Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesen Ivana~sqwiki. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Ivana Dervishi (Poezi) Redakto

Me djajte piva sot!

Djalli u ngjall brenda meje

U ngjall në forma të makabshme!

I përzura engjëjt, mirësinë e logjikën.

Me paratë e ëndrrës qerasja grupe djajsh.

I harrova ndjenjat, e harrova jetën...

Me djajtë pija, cmendesha me djaj!

Labirinteve të zjarrta të ferrit humba...

Brenda zemres më thërrisnin engjëj

Më luteshin të kthehesha.

E humbur dhe pa shpresë, pa kreneri e mirësi

Bëj engjëjt t`i dëboj!

Shuhet zjarri i ferrit,

Ndalon përcëllimi i shpirtit tim.

Errësirës i strukem në gji

Nga drita e zbehtë e një ëngjëlli që largohet,

E lemeritur, katastrofën e krijuar shoh

ME DJATE PIVA SOT, ME DJAJTE!

THELLE NEN LEKURE FATUREN GJEJ...!!!


Mos më kërko

Nësë do të më takosh tani,

Të jesh i sigurtë, që do të të mungoj.


Unë nuk jam më unë,

Unë jam një tjetër unë.


Nëse do të kërkosh zemrën time të puthësh,

(Mund të të lëndojë),

Por një përcmim do të marresh prej saj.


Të thash,

Unë nuk jam më unë,

Tani jam një tjetër....


Mos më kërko më kot,

S`ke pse lodhesh

Për të më humbur me dhembje.


Unë jam e humbur tashmë,

Ndërsa ti,

Ti je i harruar.


UNË DHE E MADHJA JETË


Një mëngjes dielli nuk do të lindi,

Bota do të shqetësohet shumë.


Një mëngjes unë nuk do të zgjohem më,

Bota nuk do të dojë t’ia dijë.


Një natë hëna do të buzëqeshi,

Dhe pas saj i gjithë njerëzimi.


Një natë unë do të qaj me klithma,

Askush nuk do të vuaj për mua...


Një pranverë asnjë lule nuk do të celi,

Të dashuruarit do të dëshpërohen.


Një pranverë unë nuk do të jem askund,

Të dashuruarit përsëri do të dashurohen.


Dhe përseri kur një yll do të rreshqasi nëpër qiell,

Njerëzit do të shprehin dëshira.


Por asnjëherë kur një lot të rrëshqasi nëpër faqet e mia,

Njerzimi nuk do të ndiej dhembjen time...!


Duke të pritur


Kaluan miljona shekuj

Dhe duart e mia ledhatuan miliarda letra

Shtrënguan mijra pendë

Dogja qindra qirinj

Për të vrarë pritjen...


Pritjen.

Atë pritje që më vrau...


Asnjë pikturë s`e zuri vendin e fotografisë sënde të thyer

Asnje tingull s`e zëvendësoi zërin tënd të qetë...

Asnje botë s`është për mua tashmë...


Më duket se pritja ma helmoi zemrën

Poezia rënkon përballe portës

E hap dhe....

Më braktis...


Letrat më mbaruan,

Pendet mu thyen,

Qirinjte klithin të shkrirë...!!!

Llogaria juaj do të riemërohet Redakto

20 mars 2015 09:30 (CET)

Renamed Redakto

19 prill 2015 13:43 (CEST)