Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Zymer. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

E bukura e dheut Redakto

Nje dite prej ditesh, Princi, djali i mbretit do martohej...mirepo pak dite para se te martohej ai i thote te atit se do dali per gjah... Ndersa i ati i thot, -Tani eshte dasma nuk mund te ikesh... Princi i thot, - Do vete e do kthehem ne kohe... dhe niset per gjah Princi... Kur duke ecur sheh nje shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shume,,, ai afrohet tek fshataret dhe i pyet ata, Si eshte e mundur qe shkelqen me shume nga e tjerat kjo sheg? Mos e keput!... i thone fshataret,,, se aty ndodhet e Bukura e Dheut. Princi i pyet ata se, a e kishin pare ndonje here te Bukuren e Dheut... fshataret i thone Princit... -Po e kemi pare,,, del ndonjehere naten dhe futet prape brenda! Dhe Princi vendosi te qendroj aty ate nate dhe te priste te shikonte te Bukuren e Dheut kur te dilte... Fshataret i japin nje krevat per t'u shtrir dhe e rrethojne Princin me lule dhe me llokume, nga koka e deri tek kembet... Me pas ai u shtri dhe ben sikur fle. Naten vone e Bukura e dheut i thote te emes... -Neno do dal pak shetitje!... Ndersa e ema e kundershton!. - Jo se po te preku njeriu nuk futesh me dot brenda ne sheg... E bukura nuk e degjoj te emen dhe doli perjashta..., Hapet shega del e Bukura e Dheut, kur aty prane shikon Princin qe e kishte zen gjumi, ajo e puth ne balle Princin, ha ca nga llokumet dhe futet brenda prap. Te nesermen ne mengjes, kur zgjohet Princi, e pyesin fhstaret... -A e pe te Bukuren e Dheut o Princ? Ai e kupton qe e kish zene gjumi dhe vendosi te qendronte prap qe ta shikonte naten e dyte,,, por prap na ndodhi e njejta gje si me naten e pare. Naten e trete Princi ndenji me kujdes, dhe kur e Bukura e Dheut u afrua ta puthe e te haj llokume prap, Princi e kapi.. me nje here shega u mbyll dhe e Bukura e Dheut nuk futej dot me brenda. Princi u mahnit nga bukuria e saj!. I thote asaj qe ta priste aty sa te vinte ne pallatin mbreteror dhe do kthehej serish qe ta merrte me vete te Bukuren e Dheut. Dhe iken Princi per ne pallat... aty ai shikon se ishte mbushur plot me njerez se kishte ardhur dita e dasmes... Kenga kishte nisur dhe daullet binin. E bukura e dheut qe kishte ngelur vetem, po priste e po priste, mirepo me kot, Princi nuk po vinte,,,dhe ajo vendosi te shkonte tek pallati mbreteror... Vishet si dervish dhe kapucin e ul deri tek syt qe mos e njihnin, kur afrohet atje e ndalojn ushtaret... Ajo u thot atyre se e kishte ftuar Princi per dasmen e tij, dhe ushtaret e len... Hyn ne pallat dhe ca ushtar e cuan ne nje dhome dhe po prisnin qe te vinte Princi ta shikonte qe ishte i ftuar i Princit me te vertet apo genjeu... Nderkohe vjen Princi dhe me nje here ai e njeh qe ishte e Bukura e Dheut, dhe i thote: Nga po na vjen o Baba Dervish? E Bukura e Dheut i thot... -Rruges tende imzot! Princi: -Po çfare pe andej Baba Dervish? E Bukura e Dheut: -Nje te bukur Sulltan! Princi: -Po çfare thoshte Baba Dervish? E Bukura e Dheut: - Trendafila manushaqe ne dyshek te zoterise tate, me dhe besen e me le dhe shega me s'me nxe. Princi po qeshte dhe i i tha: -Ma thuaj edhe nje here te lutem!... Pastaj Princi i tha orkestres te pushonte dhe e mori ne dhomen e tij te Bukuren e Dheut. Kur erdhi nusja qe ishte shume e shemtuar, i dhane asaj shume lek dhe nxorren me rrobat e Dervishit qe te ikte... Ndersa e Bukura e Dheut veshi fustanin e nuses dhe doli bashke me Princin. Te gjthe u habiten se si kishte ndryshuar aq shume nusja e Princit, ishte bere shume e bukur, se nusja qe perzun ishte e shemtuar, ndersa e Bukura e Dheut ishte shume e bukur... Dhe keshtu ata u martuan bashk dhe u trasheguan...

Divizioni i arsimit profesional

Divizioni i arsimit profesional përfaqëson komponentën administrative dhe profesionale të arsimit të mesëm të lartë apo nivelit 3. Puna kryesore e sektorit është të udhëheqë të gjitha punët administrative, si: planifikim dhe pergatitje të propozim rregulloreve për funksionimin e shkollave profesionale në përputhje me Ligjin e arsimit të mesëm,Ligjin e arsimit dhe aftesimit professional, identifikimn e nevojave, mbledhjen e të dhënave për shkollat dhe propozimin e masave të ndryshme për avansimin e arsimit profesional.

