Papunësia
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë punëtore në një territor të caktuar brenda një vendi apo në tërë vendin. Pra, ky indikator ekonomik tregon nivelin e fuqisë punëtore të pashfrytëzuar në proceset ekonomike në një territor gjeografik.
Sipas klasifikimit të Bashkimit Evropian të papunësuar janë ata pjesëtarë të fuqisë punëtore të cilët nuk kanë pasur punë gjatë javës kur është bërë studimi, aktivisht kanë kërkuar punë gjatë asaj jave dhe janë të gatshëm të nisin një punë gjatë dy javëve të ardhshme.
Shkalla e papunësisë është një tregues i mirëqenies ekonomike në përgjithësi. Një shkallë e ulët është tregues i një ekonomie të fortë ku ata që kërkojnë punë mund ta gjejnë atë shpejt, ndërsa një shkallë e lartë mund të tregojë një ekonomi më të dobët. Nga ana tjetër, punëdhënësit mund të gjejnë më lehtë punonjës kur shkalla e papunësisë është e lartë.[1] Pra një ndër problemet shqetësuese në shoqërinë e sotme është papunësia.Përcaktimi pë nocionin papunësi mbështetet në përkufizimin e dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës(ONP,ang.ILO):"Të papunë konsiderohen t gjithë personat në moshë pine të bazuar në matjen e popullsisë ekonomikisht aktive,të cilët gjatë periudhës referuese plotësojnë kërkesat:- janë pa punë, të gatshëm për punë dhe kërkojnë punë."
Referimet
Redakto- ^ Informacione të mëtejshme për rrethin e Kukësit[lidhje e vdekur] - dok. në internet, prill 2007
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |