Oroela
Element i rëndësishëm i strukturave në celik (vlerësimi i kostove realizuese) janë kostot e themeleve. Lehtësia e strukturave në celik lejon të ulen volumet e gërmimit të terrenit, të betonit dhe të mbulimit.
SISMA
Një tjetër avantazh i rëndësishëm i strukturave në celik (sidomos sipas normativave që parashikohen nga qëndra sizmike) është sjellja e strukturës përballë një akti sizmik. Një konstruksion inteligjent është një zgjidhje respektuese kundrejt njeriut dhe ambientit të tij, një zgjidhje që është në gjendje të ruajë planetin dhe burimet e saj. Ruajtje mjedisore do te thotë riciklim dhe jetëgjatësi. Celiku i’u përgjigjet në mënyrë perfekte këtyre principeve nga momenti që: • Është një material 100% i riciklueshëm ( Cmontimi i një strukture në celik bëhet shpejt dhe është ekonomike) • Cikli i jetës së një strukture celiku është natyrisht më e gjatë duke konsideruar dhe mundësitë e përdorimit të tyre në një tjetër destinacion duke mos shkaktuar impakte të rënda ambientale (material hedhurine, konsum energie etj) • Falë teknologjive moderne të lyerjes dhe zinkimit, celiku ruan vetitë e tij gjatë gjithe jetës së ndërtimit.