Palokë Nika (1892-1961) ishte një atlet shqiptar i shekullit të 20të, organizator i ngjarjeve sportive, futbollist, arbitër, dhe gazetar sportiv. Aktivitetet e tij nismëtare në sport e bëri atë një nga figurat më të shquara në organizimet sportive në Shqipëri. Ai është i njohur si një nga iniciatorët më të rëndësishme të krijimit të KF Vllaznia Shkodër, por ai gjithashtu ndihmoi në krijimin e KF Tirana, duke qenë trajneri i parë i klubit.

Jeta Redakto

Palokë Nika u lind në vitin 1892 në Shkodër, atëherë pjesë e Perandorisë Osmane. Në vitin 1908, duke ndjekur mësimet në shkollën e mesme, ai ka luajtur futboll në një ekip në Piedmont, Itali. Më vonë, ai u bë kapiteni i Indipendenca Shkodër, një ekip futbolli nga Shkodra. Në vitin 1919, Nika ishte një nga themeluesit e KF Vllaznia Shkodër, në të cilën ai ishte edhe kapiten dhe trajner.[1][2]

Referime Redakto

  1. ^ Gjergj Kola. "Palok Nika, personazhi historik i sportit shqiptar". Shkodra Sport. Marrë më 2015-08-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Fatos Baxhaku (2010-05-30). "Nëpër Shkodër me Hafizin". Gazeta Shqip. Marrë më 2015-08-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)