Pallati i Rinise dhe Sporteve (Serbisht: Палата омладине и спорта, Palata omladine i sporta, emri i mëparshëm "Boro and Ramiz") është stadium i cili ka dy fusha, të madhe me 8,000 shikues dhe të vogël me 3,000 shikues. Gjithashtu ka qendër tregtare, parking brenda stadiumit, dy qendra të kongresit dhe një librari.[1] E gjithë ndërtesa ka më shumë se 100 metra katrorë[2]

Emrat në të kaluarënBoro and Ramiz
VendndodhjaKosova Prishtinë, Kosovë
PronariKontestuese mes Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë së Privatizimit të Kosovës
Kapaciteti8,000 (fusha e madhe)
3,000 (fusha e vogël)
Ndërtimi
Gurthemeli1975
Hapur1977
Përdoruesit
Sigal Prishtina (basketball)
Faqja zyrtare
www.pallatirinise.com

Emri Redakto

Më herët stadiumi kishte emrin "Boro dhe Ramiz" (Serbo-kroatisht: Боро и Рамиз), pas dy partisanëve të Luftës së Dytë Botërore dhe heronjëve të Jugosllavisë Boro Vukmirović dhe Ramiz Sadiku. Boro ishte serb, ndërsa Ramizi ishte shqiptarë, kështu që emri simbolizon vllaznim dhe bashkim të serbëve dhe shqiptarëve.[2][3]

Historia Redakto

Në vitin 1975, u mbajt një referendum dhe qytetarët e Prishtinë, pastaj kryeqyteti i Krahinës Socialiste Autonome e Kosovës votuan në favor të ndërtimit të një sallë të madhe.[4] Ndërtesa përfundoi më 1977.

Më 25 shkurt 2000, ndërtesa u dëmtua rëndë në një zjarr.[5] Pjesërisht ndërtesa u renovua, por fusha e madhe dhe salla e madhe ishin ende jashtë përdorimit.[2]

Ndërtimi Redakto

Fusha e vogël përdoret për basketboll nga Sigal Prishtina. Fusha përdoret edhe për futboll të vogël, hendboll, basketboll, volejboll, sporte të ndryshme, koncerte, ekpozitë, panairet, konventat dhe kongreset.

Fusha e madhe është jashtë përdorimit për shkak zjarrit që ndodhi në vitin 2000.

monumenti Newborn ndodhet përball ndërtesës.[6]

Referime Redakto

  1. ^ Staletović, Lj. (26 shkurt 2000). "Prištinska lepotica" [Bukuria e Prishtinës]. Glas javnosti. Marrë më 3 gusht 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c ""BORO & RAMIZI" & CO" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 3 gusht 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Čolaku, Petrit (15 janar 2016). "Zaboravljeni heroji srpsko-albanskog prijateljstva". BIRN. Marrë më 15 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Kur nisi ndërtimi i Pallatit "Boro-Ramizi", 1975" [Kur filloi ndërtimi i pallatit "Boro-Ramiz", 1975]. Koha Ditore. 27 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2016. Marrë më 3 gusht 2015.
  5. ^ "Nema više "Bore i Ramiza"" [S'ka më "Boro dhe Ramiz"] (në serbisht). Glas javnosti. 26 shkurt 2000. Marrë më 3 gusht 2015.
  6. ^ "RITA ORA STAYS IN KOSOVO". M-Magazine. 10 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2012. Marrë më 4 gusht 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto