Përpeqi

Pite tradicionale e përgaditur me djathë, qumësht dhe vezë

Përpeqi është një lloj pitje tradicionale dhe e vjetër shqiptare e cila zakonisht bëhet me petë, vezë dhe qumësht, por që dikur në vend të qumështit shpesh aplikohej kulloshtra e lopëve. Në disa pjesë të vendit tonë përpeqi mund të përfshijë edhe djathë, mazë, gjalpë ose margarinë dhe eventualisht përbërës të tjerë.

Përpeqi

Zakonisht vetëm një petë e madhe vendoset në tepsi për pjekje ku i hidhet masa e përgatitur. Pastaj i hedhen ve sipas dëshirës, dy, tri ose katër. Pjesa e tepërt e petës e cila del jashtë tepsisë mbështillet në skajin e brendshëm të rrethit të tepsisë dhe pastaj bëhet pjekja. Pjekja mund të bëhet edhe me saç sikur flija ku edhe del më e shijshme.

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Përpeqi.
  WikiFjalori: Përpeqi – shfletoni më shumë në fjalorin e lirë