Pajisjet Për Ruajtjen E Të Dhënave
SHPEJTËSIA | KAPACITETI | KOSTOJA | |
---|---|---|---|
Hard disku i brendshëm | Shumë të shpejtë | Çdo ditë me kapacitet më të madh(më të mëdhenj se 120GB) | Ne mënyrë rapide,çdo ditë më të lirë |
Hard disk i jashtëm | Më të ngadalshëm se hard-disqet e brendshme | Të njenjtë me hard-disqet e brendshme | Më të shtrenjët se hard-disqet e brendshme |
Zip disku | Më të ngadalshëm se hard-disqet | Prej 100Mb deri në 250Mb | Të shtrenjtë |
Jaz disku | Më të ngadalshëm se hard-disqet | Rreth 1 Gb | Të shtrenjtë |
CD-ROM disku | Mjaftë më të ngadalshëm se hard-disqet | Deri në 800Mb | Të lirë (rreth 50 lekë për copë) |
DVD-ROM disku | Më të ngadalshëm se hard-disqet por më të shpejtë se disqet CD-ROOM | Deri në 17Gb | Të lirë (rreth 50 euro për copë) |
Disketa | Shumë e ngadalshme | 1.44Mb | Shumë të lirë |
CD-ROM-i(Compact Disc-Read Only Memory)
RedaktoËshtë lloj i diskut optik me mundësi të ruajtjes së shënimeve deri në 1GB,edhe pse madhësia e zakonshme është 650MB.Sa për ilustrim një CD-ROM ka kapacitet që të përmbajë rreth 300000 faqe tekst të shkruar (ekuivalent me kapacitetin 450 floppy disketave).
CD-R(CD-Recordable)
RedaktoCD-të e inçizueshme,që mundësojnë futjen e shënimeve me kapacitet deri 700 MB.Inçizimi mund të bëhet me një seancë ose më shumë seanca(multi-session).Te ky lloj i CD-ve,pas inçizimit të dhënat nuk mund të fshihen.
CD-RW(CD-Rewritable)
RedaktoCD-të të cilat mundësojnë rivendosjen e të dhënave.CD-RW kanë kapacitet prej 650 MB deri në 700 MB.Te ky lloj i CD-ve,ju mund të vendosni,rivendosni dhe fshini të dhënat qindra herë.
DVD pajisja
Redaktoshkurtesë për "Digital Vesatile Disc",për nga pamja e njejtë me CD-ROM-in,por ju lejon që të perdorni DVD disqe të cilat përmbajnë shumë më shumë informata se një CD-ROM disk.Një CD-ROM mund të ruajë shënime deri në 800 Mb,përderisa SL SS(Single-Layer,Single-Side) DVD mund të ruajë deri në 4.7 Gb të dhëna,TL(Two-layer) DVD mund të ruajë deri në 8.5 Gb të dhëna,e DS(Double-Sided) DVD mund të ruajë deri në 17 Gb të dhëna.
Floppy disqet
RedaktoTë njohura edhe si disketa ,janë shumë të ngadalshme në krahasim me hard disqet ose CD-ROM-in dhe kanë kapacitet të vogël(1.44 Mb)
Shirita per backup (Tape backup)
RedaktoNjësia e shiritave për backup ju lejon që të bëni nje kopje rezervë të të dhënave tuaja,me çmim te ulët qofshin ato edhe me kapacitet të madh.Shiritat për backup tani kanë kapacitet deri në 200 Gb.
Zip Disku
RedaktoU përngjan shumë floppy disketave,por ka kapacitet më të madh(deri në 250 Mb)dhe shpejtësi shumë të madhe të transferit të të dhënave.
Hard-disku
RedaktoËshtë pajisje që shërben për ruajtjen e të dhënave.Ka kapacitet shumë të madh(tani deri në 120 Gb) dhe mundëson qasje më të shpejtë në shënime në krahasim me CD-ROM-in.Varësisht prej llojit,nëse është IDE disk(Integrated Drive Electronics) kyçet me pllakën amë nëpërmjet të IDE kabllove,e nëse është SCSI(Small Computer System Interface)kyçet në kontrollor nëpërmjet të SCSI kabllove
Referimet
Redakto- ^ ECDL(Europian Computer Driving Licence)