Pal Sokoli
Ky nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
PAL SOKOLI -Lindur ne Qeshor të vitit 1959, në Radoniq, Gjakovë. Shkollimin fillore e kreu në Radoniq dhe në Cermjan ndërsa gjimnazin e shkencave natyrorore në Gjakovë. Më 1985, diplomon në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik në degën Filozofi - Sociologji. Poezi shkruan që nga rinia e hershme dhe boton në periodikun letrarë qe nga vitet tetëdhjeta, në revistën studentore "Bota e re", "Zëri i rinisë", "Etja", Fjala", Rrezja" si dhe disa cikle me poezi në revistën letrare, "Shtigje" të vitit 1983/ 84/ dhe /86 të Klubit letrarë, "Gjon Nikollë Kazazi" të Gjakovës. Pal Sokoli ka qenë edhe aktivist politik qe nga vitet 80-ta, ka shpërndarë literaturë të ndaluar nëpër Shkolla dhe Universitete dhe në bashkëpunim me disa grupe ilegale ka shkruar parulla te ndryshme antiqeveritare serbo-Jugosllave me pseudonime të ndryshme si psh. "Alberti", "Lumi", "H. Hoxha" ,etj. si edhe ka shpërndarë se bashku me Sanie Idrizin, Xhenc Bezhin, Ismail Dinën e Shevqet Gashin pothuaj te gjithë numrat e "Zëri i Kosovës" dhe literaturë tjetër të ndaluar nëpër njerëz të besueshëm, student, nxënës dhe punonjës të ndryshëm. Pas legalizimit të LDK-së, ka udhëhequr një nëndegë në KK. Gjakovës. Më veprimtarinë e vet ra në sy të UDB-së me ç´rast u keqtrajtua tri vite rresht, disa herë, u bastis dhe ju dogj shtëpia në vitin 1991, po ashtu nga agjent të UDB-së. Në nëntor të vitit 1993 burgoset më grupin prej tetë intelektualësh, grup i ashtuquajtur "Grupi i priftit" së bashku me priftin katolik Patër Ambroz Ukaj dhe kushëririn Prof. Gjergj Sokoli(tani dëshmor i Kosovës), Dr. Tomë Komani, Prof. Gjon Komani, Mesuesin Luz Berisha, aktivistin Hazyr Prushi, në ç´rast me intervenimin e Papës Gjon Pali i II ju pezullohet aktpadia me qëllim të lirimit nga aktakuza të Patër Ambroz Ukajt i cili edhe pas intervenimit të Papa Gjom Palit të dytë nuk kishte pranuar të lirohet pa u liruar i gjithë grupi. Pali vetëm një orë pas lirimit kërkohet prap nga policia për ta burgosur serish. Pali dëtyrohet të arratisët në Shqipëri me ndihmën e z. Zef Ndrejaj ( i biri i Legjëndë se UÇk-së Mark Avdyli Ndrejaj) i cili mori përsipër dorëzimin e tij në Shkodër. Jetoj 6 muaj nëpër disa qytete të Shqipërisë, ku takoj udhëheqës të ndryshëm politik të asaj kohe në Tiranë, derisa në qershor të 1994 shkoj në Gjemani ku jeton edhe sot. Që nga viti 1998 kur fillon pushka e parë është i depolitizuar dhe merrët vetëm me shkrime. Poezi dhe shkrime të ndryshme ju grabiten në dorëshkrim disa herë gjatë bastisjes dhe burgosjes nga policia serbe ne vitin 1991/ 92/ dhe /93. Prej vitit 1994 jeton dhe krijon në Gjermani. Përmbledhja poetike; "Kambanë e pëlcitur dhembja" poezi është libri i tij i parë të cilin e ka promovuar me 06.05.06 në Gjermani. Është bashkautor i Antologjisë me titull; " Asht e gjak arbërie " se bashku me Shkrimtarin dhe Luftëtarin për Liri z. Martin Çuni, botuar dhe promovuar në Hanover-Gjermani maj 2007. Në shtator të vitit 2008 boton përmbledhjen me poezi; " Unazë Gjaku " ( botoi Klubi letrar Gjon Nikoll Kazazi Gjakovë). Në vitin 2010 boton "Gjaku i Dashurisë" në dy gjuhë (rumune dhe gjermane) në Bukuresht. Ne vitin 2017 ka botuar Monografinë ; " Zef Sokoli". Ka shkruar recensione të disa librave me poezi dhe prozë dhe disa shkrime nga lëmi i Sociologjisë dhe e Filozofisë. Ka dorëshkrime edhe përmbledhje tjera ne prozë dhe poezi. Poezi të Pal Sokolit janë të përkthyera dhe të botuara në disa Revista në gjuhën italiane, në gjuhën gjermane dhe atë turke. Është anëtar i disa redaksive kulturore-informative virtuale dhe i Revistes, " Muza Shqiptare" organ i Lidhjes se Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani(LSHAKSH). Pal Sokoli në luftën e fundit në prill të 1999 në Gjakovë, ka humbur 6 anëtarë të familjes prej moshës 17-44 vjeçare e ata janë: Vëllai; Filip Sokoli(pjesëmarrës aktiv në Luftën e fundit në Kosovë), Motra; Pashke Sokoli, Kusheri; Gjergj Sokoli (Hero i Kosovës, ushtar dhe udhëheqës i UÇK-së), Vëllai; Simon Sokoli përkrahës dhe aktivist i Luftës se fundit, Vëllain; Kristë Sokoli, mbeshtetës dhe furnizues i UÇK-së derisa rrezikoj edhe jetën si dhe Nipi; Kastriot Pashk Sokoli në moshën 17 vjeçare. Kufomat e tyre u gjeten ne Varrezat masive të Batajnicës ne Beograd. Faqe private e Pal Sokolit ne internet jan; www.guri.cabanova.de, ose www.pal-sokoli.npage.de . palsokoli.de.to