Përjetësia e dyfishtë
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
"Përjetësia e dyfishtë - Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme" me Autor Bedri Islami i cili jep në këtë libër profilin e dëshmorit, luftëtarit kombëtar Fehmi Lladrovci, shpirtin e këtij fisniku që nuk dinte të urrente dhe s’ia njihte as tjetrit urrejtjen. Ndërtimi i profilit të heroit, të personazhit, të luftëtarit pa praninë e drejtpërdrejtë, ndërtimi i pranisë së papranishme është një shkathtësi dhe mjeshtri e rrallë rrëfimore e autorit. Vepra “Përjetësia e dyfishtë”, pavarësisht zhanrit teorik e stilistik të prozës së eseistikës dokumentare, mund të quhet vepër letrare në gjithë kuptimin e saj, me dramën, tragjedinë, epikën, lirizmin e intrigën, bashkë me ironinë brenda. Struktura e saj thyen konventën kronologjike dhe didaskalitë e tjera teoriko-letrare.