Pakti Antikomintern,[1] zyrtarisht Marrëveshja kundër Internacionales Komuniste[2] ishte një pakt antikomunist i lidhur midis Gjermanisë naziste dhe Perandorisë së Japonisë më 25 nëntor 1936 dhe drejtohej kundër Internacionales Komuniste (Komintern). Ai u nënshkrua nga ambasadori gjerman Joakim von Ribentrop dhe njga ambasadori japonez në Gjermani Kintomo Mushanokoji.[3] Italia u bashkua në vitin 1937 (më herët kishte nënshkruar Paktin Italo-Sovjetik[4] drejtuar pjesërisht kundër Hitlerit), por ajo u njoh ligjërisht si një nënshkruese origjinale nga kushtet e hyrjes së saj. Spanja dhe Hungaria u bashkuan në 1939. Vende të tjera u bashkuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.[5]

Nënshkruesit japonezë kishin shpresuar se Pakti Antikomintern do të ishte efektivisht një aleancë kundër Bashkimit Sovjetik, gjë që sigurisht e perceptonin sovjetikët.[6] Kishte gjithashtu një protokoll shtesë sekret, i cili specifikonte një politikë të përbashkët gjermano-japoneze, që synonte posaçërisht kundër Bashkimit Sovjetik.[3][7]

Pas gushtit 1939, Japonia u distancua nga Gjermania si rezultat i Paktit Molotov-Ribentrop.[6][8]Pakti Antikomintern u pasua nga Pakti Trepalësh i Shtatorit 1940, i cili identifikoi Shtetet e Bashkuara si kërcënimin kryesor dhe jo Bashkimin Sovjetik (megjithëse në teori vlen edhe për sovjetikët[9]), megjithatë deri në dhjetor 1941 edhe kjo ishte praktikisht jofunksionale.[10] Pakti Antikomintern u rinovua më pas në nëntor 1941 dhe pa hyrjen e disa anëtarëve të rinj në pakt.[5] Regjimi nazist e pa nënshkrimin e Paktit Antikomintern si një "provë lakmusi të besnikërisë".[11]

Pakti Antikomintern pushoi së ekzistuari me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Joakim von Ribentrop
  1. ^ (gjermanisht: Antikominternpakt; italisht: Patto anticomintern; japonisht: 防共協定, Bōkyō kyōtei)
  2. ^ (German: Abkommen gegen die Kommunistische Internationale; Japanese: Kyōsan "intānashonaru" ni taisuru kyōtei (共産「インターナショナル」ニ対スル協定?))
  3. ^ a b Hofer, Walther, red. (1982). Der Nationalsozialismus: Dokumente 1933–1945 (në gjermanisht). Frankfurt/Main: Fischer Taschenbuch Verlag. ISBN 3596260841. Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Hofer-1982" defined multiple times with different content
  4. ^ Stoker, Donald J.; Grant, Jonathan (30 gusht 2003). Girding for Battle: The Arms Trade in a Global Perspective, 1815-1940 (në anglisht). Bloomsbury Academic. fq. 180. ISBN 978-0-275-97339-1. Marrë më 27 korrik 2024.
  5. ^ a b Osmanczyk, Edmund J. (1990). The Encyclopedia of The United Nations and International Relations (bot. 2nd). Bristol: Taylor and Francis. ISBN 0850668336. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Osmanczyk-1990" defined multiple times with different content
  6. ^ a b Bosworth, Richard J. B.; Maiolo, Joseph A., red. (2015). Politics and Ideology. The Cambridge History of the Second World War. Vëll. 2. Cambridge: Cambridge University Press. ISBN 9781107034075. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Bosworth-2015" defined multiple times with different content
  7. ^ Weinberg, Gerhard L. (1954). "Die geheimen Abkommen zum Antikominternpakt. Dokumentation" (PDF). Vierteljahrshefte für Zeitgeschichte (në gjermanisht). 1954/2: 193–201 – nëpërmjet Institut für Zeitgeschichte.
  8. ^ Boog, Horst; etj. (1998). The Attack on the Soviet Union. Germany and the Second World War. Vëll. 4. Oxford: Clarendon Press. ISBN 0198228864. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Ciano, Galeazzo (1980). 1937–1938: Diario (në italisht). Milan: Cappelli Editore.
  10. ^ Schroeder, Paul W. (1958). The Axis Alliance and Japanese-American Relations, 1941. Cornell University Press. fq. 154. ISBN 0801403715. Marrë më 23 tetor 2020. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Goda, Norman J. W. (2015). "The diplomacy of the Axis, 1940–1945". The Cambridge History of the Second World War: 276–300. doi:10.1017/CHO9781139524377.015. ISBN 9781139524377. Marrë më 25 tetor 2020. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)