Paketa (informatikë)
Në teknologjinë e informacionit, një paketë është një njësi të dhënash e transportuar nga një rrjet kompjuterik. Lidhjet komunikuese të kompjuterave që nuk përdorin paketa, si lidhjet tradicionale point-to-point, thjesht transmetojnë të dhëna vetëm si një seri byte-sh, karakteresh, ose bit-esh. Kur të dhënat formatohen në paketa, bitrate i mjetit të komunikimit mund të ndahet midis përdoruesve më mirë sesa kur rrjeti nuk përdor paketa. Duke përdorur rrjet me shkëmbim paketash është gjithashtu më e vështirë të garantohet bitrate më i vogël i mundshëm.
Inkuadrimi i paketave
RedaktoNjë paket konsiston në dy lloj të dhënash: Informacionet e kontrollit dhe të dhënat e përdoruesit. Informacionet e kontrollit japin të dhënat që i duhen rrjetit për të dërguar të dhënat e përdoruesit, për shembull: adresa e burimit dhe e destinacionit, kode për zbulimin e gabimeve (si checksum), dhe informacione sekuence. Zakonisht, informacioni i kontrollit gjendet në kokën dhe fundin e paketës, me të dhënat e përdoruesit mes tyre.
Protokolle komunikimi të ndryshme përdorin marrëveshje të ndryshme për të dalluar mes elementëve dhe për të formatuar të dhënat. Në Transmetimin Binar të Njëkohshëm, paketa formatohet në byte nga 8-bit, dhe karaktere të veçanta përdoren për të caktuar kufijtë e elementeve të ndryshëm. Protokolle të tjerë, si Etherneti, caktojnë fillimin e elementeve të kokës dhe të dhënave nga pozicioni i tyre relativ me fillimin e paketës. Disa protokollë formatojnë informacionin në nivel bit në vend të nivelit në byte.
Një analogji e mirë është të konsiderosh një paketë si një letër: koka është si zarfi, dhe zona e të dhënave është ajo që personi vendos brenda zarfit. Një ndryshim është se disa rrjete mund të ndajnë një paketë më të madhe në paketa më të vogla kur është e nevojshme (vini re se këto elemente më të vegjël të dhënash prap formatohen si paketa).
Një dizajn rrjeti mund të arrijë dy rezultate të mëdha duke përdorur paketa: "zbulim gabimesh" dhe "adresim të shumëfishtë".
Zbulimi i Gabimeve
RedaktoËshtë më efikase dhe e besueshme të llogaritësh një checksum ose cyclic redundancy check në përmbajtjen e paketës, sesa të kontrollosh gabimet duke përdorur kontrollin karakter-për-karakter parity bit.
Fundi i paketës shpesh përmban të dhëna për kontroll gabimesh për të zbuluar gabime që ndodhin gjatë transferimit.
Adresimi
RedaktoRrjetet moderne zakonisht lidhin tre ose më shumë kompjutera sëbashku, në këto raste, koka e paketës përmban informacion adresimi në mënyrë që paketa të merret nga kompjuteri i duhur. Në rrjete komplekse të ndërtuar nga nyje të shumta, si ARPANET-i dhe Internet-i, një seri paketash të dërguara nga njëri kompjuter tek tjetri, mund të ndjekin rrugë të ndryshmë për të mbërritur tek i njëjti destinacion. Kjo teknologji quhet shkëmbim paketash.
Paketa dhe Datagrami
RedaktoNë përgjithësi, termi paketë përdoret për çfarëdo mesazhi të formatuar si paketë, ndërsa termi datagram zakonisht përdoret për paketa të një shërbimi të jo i besueshëm. Një shërbim i besueshëm është ai që e njofton përdoruesin nëse dërgimi dështon, ndërsa shërbimi jo i besueshëm nuk e njohton përdoruesin nëse dërgimi dështon. Për shembull, IP jep shërbim jo të besueshëm. Sëbashku, TCP dhe IP, sigurojnë një shërbim të besueshëm, ndërsa UDP dhe IP japin një shërbim jo të besueshëm. Të gjithë këto protokolle përdorin paketa, por paketat e UDP-së zakonisht quhen datagrame.
Kur ARPANETi filloi shkëmbimin e paketave, siguronte një proçedurë të besueshme të dërgimit të paketave tek kompjuterat e tjerë të lidhur me të përmes BBN Report 1822. Një kompjuter thjesht organizonte të dhënat në formatin e duhur të paketës, fuste adresën e kompjuterit destinacion, dhe dërgonte mesazhin përmes ndërfaqes tek Interface Message Processor i lidhur me të. Pasi mesazhi u dërgua tek kompjuteri destinacion, një pranim i dërgohet kompjuterit dërgues. Nëse rrjeti nuk do mundte të dërgonte mesazhin, do dërgonte një mesazh gabimi tek kompjuteri dërgues.
Ndërkohë, krijuesit e CYCLADES dhe të ALOHAnet treguan se ishte e mundur të ndërtosh një rrjet kompjuterik efektiv pa siguruar transferim të besueshëm paketash. Ky mësim më vonë u përqafua nga projektuesit e Ethernetit.