ose sipas zotësisë së kërcimtarëve në atë rreth kërcimi. Instrumentet e muzikës popullore Shqiptare

Instrumentet e muzikës sonë popullore, janë një thesar tjetër i trashëgimisë tonë kulturore. Disa prej tyre si gjethja apo lahuta që datojnë mbi 3000 vite më parë në fillimet e Eposit tonë Epik Legjendar apo Historik, pra rreth 3000 vite më pare. Në varësi se si këto vegla muzikore I krijojnë tingujt e tyre, ato i grupojmë në: 1) Kordofonet - me tela, 2) Aerofonet – frymore, 3) Idiofonet – me kërcitje, dhe 4) Membranofonet – me lëkurë/membrane. Në instrumentet kordofone tingulli përftohet nga lëkundja e kordave të tërhequra. Kanë dy nëndarje: a) kordofone me pendë, si: çiftelia,bakllamaja, sharkia, sazeja, çyri dhe llauta, dhe b) kordofone me bark, si: lahuta dhe lauria. Me përjashtim të lahutës, që përdoret vetëm për shoqërimin e këngëve të epikës heroike dhe historike, veglat e tjera përdoren me funksione të shumëfishta. Shoqërojnë këngëtarët popullorë e vallet, si dhe luajnë motive solistike. Vitet e fundit këto po përdoren gjerësisht në formacionet instrumentale popullore. Në përmhajtjen e repertorit të tyre vihet re një karakter i theksuar lirik dhe optimist. Në Instrumentet Aerofone tingulli përftohet nga lëkundjet e ajrit. Veglat e kësaj gjinie duke përfshirë edhe ato paramuzikore, janë të shumëllojshme dhe kanë përhapje të ndryshme. Të tilla janë: gjethi, pipëza, zumarja, gajdja, fyelli, surlja etj. Repertori muzikor i tyre dallohet për karakterin kombëtar. Janë të përhapura në gjithë vendin për shumë role. Në Instrumentet Idiofone tingujt përftohen nga lëkundjet e trupit të tyre të ngurtë nëpërmjet përplasjes, fërkimit, tundjes ose pickimit (rraketakja, rrakeza, zereza, tepsia, lugët, këmborët, zilet etj.). Shumica e tyre janë përdorur për të argëtuar foshnjat. Në muzikën popullore më të shumtën e rasteve kanë rolin shoqërues të këngëve, valleve, instrumenteve dhe formacioneve instrumentale popullore (lugët, çaparet, tepsia etj.). Vetëm ndonjë prej tyre është përdorur si solistike (p.sh. cungrana). Në Instrumentet membranofone . tingulli përftohet nga një cipë ose lëkurë e tërhequr. Njihen si të tilla: tumbullaci, qypi, dajrja, lodërtia dhe poçi. Përdoren kryesisht për shoqërim. Përveç dajres (defit) që përdoret kudo nga gratë e burrat për shoqërimin e këngëve të dasmës, të tjerat përdoren kryesisht në disa rrethe të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut për shoqërimin e valleve, si dhe në formacione instrumentale popullore. Instrumentet tradicionale popullore


Lahuta  Eshte nje vegël popullore me hark dhe me nje kordë te përbërë prej qimeve të kalit. Është një ndër instrumentet më të lashta të trashëgimisë tonë kulturore shqiptare, ku përdorimi i saj njihet  qysh mbi 1000 vite  p.e.sonë. Vetë etimologjia e emrit të këtij intrumenti tradicionalisht autokton shqiptar formohet nga 2 rrokje La + Hut, që e përkthyer nga pellazgishten e hershme ka kuptim akoma sot në gegnisht, që do të thotë që ky instrument të lë të hutuar,  pra La-hut. Edhe Homeri që në pellazgisht emri i tij kuptohet si (i mjeri)  pasi ka qenë  i verbër, ka qenë 100%  pellazg dhe ka jetuar në vitet 900-800 p.e.s, kur helenët apo “”Greqia e lashtë”” historikisht nuk kanë ekzistuar fare. Homeri ka kënduar  poemat e tij epike nën shoqërimin e Lahutës, duke e rrëfyer në pellazgisht historinë e luftës së famshme të Trojës  (shek X - XI p.e.s.) kur Greqia apo fiset helene nuk ekzistonin akoma si qytetërime në Ballkan. Pamvarësisht se Iliada u shkrua  nga sundimtari grek  Pesistratus në shek VI p.e.s. (mbi 300 vite pas vdekjes së Homerit) duke tjetërsuar  poemat e tij epike dhe historitë e trojës  si histori greke, dhe