Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Zogu dukagjinas. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Besnik Avdiaj lindi më 5 Janar të vitit 1997 në komunën e Deçanit të shtetit të Kosovës. Êshtë një djalosh katërmbëdhjetë vjeçar, i cili, së bashku me familjen e tij pati fatin të shpëtonte nga lufta gjakësore serbe. Tani është nxënës i klasës së IX në shkollën fillore të mesme të ulët "Drita", në fshatin Gramaçel të Deçanit. Momentalisht që nga klasa e VII është nxënësi më i dalluar në klasë dhe në shkollë në përgjithësi. Përveç kësaj është njëri nga autorët më të rinjë të Rrafshit të Dukagjinit. Me krijimtari letrare ka filluar të merret që nga klasa e IV, ku në shkollë është shpallur konkurs letrar në poezi dhe prozë, konkurs në të cilin ai fitoi vendin e parë në poezi e të dytin në prozë. Në moshën 11-veçare botoi librin e parë me poezi, i cili titullohet "Në krahët e kohës", ku shtëpi botuese është focus, Prishtinë. Ndërsa librin e dytë, poashtu me poezi, e botoi në moshën 13-vjeçare, që titullohet "Përtej horizontit", poashtu shtëpi botuese focus. Tani ka në dorëshkrim librin me poezi "Dritarja ime" dhe romanin e tij të parë, "Daniel Detari dhe Ishulli i Balenës", një roman aventuristik ku flitet për një djalosh që i merr udhët e detit si i ati dhe stuhia e hedh së bashku me miqtë e tij në Ishullin e Balenës. Gjithashtu ishte redaktor dhe përgatitës teknik i revistës letrare të grupit letrar "Drita", si dhe është anëtar i grupit letrar "Gjon Nikollë Kazazi".

Zekë Lushaj - rapsod popullor Redakto

Zekë Hysen Lushaj, i lindur më 28 Mars 1943 në fshatin Shaptej, komuna e Deçanit. Rrjedhë nga një familje e lartë patriotike, me një atdhedashuri të veçante.

