Parafjalë
Parafjalë janë fjalët e pandryshueshme që qëndrojnë përpara emrave, përemrave, numërorëve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie vartësie ndërmjet fjalëve :
- Punoj me lopatë.
- E njoha nga zëri.
- U rreshtuan për tre.
- Ka ardhur një ftesë për ty.
- Dea mori me kujdes vazon nga tavolina.*
- E njohin për mirë.
- Ai erdhi nga Tirana
Parafjalët, sipas strukturës morfologjike, janë të thjeshta, të përngjitura dhe shprehje :
- - të thjeshta : me, në, nga, afër, brenda, larg, para etj.;
- - të përngjitura : nëpër, përmbi, përveç, sipas, etj.;
- - shprehje : ballë për ballë, rreth e qark, në kundërshtim me, në lidhje me etj.
Parafjalët sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në:
- Parafjalë të rasës emërore
- Parafjalë të rasës gjinore
- Parafjalë të rasës kallëzore
- Parafjalë të rasës rrjedhore
Parafjalë të rasës emëroreRedakto
- = nga, te (tek)
- Është nga Tirana.
- U rrëzua nga lodhja.
- Nga darka do të dukemi.
- Është i madh nga trupi.
- Shtëpitë u ndërtuan nga vetë banorët.
- Në krye doli një nga ish të burgosurit.
- Rrinte te pragu i derës dhe vështronte avionët që fluturonin.
Parafjalë të rasës gjinoreRedakto
- = me anë, me anën, në sajë, në vend, për arsye, për shkak, etj.
Vdjekjet e njerezve nga aksidentet ndodhin per shkak te pakujdesise.
- Ekonomia e vendit mbahet në sajë të kontributit që jep populli.
- Ju kemi në vend të prindërve.
- Shtëpia mbeti përgjysëm për shkak të largimit të vëllait.
Parafjalë të rasës kallëzoreRedakto
- = në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, etj.
- Erdhi vonë në shtëpi.
- U takua me vëllain në Prishtinë.
- Nuk rrihet pa punë.
- Adea u nis për matiqan.
- Endi hedh mbeturina ne koshin e plehrave
- Mos u ul mbi divan.
- U shkau dheu nën këmbë.
- Parisi është një ndër qytetet më të bukura.
Parafjalë të rasës rrjedhoreRedakto
- = prej, ndaj, për, etj.
- Ishte prej Durrësi.
- Ndaj tij u morën masa të rrepta.
- E kapi për gryke.
- Për sundimin ndaj osmanëve priu Skëndërbeu.