Kontakton, në përputhje me kërkesat, me institucionet qeveritare dhe joqeveritare, për të hulumtuar nevojat e ekonomisë së tregut në mënyrë që të bëjë lidhjen e arsimit profesional me nevojat e ekonomisë së Kosovës.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Sektorin për Zhvillimin e Planprogrameve, zhvillon planprogramet mësimore në përputhje me rrjetin e profileve të ndryshme të arsimit profesional. Bashkëpunon edhe me Zyrën Ligjore, të Inspektorit, Sektorin e Koordinimit me Komunat dhe me Njësinë e Informimit.

Sistemi i Arsimit Profesional, që shumë vende e kanë trashëguar nga e kaluara, ka qenë një zgjedhje për nxënësit me përparim më të dobët në shkollë. Statusi i ulët i arsimit profesional, që përfitohej si përfundim, si dhe fakti që shumica e rezultateve të programeve të tij ishin një rruge pa krye, e kanë bërë arsimin profesional më pak tërheqës. Megjithatë, ai është pjesë e rëndësishme e çdo sistemi të modernizuar arsimor. Kështu, krijimi brenda ciklit të lartë të arsimit të mesëm i zgjedhjeve për sa i përket arsimit profesional, të cilat përqendrohen te shprehitë përkatëse dhe i përgjigjen kërkesës së punëdhënësve, është bërë tani një nga përparësitë kryesore të sistemeve arsimore të vendeve të Evropës dhe Azisë Qendrore.

Arsimi i mesëm profesional, që nënkupton shkollat profesionale, si qëllim parësor ka pra përgatitjen e kuadrove për treg të punës, por (nëse ndiqet rruga e trasuar në strategji të arsimit profesional në ligjin e arsimit dhe aftësimit profesional dhe ligjin e kualifikimeve kombëtare të Kosovës ) ofron edhe mundësi të aplikimit në studime më të larta post sekondare dhe universitare.

Kohëzgjatja e shkollimit të mesëm të lartë profesional, pjesë e shkollimit parauniversitar në Kosovë, është e nivelizuar në 3 nivele. Niveli i parë përfshinë klasën 10 +11. Kjo shkallë ofron kualifikimin bazik dhe mundëson punësimin në treg të punës si punëtor i gjysmë kualifikuar. Niveli i II, është vazhdimësi e nivelit te I, përfshinë klasën 12, dhe ofron punësim në treg të punës si punëtor i kualifikuar. Me këto dy nivelet e para mund të krijohet një kuadër profesionalisht kompetent për një punë të kualifikuar në treg, por nuk garanton përgatitjen akademike për studime të suksesshme universitare. Arsyeja është se për ti përmbushur kërkesat e tregut të punës, plan programi i këtyre shkollave ka 60% teori dhe praktikë profesionale dhe vetëm 40% lëndë të përgjithshme akademike të cilat mund të bëjnë bazën e një studimi akademik. Kjo nuk dmth se ata nuk kanë drejtë të avancimit të mëtejshëm në karrierë. Për të mos iu marr të drejtën e studimeve nxënësve të shkollave profesionale, qysh në 2002 me strategjinë e arsimit profesional, është paraparë nevoja për hartimin e një ure lidhëse në mes të shkollimit profesional dhe atij universitar. Prandaj është hartuar koncepti i klasës 13, e cila u ofron nxënësve të shkollave profesionale dy mundësi: a) marrjen e maturës profesionale që hap dyert e fakulteteve të ndryshme ose b) marrjen e nivelit të III të kualifikimit profesional i cili ofron mundësi më të mira për punësim dhe hap dyert e shkollimit për një shkallë të IV e cila bënë kualifikimin për titullin Teknik. Kjo e fundit planifikohet të zhvillohet në dy vitet e ardhme në Kosovë. Me ligjin e arsimit profesional është propozuar që Kosovës i nevojitet zhvillimi i arsimimit post sekondar, si psh kolegjet e shkencave aplikative, kështu që nxënësit e suksesshëm të arsimit profesional do ti kenë dyert e hapura për zhvillim shumë të mirë të karrierës së tyre profesionale. Kjo formë e shkollimit profesional është praktikë e shumë vendeve Evropiane.

Jemi të sigurt se ndodhemi në rrugën e duhur për të ndërtuar një sistem fleksibël të arsimit dhe trajnimit që do ta lehtësojë punën dhe jetesën e gjithkujt në të ardhmen dhe që do të jetë në përputhje me shumë nga sistemet e BE.

Draft Ligji per kualifikimet kombetare të Kosovës synon vendosjen e një sistemi cilësor, për të kontribuar në zhvillimin e vazhdueshëm të aftësive për punë dhe një qytetarie aktive të të rinjve dhe të rriturve, një sistem që duhet të sigurojë kualifikime profesionale në përputhje me kushtet e zhvillimit social-ekonomik të vendit në kontekstin e integrimit rajonal dhe atij evropian

Degët e teatrit[redakto | redakto tekstin burimor] Ekzistojnë lloje të ndryshme të teatrove, ndër të cilat janë:

Teatri folës (Tragjedi, Komedi, Aktrim) Teatër muzike (Opera, Opereta, Teatri muzikor) Teatër vallëzimi (Baleti, performansat e vallëzimit) Teatër ifigurave (Teatër kukullash, Teatër objekti) Performance (Hepening, Aktionkunst (?)) Teatër improvizues(ndryshe edhe: "Improteater" ose dhe Teatër sporti) Teatër rrugor (Teatër në vend publik)