Bedri Islami ish-gazetar i Zërit të Popullit, disident që në ditët e para me ardhjen e Berishës në pushtet. Djali i Zenel Islamit, atij që quhet “Luli i Vocërr” prej nga u frymëzua Migjeni për kryeveprën, në vitet ’90 Islami emigroi jashtë vendit dhe u lidh me rezistencën kosovare. Shumë shpejt arriti të bëhet pjesë e lidershipit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e nuklit të saj, Islami konsiderohet si njeriu që sot mban arkivën e fshehtë të shërbimit sekret të rezistencës kosovare. Në Kosovë Islami është një ndër autoritetet më të respektuara dhe i njohur për lidhjet dhe ndikimin në qarqe të larta politike. Aktualisht Bedri Islami jeton me familjen në Gjermani.

Botime

Redakto