Internet Protocol
- Ky artikull merret me protokollin e internetit. Për IP adresën shiko këtu
Internet Protocol (IP) (shqip: Protokolli i Internetit) është një protokoll i përdorur për komunikim të të dhënave përmes një inter-rrjeti (internetwork) "packet-switched" që përdor TCP/IP-në.
IP është protokolli primar në shtresën e internetit të TCP/IP dhe ka detyrën e dërgimit të datagramve (paketave) protokollare të ndryshme nga burimi tek destinacioni host duke u bazuar vetëm në adresë e tyre. Për këtë qëllim IP-ja definon metodat adresuese dhe strukturat për enkapsulim të datagrameve. Verzioni i parë i rëndësishëm i strukturës adresuese, që sot njihet si Internet Protocol Version 4 (IPv4) është ende protokolli dominues për Internetin, megjithëse pasardhësi, Internet Protocol Version 6 (IPv6) vazhdimisht po hyn në përdorim nëpër botë.
Enkapsulimi i IP
RedaktoTë dhënat nga një protokoll i shtresës së sipërme enkapsulohen si paketa/datagrame (këto terme janë sinonime në IP). Përgatitja e Qarqeve nuk nevojitet para se një host të mund të dërgojë paketa tek një tjetër host, me të cilin nuk ka komunikuar më parë (një karakteristikë e rrjeteve packet-switched), si rrjedhojë IP është një protokoll connectionless (që nuk ka nevojë të lidhet). Kjo e dallon atë nga rrjetet telefonike, të cilave u nevojitet përgatitje e qerqeve para se të mund të të realizohet thirrja telefonike (protokoll i orientuar kah lidhja, connection-oriented).
Shërbimet e ofruara nga IP
Redakto, IP-ja mund të përdoret përmes një rrjeti heterogjen, d.m.th, një rrjet që lidh kompjutera mund të përbëhet nga një kombinim i Ethernet, ATM, FDDI, Wi-Fi, token ring, ose të tjera. Secili implementim i shtresës së linqeve mund të ketë metodën e vetë të adrsimit (ose edhe mungesën e plotë të saj), me një nevojë korresponduese për të zgjidhur IP adresa në të adresa data link. Kjo zgjidhje adresore kryhet nga Address Resolution Protocol (ARP) (protokolli i zgjidhjes së adresave) për IPv4 dhe Neighbor Discovery Protocol (NDP) (protokolli i zbulimit të fqinjëve) për IPv6.
Shih dhe këtë
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- RFC 791
- Data Communication Lectures of Manfred Lindner - Part IP Technology Basics
- Data Communication Lectures of Manfred Lindner - Part IP Technology Details
- Data Communication Lectures of Manfred Lindner - Part IPv6
- IPv6.com - Knowledge Center for Next Generation Internet IPv6
Shtresa e aplikacioneve | BGP · DHCP · DNS · FTP · GTP · HTTP · IMAP · IRC · Megaco · MGCP · NNTP · NTP · POP · RIP · RPC · RTP · RTSP · SDP · SIP · SMTP · SNMP · SOAP · SSH · STUN · Telnet · TLS/SSL · XMPP · |
---|---|
Shtresa e transportit | TCP · UDP · DCCP · SCTP · RSVP · ECN · |
Shtresa e internetit | IP (IPv4· IPv6) · ICMP · ICMPv6 · IGMP · IPsec |
Shtresa e linqeve | ARP · RARP · NDP · OSPF · Tunnels (L2TP) · Media Access Control (Ethernet· MPLS· DSL· ISDN· FDDI) · Device Drivers · |