            Shkollën Fillore të ciklit të ulët i ka kryer në  Gramaçel, katër klasë të ciklit të dytë i ka kryer ne Shkollën Fillore ne Irzniq-tani Rezar. Kurse Dy klasë të shkollës së mesme të Bujqësisë i ka kryer në Deçan, ndërsa dy klasat tjera në Shkollën Bujqësore ‘,”Pemëtari,Vreshtari” i ka kryer në  Shkollën Bujqësore M.V.P Pejë pastaj ka regjistruar Shkollën e Lartë Pedagogjike-“Gjuhë dhe Letërsi Shqipe’, pranë Shkollës së Lartë “Bajram Curri” në Gjakovë në vitin 1977/78
         Ndërkohë pas kryerjes së Shkollës së Lartë Pedagogjike ”Gjuhë e letërsi” në Gjakovë, vazhdoi vitin e tretë në Fakultetin Filozofik ”Gjuhë e Letërsi” në Prishtinë, ku për shkaqe politike si i dënuar që ishte nga UDB-eja e atëhershme si i papranueshëm ideo-politikisht iu  desh ta ndërpres.
        Në vitin 1982 i bëri një vizitë ne SH.B.A ku vizitoi afro dymbëdhjetë shtete amerikane. Me punë të pa lodhshëm arrit të behët edhe këngëtar, edhe poet  modern me vargje të lira. Arriti të behët  njeri i popullit dhe për popullin në përgjithësi. 
        U bë poet që në bankat e shkollës fillore, dhe dalëngadalë u bë edhe këngëtar dhe artist i këngës i artit në përgjithësi. 
      Posaçërisht, është marr edhe me përmbledhjen e folklorit burimor të Kosovës me folklorin autokton me anekdota, satira.
       Në repertorin tij te para luftës ka pas tubuar për botim përmbi 200000 vargje  me rimë  të përputhur, alternative me aliteracione e tjera. Ato u dogjën gjatë luftës bashkë me bibliotekën e tij me afro 1720 libra shkencore,historike, romane të shkrimtarëve më të mëdhenj botëror e shqiptare: gazeta, revista kulturore dhe libra të tjera me karakter shëndetësorë. Zeka është një shkrimtarë lirik episodik.
          Luajti ne filmin”Si të vdisët”, ishte për një kohë të gjatë edhe anëtarë i klubit të boksit Gjakovarë dhe pendë frytdhënëse e Revistës Letrare ardhmëria” të studentëve të SHLP-së Gjakovë.
         Kualitetet e tij në artin e të shkruarit dhe skenik, depërtuan gjerë në botën  e lirë, depërtuan deri në Amerikën e përtej Oqeanit Atlantik edhe në  Evropë, në Azi e gjetiu anë e mban Globit. Mirëpo, duke mos mundur t’i bëj ballë kushteve të këqij materiale, politike e ekonomike iu desh të ndërroj kahen e jetës. U ule  në pragun e shtëpisë dhe fillo rezistencën paqësore edhe gjatë luftës së vitit 1998/99.
 Nga poezitë e shkruara artistike, ja ca shembuj: ”Sa e dua bjeshkën”,”Nëna”.,”Lavirja”,”Ç`të bej pa Ty”, ”Premtim i pakufizuar”,“Gënjeshtra”, ”Kemi një trup, kemi një shpirt”,”Ti, je një sepale”,
          Nga repertori i këngëve këta tituj: ”Mori e mirë paja ma ngatë” ”Mora Lapsin në dorë nji ditë”,”Fukarai dhe zengjini ,gudulisin një sorkadhe”, Flokët m’i ke mori krela-krela”, ”Kur të pashë në derë t’ kasolles”,”Falma fajin pash sytë e tuaj”, ”Je një lule trëndafili”, ”Ik –largohu more djalë” etj, etj...
              Nga këngët lirike të dasmave, vajeve, ninullave,këngë te kanagjeqit, e tjera: Na vije “Dhëndëri me kokën lartë”, ”Mori e mirë mori kësulëkuqe”,”Nusja e bardhë si dëborë”, ”Përse vajton more zogu i malit?”
               Këngë vajesh si: “Poshtë zakonet prapanike”, ”Po kuvendin amë e bijë”, ”Po shkojnë krushqit turma–turma”, ”Ç’ ke moj fëllënzë e malit-o” ”C’u bë djali që s’po dukët?”

Ninullat :”Ti,mu rritsh djalo në liri!”, ”M’u bëfsh trim si Kastrioti!”etj. Këngët patriotike,si: ”Oj Kosovë mori heroike”, ”Oj Kosove,o,moj vitoze Oj Kosovë ty, tu shtoftë rrita!”, ”Moj Evropë po pse Ulë kokën!” “N’ Këmbë janë quar superfuqitë!”, ”Ajshe Azemi”, “Hikmetja” “Ç’po ushton njaj Lugu i Drinit!”. ”Hata”,”Lush Peqë Luku”,si dhe ca këngë kurbeti: “O shqiptarë të bekuar”,”Kur njeriu ka veç një djalë”,e tjera. Ai prioritet pati humorin dhe satirën: ”Kur qeshë dhe qanë Dembeli?”, ”Oj Raki ,oj llafazane!”,”O dinarë sa i bukur je!””Një shetij nëpër B V I” Kooperativat po bëjnë nam”, ”Terrta verrta shkruan gazeta”,”Mallkuar qoftë arma e ahmakut”,”Parajsa e mallkuar”,”Kur të bjen bukla për bi”,”Dashirija qorr”-“Për pa vdekjen shpirti e ka lëshuar”,”Mbasi vdiq një fjalë e foli”.,e të tjera ,e të tjera.Dhe “ Cka po i thotë Gjimi Daklanit?”...Nga shkrimet në prozë do t’i veçoja tre romanë me motivacion nga jeta patriarkale. Nga e kaluara e hidhur si dhe nga e tanishmja e pasigurt. Romanët quhen: “Nusja Zanë”,”Hakmarrja”, dhe “Kuçedra plakë”.