është fakt i pakontestueshëm që edhe sot, si titulli ashtu edhe personazhet e ILIADES përsëri kanë emra pellazgë me domethënie shqip, dhe nuk kanë asnjë kuptim etimollogjik në gjuhën greke as atë të vjetrën bizantine, dhe asesi atë greqishte të sotme. Fakt ky që tregon se  historia e trojës, heronjtë e saj ishin Pellazgë-Ilire,dhe gjuha që i ka kënduar Homeri poemat e tij, ka qenë Pellazgisht-Ilirisht që flitet edhe sot ne Shqipëri si dialekt geg kryesisht. Historia është treguar e padrejtë me trashëgiminë autoktone të këtij instrumenti, pasi nga neglizhenca e institucioneve politike dhe kulturore shqiptare, UNESCO ja e njohu këtë instrument Serbisë, kur dihet historikisht se sllavët janë popullsi e ardhur nga  stepat e Azisë dhe Uralet ruse, një popullsi hibride e perzier me mbetjet e mercenarëve të ish perandorisë Romake si helvetë, avarë, peçenegë etj, rreth 1300- 1400 vite më parë, ndërkohë që ky instrument i lashtë mbi 3000 vjecar dhe autokton shqiptar, nuk ka asnjë traditë dhe nuk njihet fare si instrument në stepat aziatike, ruse apo më gjërë, nga ato zona prej nga ku sllavët erdhën në Ballkan. Trupi i lahutes behet nga nje cope e vetme druri (panje, arre, etj). Kasa ka trajt gjysëm sferike dhe mbulohet me lëkure të rregjur e cila mbërthehet në anët e saj me kunja druri. Harku i lahutës bëhet zakonisht nga druri i thanes, qimet lyhen me rreshirë pishe. Lahuta shpesh herë është e zbukuruar me simbole kultesh të lashta si koka e dhise, gjarpri, ose figura historike etj. Timbri i lahutes eshte hundor dhe pershtatet shumë mirë me permbajtjen e këngeve epike. Me lahutë luhen hyrjet, interludet dhe shoqerohet ne menyre heterofonike kengetari. Lahuta eshte e perhapur ne Malesine e Madhe, Dukagjin, Postrib, Nikaj-Mertur, ne Malesine e Gjakoves etj. Ndeshet edhe ne krahinat poshte Drinit si ne Puke, Diber, Mat dhe aty ketu ne disa fshatra te Shqiperise se Mesme.


Çiftelia Eshte vegel muzikore popullore me dy tela, qe i bie me pende. Njihet edhe me emrat: dyzen, karadyzen, ne disa raste e quajne edhe me emrin e tamrres ose tamburase. Ka tri pjese: kupa, kapaku dhe bishti, madhesite dhe trajtat ndryshojne sipas krahinave. Tipi kryesor i ciftelise eshte me dy tela, ka edhe nentipa me tre dhe kater tela (1+2, 2+1, 2+2). Bishti eshte i ndare ne 11 deri 13 perde. Zakonisht akordohet ne kuart, perdoret gjithashtu edhe ne sekonde, lart dhe poshte, kuinte, unison dhe septim. Penda zakonisht nxirret nga lekura e trungut te qeshise. Loja perqendrohet ne telin e pare, teli i dyte perdoret si mbeshtjetje ritmike harmonike ne trajten e isos. Ka edhe raste qe teli i dyte i ciftelise perdoret per kalimet e veshtira melodike, kryesisht nga instrumentist virtuoze. Ne repertorin e ciftelise perfshihen kenget lirike, shoqerohen dhe vallet. Me te luhen gjithashtu pjese instrumentale solistike, te krijuara posacerisht per kete vegel, si dhe pjese te krijuara per vegla te tjera (fyelli, bishnica, zumarja). Ciftelia kombinohet bukur me vegla popullore te gjinive te ndryshme si gjethi, zumaraja, bishnica, bilbili, sharkia etj., duke qene se bashku me to pjestare e formacioneve instrumentale. Ciftelia eshte perdorur tradicionalisht kryesisht ne Kosove, krahinat e Veriut, Veri-Lindjes, por zbret deri ne krahinat e Shqiperise se Mesme dhe pjeserisht ne disa krahina te Jug-Lindjes se Shqiperise. Si vegël muzikore mund të përdoret e vetme dhe e shoqëruar me instrumente të tjera përkatëse si: Lahuta, Sharkia, Violina e të tjera. Krijon një melodi të bukur. Me këtë instrument këndohen këngë të ndryshme: Legjendare, Vajtuese, Erotike, Komike. Sharkia Vegel muzikore popullore zakonisht me pese tela (2+1+2). Ka kasen te punuar nga