Etherneti
Ethernet është një protokoll komunikimi i shtresës fizike për paketat e të dhënave si dhe rrjeti që përdor një protokoll të tillë. Ky protokoll është frymëzuar nga protokollet e radio-komunikimit. Metoda e këtij protokolli është shpërndarja. Kjo do të thotë që çdo kompjuter që gjendet në një rrjet Etherneti i "sheh" të gjitha paketet që kalojnë në rrjet por merr vetëm ato që i adresohen atij. Një nga problemet kryesore me të cilin ndeshet ky protokoll është transmetimi në të njëjtin moment i një pakete nga dy ose më shumë kompjutera. Kjo situatë quhet "përplasje" dhe mund të ndodhë kur ka trafik shumë të madh.
Megjithatë Etherneti mbetet sot protokolli më i përdorur për rrjetet lokale dhe rritja e shpejtësisë së funksionimit të tij e ka minimizuar problemin e "përplasjeve". Etherneti është i përcaktuar nga norma 802.3 e IEEE në formën e tij fillestare.
Shtresa e aplikacioneve | BGP · DHCP · DNS · FTP · GTP · HTTP · IMAP · IRC · Megaco · MGCP · NNTP · NTP · POP · RIP · RPC · RTP · RTSP · SDP · SIP · SMTP · SNMP · SOAP · SSH · STUN · Telnet · TLS/SSL · XMPP · |
---|---|
Shtresa e transportit | TCP · UDP · DCCP · SCTP · RSVP · ECN · |
Shtresa e internetit | IP (IPv4· IPv6) · ICMP · ICMPv6 · IGMP · IPsec |
Shtresa e linqeve | ARP · RARP · NDP · OSPF · Tunnels (L2TP) · Media Access Control (Ethernet· MPLS· DSL· ISDN· FDDI) · Device Drivers · |