Pa Fokus
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Pa Fokus është një revistë online e përmuajshme e cila operon në tregun mediatik si një organ i pavarur informimi. Revista është falas dhe ofrohet në një platformë vetëm online (nuk botohet në letër). Përveçse një revistë për të rinjtë (dhe jo vetëm), Pa Fokus është një nismë e ndërmarrë për të sjellë një mentalitet dhe kulturë të re informacioni për të rinjtë shqiptarë kudo ndodhen.
Historiku
RedaktoPa Fokus nisi si projekt në prill të vitit 2013 ndërsa numri i parë i revistës u publikua online me datë 5 shtator 2013. Projekti u nis nga një grup të rinjsh që morën përsipër të shpërndanin informacione falas në internet nëpërmjet përkthimeve, ku targeti i audiencës ishin të rinjtë ndërsa përmbajtja e përkthimeve shtrihej kryesisht në rrafshin kulturor dhe artistik, forma dhe alternativa të reja të edukimit si dhe zhvillimet më të fundit në këto fusha në Shqipëri, Kosovë dhe botë. Duke parë fluksin e lartë të materialeve të përkthyera dhe shumëllojshmërisë së tyre, përmbledhja e këtyre materialeve në një platformë të vetme dhe të veçantë u pa si një ndërmarrje e domosdoshme dhe e nevojshme. Gjithçka u konkretizua me vendimin për krijimin e revistës së parë në format online në Shqipëri, e para e një lloji të tillë në vend për nga përmbajtja, formati, aksesueshmëria. Pas themelimit të revistës Pa Fokus dhe publikimit të numrit të parë, stafi i saj filloi të rritej dhe nismës vazhdojnë t’i bashkohen shumë të rinj me dëshirën për të shpërndarë informacione falas, për të sjellë forma të reja të të mësuarit dhe kuptuarit, për të pasqyruar njohuri më të gjera mbi kulturën, problemet dhe veprimtaritë e të rinjve shqiptarë, promovim talentesh dhe nismash. Ajo tashmë është pjesë e konuniteti që operon nën politikat e licensave Creative Commons.
Misioni
RedaktoRevista online Pa Fokus është krijuar me qëllim shpërndarjen sa më të madhe të informacionit falas, duke krijuar kështu një hapësirë ku të rinjë të lexojnë informacione të përzgjedhura. Misioni i revistës përfshin një spektër të gjerë fushash dhe aspektesh që kërkon të mbulojë dhe prezantojë në faqet e saj. Revista kërkon të ngrejë çështje problematike dhe të shkruajë për to duke kërkuar për zgjidhje dhe alternativa të reja, kërkon të përmirësojë realitetin duke u munduar të ndërgjegjësojë të rinjtë që disa pjesë të realitetit aktual kanë mangësi dhe nuk japin shërbimin e duhur për qytetarët. Qëllimi i revistës është të pasqyrojë zërin e rinisë shqiptare, të shfaqë mentalitetin dhe pritshëmëritë e saj, të japë alternativa të reja duke folur për probleme të vjetra akoma të pazgjidhura, të pasqyrojë zhvillime dhe tendenca të fundit në botë në kulturë dhe art, teknologji dhe inovacion, edukim dhe arsim.
Struktura
RedaktoRevista Pa Fokus funksionon si një mjedis dhe ambient i hapur për të gjithë të rinjtë që duan të ngrenë zërin e tyre në shfaqjen e problemeve të realitetit shqiptar, në propozimin e zgjidhjeve, promovimin e talentit të tyre, pasqyrimin e veprimtarive kulturore, artistike, sociale dhe rinore. Pa Fokus është konceptuar që në fillimet e saj si një hapësirë e të gjithëve që duan të shprehin një mendim, një alternativë apo thjesht duan të flasin për një ndodhi të jetës së tyre. Kjo hapësirë paraqitet sa e strukturuar në një model ku të rinjtë mund të shprehen dhe të kenë mundësi të jenë pjesë e një mediumi shqiptar, aq edhe dinamike duke u nisur nga shkrimet me tematika nga më të ndryshmet dhe aktorë aspak të njëjtë me njëri-tjetrin që kontribuojnë dhe shkruajnë në revistë. Për t’u bërë pjesë e këtij mediumi të lirë dhe pa kufij politikë apo fetarë, mjafton të kesh një ide apo diçka për të cilën do të shkruash dhe dëshiron t’ua transmetosh të tjerëve.
Platforma
RedaktoRevista online Pa Fokus ofrohet për lexuesit në format online, për vetë lehtësinë, aksesueshmërinë e lartë që të ofron kjo platformë si dhe opsionet e tjera që të ndihmojnë në shfrytëzimin e materialeve të paraqitura në revistë.
Lidhje të jashtme
Redakto- www.facebook.com/pafokus.al
- http://www.youtube.com/user/pafokus1
- www.twitter.com/pafokus
- CLUB TV