nje cope e vetme druri dhe bishtin e gjate me 14 perde. Perdoren edhe tipa te tjere sharkie, deri me 12 tela dhe 22 perde. Tingujt e sharkise jane te thelle dhe kumbues. Me sharkine shoqerohen ne menyre heterofonike nje pjese e mire e kengeve lirike dhe epike, te kenduara nga burrat, si dhe valle te ndryshme popullore. Shquhet si nje nder veglat me komplekse, perdoret e vetme ose ne formacionet orkestrale si vegel kryesore. Loja perqendrohet kryesisht mbi telin e pare, dy te tjeret mbajne iso. Ne hyrjet dhe fundet e frazave perfshihet edhe teli i trete, duke i dhene tonin nenbazal. Kjo krijon nje nga efektet kadenciale me karakteristike te kesaj vegle. Sharkia bashkohet me vegla te tjera zakonisht me cifteline, fyellin, dajren dhe qemanen (violine). Sharkia 12 teleshe eshte perdorur ne formacione instrumentale me te gjera si vegel udheheqese. Sharkia eshte e perhapur ne Tropoje, Kukes, Diber, ndersa treva kryesore e saj eshte Gjakova me rrethet. Gjendet edhe ne zonat e Komunes se Pejes, Drenices, Prishtines, Prizrenit, ne Podrime si dhe ne zonat e Hasit. Cylja Dyjare Vegel muzikore popullore e perbere nga dy tyta te gdhendura ne nje cope te vetme druri (arre, panje, bushi, etj) me trajten e shkronjes “A”. Eshte nje zhvillim i metejshem i fyellit te zakonshem me sqep dhe tingujt i nxjerr njesoj si ai duke i fryre, quhet ndryshe edhe fyell i dyfishte. Shkon nga 25 cm deri ne 55 cm. Eshte vegel polifonike: tyta e dores se djathte ka 4 vrima siper dhe prapa 1, ndersa tyta tjeter ka vetem 3 vrima paralele me te tytes tjeter. E para perdoret per te luajtur melodine, ndersa tjetra kontramelodine. Repertori i cyles dyjare eshte i kufizuar, me tematika te thjeshta e te shkurtra kengesh e vallesh te njohura, si dhe me tematika te mara nga vajtimet e grave. Perdoret kryesisht nga barinjte ne Kurveleshin e Siperm dhe te Poshtem, ne Radhime (Vlore), Kardhiq (Girokaster). Zbulimet arkeologjike ne territorin e Ilirise se Jugut japin te dhena per ekzistencen e saj qe ne shekullin e V-VI para eres sone. FLETA : Eshte instrumenti me i vjeter ne agjenden e instrumenteve popullore Shqipetare . Me tingullin magjepes qe leshon ky instrument i thjeshtë , radhitet e para tek instrumentet frymore . Ne kohet e lashta kur teknika dhe kushtet nuk ishin te mira , shqipetaret argtonin veten dhe te tjeret me melodinë e fletes se dushkut . Me shumë e perdornin barinjet ku melodia jehonte bjeshk pas bjeshke , pasi qe fleta ka nje tingull depertues . Me mirë bie fleta e ahut , por nese nuk gjendet mund te zevendesohet edhe me fletë te tjera si te arres , lejthisë , mollës , qershisë etj . Mesme Është vegël frymore me gjuhëz të njëfishtv. Përbëhet nga tri pjese: pipeza, trupi dhe briri. Trupi i zumares bëhet prej kocke të krahut të shapkës ose shqiponjës, prej kallami ose gypi tjetër; pipeza behet me kallama dhe briri (pjesa e fundit) nga briri i lopes. Ne trupin e veglës hapen 4-6 vrima paralele (homofonike), ndersa në zumarjan diafonike në njerin gyp hapen 4-6 vrima dhe ne tjetrin një vrimë. Gypi i dyte shërben për tv mbeshtetur melodine me iso. Perftohet nje shkalle perkatesisht penta, hekza dhe heptakordale, si dhe shkallë të tjera që i perkasin gjinise tonale. Zumarja luhet duke i fryrë vazhdimisht, prandaj kërkohet një teknikë e vecantë. Tingulli i zumarjas është i fuqishëm, me timbër therës dhe pak hundor. Meloditë që luhen me zumarja janë zakonisht të kufizuara për shkak te diapazonit të vogël. Janv melodi këngvsh e vallesh, si dhe improvizime të lira. Perdoret kryesisht nv krahinat veriore si në Lezhë, Pukë, Shkodër, Mirditë, etj. Burimet historike dëshmojnë për pvrdorimin e kësaj vegle që në shek. VII- VIII te erës sonë.