            Ndonëse  hallet e ndryshme të jetës e pamundësuan botimin e  shkrimeve të tij lufta dogji edhe talentin e tij letrar te vitit 1998/99, iu dogjën pjesët e  grumbulluara folklorike, si dhe dramat:”Djalin ta fali,e,gjakun s’ta fali!”,”Trimëria shihet aty ku vlon kazani”,“Sulltanja”,”Tradhtia dhe të palarat e saj”. Duke kaluar  nëpër peripecitë e kohës ai në fund arrita t’i shpëtoj më së të keqes nga regjimi fashizoid serbë.
                Si pjesëmarrës i festivaleve folklorike është shpërblyer edhe me mirënjohje dhe medalje te ndryshme,si ”Në Festivalin  ndërkombëtarë në Split”, me Emblemën të argjend...në “Portorozh të ish-Jugosllavisë, në Slloveni, në Ohër dhe në shumë e shumë festivale te ngjashme kombëtare dhe ndërkombëtarë.
          Bashkëpunoi me shumë SHKA si: “Ansamblin Shota” në SHKA”Shote Galica “të Gllogovcit e të tjera. Gjithashtu shoqëritë  letrare në “Kaçanik, në Dragash; në SHKA “Punëtori”Suharekë,SHKA”Shpresa”të Deçanit, në “Sylejman Vokshi” SHKA”Ramiz Sadiku” Pejë, gjegjësisht me Ansamblin kombëtar Autokton Rugova  “Shkrepat e maleve”, “,Cerrc” –Istog,:me shoqërinë Kulturo-artistike “Emin Duraku”

në Dragash bashkëpunëtor i Shoqërisë Kulturo-Artistike ”Fehrat Binishi”të Gergocit-Gjakovë Shoqëri:SHKA”Metaliku”-Gjakovë,”Përparimi “Irzniq,SHKA “Tafë Gagjerri”-Junik“ Jusuf Gërvalla”Deçan;”Marigona”-Shaptej,shoqëri të cilën e ka themeluar Së bashku me grupin humoristik ”Shaptej”ne Shaptej, SHKA “DRITA”në Gramaçel Zeka ka kënduar edhe nëpër mitingje të mëdha, e të vogla, nëpër shkolla e në dasma ,e ahengje të ndryshme shqiptare. Ka bashkëpunuar edhe me Teatrin e Shoqërive Kulturo-Artistike “Migjeni”në Shkodër-gjatë fluksit të madh gjatë luftës në Shqipëri. Me artistin e njohur Agron Dizdarin Nga aty u përhapë fama edhe nëpër qytete të tjera të Shqipërisë e sidomos në Durrës e në Tiranë. Së bashku me SHKA”Jusuf Gërvalla” të Deçanit, si anëtarë i saj, ka marr pjesë nëpër shumë festivale e sidomos në Festivalin”Sofra dardane“, dy herë në Bajram Curri në Shqipëri në Festivalin...në Krumë..si dhe pikërisht me “Ansamblin Autokton Kombëtar”-Rugova në Festivalin kombëtarë”Sofra Dibrane”në Peshkopi e të tjera festivale si në; Prizren tri vit ku dhe u shpërblye edhe nga Publiku ,edhe nga Juria e festivalit.; në “takimet në Prishtinë, në takimet humoristike ”Humoriada”në Gllogovce gjerë në fillim te luftës në Kosovë dhe pas lufte ka marr pjesë , me djelmoshat Shaptejan’

Më 4 Mars, në sallën e Asamblesë Komunale të Deçanit, u promovua përmbledhja e parë e këngëve të autorit Zekë Hysen Lushaj.