Përralla e shqiponjës

This is the stable version, checked on 11 maj 2023. 4 pending changes await review.

Përralla e Shqiponjës është një përallë popullore shqipëtare, e cila sqaron se si Shqipëria dhe Shqipëtarët e morën emrin.Një djalë i ri kishte dalë për gjueti në mal. Një shqiponjë që po fluturonte mbi mal u ndal në majën e një shkëmbi. Kjo shqiponjë ishte jashtëzakonisht e madhe dhe mbante një gjarpër në sqep. Pas pak, shqiponja fluturoi larg nga shkëmbi ku e kishte dhe folenë. Më pas, djali u ngjit në majë të shkëmbit, dhe në folenë e saj ai pa një shqiponjë të vogël, që luante me gjarpërin e vdekur. Por, në të vërtetë gjarpëri nuk ishte i vdekur. Papritur, gjarpëri lëvizi dhe nxori dhëmbët për të kafshuar shqiponjën e vogël. Djali me shpejtë nxori harkun e tij dhe e vrau gjarpërin. Më pas ai e mori shqiponjën e vogël dhe u largua për në shtëpinë e tij. Papritur, djali dëgjoi zhurmën e shqiponjës që po fluturonte mbi mal.

Flamuri i Shqipërisë.

"Përse e rrëmben fëmijën tim?" qau shqiponja.

"Fëmija është i imi sepse unë e shpëtova atë nga gjarpri të cilin ti nuk e vrave." u përgjigj i riu.

"Më kthe pas fëmijën tim, dhe si shpërblim unë do të të jap mprehtësinë e syve të mi dhe fuqinë e krahëve të mi. Ti do të bëhesh i pamposhtur, dhe do të thirresh me emrin tim!"

Kështu, i riu i ktheu pas shqiponjën e vogël. Pasi kjo shqiponjë u rrit, fluturonte gjithmonë mbi kokën e të riut, tashmë një burrë, i cili me harkun dhe shigjetat e tij vrau shumë bisha të egra të pyllit, dhe me shpatën e tij preu shumë armiq të vendit. Gjatë këtyre betejave, shqiponja me besnikëri shikonte nga mbi dhe e udhëzonte.

I impresionuar nga trimëria e gjuetarit, njerëzit e atij vendi e zgjodhën atë mbret, dhe e quajtën atë Shqiptar, që do të thotë "Bir i shqiponjës", dhe mbretëria e tij u njoh si "Shqipëri" ose Toka e shqiponjave. Dy kokat e shqiponjës simbolizojnë veriun dhe jugun.Dhe e kuqja gjakun e derthur nga ate we mborjten shqiperine.

Referimet

Redakto

Ky artikull nuk përmban informacion nga asgje