Fyelli Vegël muzikore popullore me frymë e përhapur në të gjitha krahinat, e njohur sidomos si vegla e barinjëve. Trajtat dhe emërtimet e fyellit janë të shumta: cirifilja dhe cula e Labërise; duduku i Shqiperise Jug-Lindore; kavalli, që përdoret më shumë në rrethin e Gramshit; bilibli i perhapur në mbarë vendin; xambarapo xura në Çamëri; fishkaroli dhe flojera te arbëreshet etj. Madhësia e fyellit ndryshon sipas llojeve, nga 18 cm (fyelli i shkurter) deri në 90 cm (kavalli). Fyelli ndertohet prej drurit te bushit, të shtogut, të panjës, të arrës, por edhe nga gypa metalike, sidomos prej tunxhi e bronzi. Fyelli përdoret kryesisht nga burrat. Repertori i fyelltarëve  përbëhet nga motive të mirënjohura këngësh e vallesh, nga pjesë solistike të marra nga vajtimet e grave etj. Figurat muzikore dhe emërtimet e pjesëve instrumentale për fyell lidhen zakonisht me mjediset blegtorale, si “Dhente në kullotë”, “Dhentë ne mriz”, “Dhentë tek burimi”, “Zilet e dhenve” etj. Tingujt e fyellit kombinohen bukur me të këmboreve dhe të zileve të bagëtive gjatë kullotës. Shpesh bashkohen dy fyej, ku njëri prej tyre luan melodinë dhe tjetri mban iso.
   Gajdja   Është një instrument muzikor që përbëhet nga shakulli prej lëkure bagëtie të vogël, buçalla e isos dhe pipa e notave. Gajdja tek shqiptarët është e lidhur ngushtë me kultin e blegtorisë. Për këtë arsye, repertori i gajdes përkon ngushtë me këtë sferë të jetës shqiptare. Që në kohët e vjetra sipas Thalloczy : ilirët këndonin këngë lufte të shoqëruara me fyej e gajde. Sot, gjeografikisht gajdja gjendet e përhapur në Shqipërinë e Jugut kryesisht në Toskëri, në rrethet e Beratit, Kuçovës, Pogradecit, Gramshit, Devollit, Korçës, Librazhdit etj. Përdoret si vegël solistike në pjesë të ndryshme, kryesisht kaba, por edhe si vegël shoqëruese në ansamble me vegla popullore kryesisht në funksion të melodisë dhe veçanërisht të iso-pedalit. Si vegël popullore mjaft e përdorur dhe e përhapur, e gjejmë të ndërfutur edhe si “të panjohur” në gjë a gjëzat.

Daullja – Tupani është një ndër veglat më të hershme të muzikës sonë popullore, e përdorur gjërësisht në të gjitha trevat shqiptare, për shoqërimin e valleve si një udhëheqës ritmik për vallet pa shoqërim instrumental melodik, ashtu edhe në ato me shoqërim melodik nga veglat e tjera tradicionale si çifteli, sharki, surla, zumare etj.

    Punoi projektin: Vaid Ҫoku