Paridi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Paridi (greqisht: Πάρις) - i biri i Priamit, mbretit të Trojës dhe bashkëshortes së tij, Hekubës, shkaktar i luftës së Trojës.
Miti i Paridit
RedaktoNë natën para ardhjes së tij në botë Hekuba e ka parë një ëndërr të kobshme: e ka lindur vravashkën e ndezur, e cila e ka kallur Trojën. Mbretit Priam i drejtohet fallxhori i cili ia ka shpjeguar ëndrrën në atë mënyrë që Hekuba do ta lindë djalin i cili do ta shkaktojë rënien e Trojës. Si sundues i kujdeshëm Priami urdhëroi që djalin e posalindur ta çojnë në malin Ida dhe atje të lërë në një kaçubë. Mirëpo, fëmijën e gjen arusha dhe e ushqenë me qumështin e vet pastaj atë e merr bariu Agela, ia jep emrin Parid dhe e rriti si djalë të vetin. Fëmija u zhvillua në një djalosh të bukur, veçohej me fuqi dhe i mbronte barinjët nga bishat dhe cubat. Shokët e tij, prandaj, e quanin Aleksandros ose "Mbrojtës të barrave". Paridi nuk dinte asgjë për origjinën e vet mbretërore, jetonte i kënaqur dhe as që e parandiente se çka i ka përcaktuar fati.
Një ditë Paridi po kulloste bagëtinë nëpër shpatiet e Adës dhe si rëndom kërkonte nimfën Enona e cila që moti i pat pëlqyer. Papritmas para tij u paraqit zoti Hermes me tri hyjnesha: me Herën, bashkëshorten e Zeusit, me Athinën, hyjneshën e luftës dhe me Afërditën, hyjneshën e dashurisë. I afrohet Paridit dhe ia jep mollën e artë, në të cilën shkruante "më të bukurës!". Sipas vendimit të Zeusit, zotit suprem, molla duhej t'i jepej asaj që konsiderohej si më e bukura. Këtë mollë, në të vërtetë, Erida, hyjnesha e grindjes e pat hedhur para Heras, Athinasë dhe Afërdita, për t'u hakmarrë nga se nuk është ftuar në dasmën e Peleut, mbretit të Ftisë dhe të Tetidës, hyjneshës së detit. Posa hyjneshat e panë mbishkrimin, i shtrinë duart për ta marrë mollën, sepse secila e dëshironte për vete. Kuptohet, se secila e mendonte veten se është më e bukura dhe në mënyrë të qartë ua thoshte këtë të tjerave. Rreth kesaj shpërtheu grindja dhe hyjneshat iu drejtuan Zeusit, zotit suprem që ai të vendosë për këtë mosmarrëveshje. Nuk është dashur që Zeusi të jetë i gjithdijshëm për ta kuptuar, poqese mollën ia jepë njerës, dy të tjerat do të bëhen armike të tij. Për këtë arsye vendosi që të lirohet prej të trijave së bashku me mollën. E thërret kasnecin e vet, Hermesin, ia jep mollën dhe i urdhëron që hyjneshat t'i çojë në malin Ida, në afërsi të Trojës. Atje gjoja se jeton bariu Parid, i cili për arsye të paansisë së vet dhe nga mosnjohja e plotë e gjendjes së ndërlikuar, ishte i vetmi që mund të jipte gjykimin e drejtë.
Kështu Paridit iu dha ndera që të bëhet gjyqtar në konfliktin që shpërtheu ndërmjet hyjneshave dhe vendosi se cila ndër to është më e bukura. Në të vërtetë, as që e interesonte kjo punë. Së pari deshti të ikë para Hermesit, por iu bë e qartë se fjala është për urdhërin e zotit suprem dhe me vëmendje i shikoi hyjneshat. Të tria i dukeshin njësoj të bukura (ose barabar të bukura, secila në mënyrë të vetën, që në këtë rast është një) dhe duke nguruar e hidhte mollën prej dore në dorë. Hyjneshat përpiqeshin që t'i ndihmojnë: secila filloj t'i lavdërojë vyrtytet e veta dhe t'i shajë kundërshtaret, por me këtë vetem që e ngatërruan. Në fund, duke u përpjekur ta bindin përdornin edhe argumente të tilla të cilat ligjet njerëzore i konsiderojnë ndikime të palejueshme në gjyqtarin dhe vendimin e tij. Hera ia ofroi pushtetin mbi tërë Azinë, Athena famën dhe fitoren në çdo luftë, ndërsa Afrodita gruan më të bukur në botë. Mosmarrveshjen vendosi ta zgjedhë në interes të vetin dhe sipas dëshirës së vet. Çka i nevojitet bariut të thjeshtë kokëçarja rreth sundi mit mbi Azinë? Çka i nevojitet fama luftarake, jo e sigurtë dhe kalimtare, të cilën kurrë nuk e ka dëshiruar? Por ta ketë gruan më të bukur - pse mos ta ketë gruan më të bukur nga të gjitha gratë? Mollën ia dha Afroditës.
Sipas mendimit të zotërave dhe të njerëzve gruaja më e bukur në botë ishte Helena, bija e Zeusit, zotit suprem dhe e Ledës, gruas së Tindareut, mbretit spartian. Në të mendonte Afrodita, edhe pse në tërë rastin shiheshin disa komplikime. Në të vërtetë Helena ishte e martuar për mbretin Menela, pasardhësin e Tindareut në fronin spartian. Për ta mposhtur këtë pengesë për hyjneshën e dashurisë dhe të bukurisë nuk kishte kurrfarë problemi. Paridi menjëherë pastaj mori vesh fshehtesinë e origjinës së vet. Pasi që e ëma e tij, Hekaba kurrë nuk kishte pushuar së vajtuari për të, për nderë të kujtimit në Paridin, mbreti Priam organizoi lojëra solemne. Ngadhënjyesi do ta fitonte demin më të bukur nga kopeja mbretërore që kulloste në shpatijet e Ides. Dhe çfarë loje e rastit, këtë dem e zgjodhën pikërisht nga kopeja e Paridit, të cilin Paridi e donte më së shumti. Prandaj, vetë vendosi që ta çojë në qytet dhe atje të mbesë në lojëra, për të parë se kujit do t'i takojë demi. Kur i pa garuesit, i ra ndërmend se edhe vetë, krejt lehtë, do të mund të bënte gara. Poqese fiton sërish do ta fitonte demin e vet më të dashur. Prandaj u paraqit për gara dhe ,duke në saje të fuqisë dhe të shkathtësisë së vet ngadhënjeu mbi të gjithë garuesit, madje edhe ndaj favoritit Hektor, të birit më të madh të Priamit.
Ngadhënjimin e bariut të panjohur djemtë e mbretit e konsideronin turp dhe shkaktuan grindje për ta vrarë. Paridi iku para shpatave të tyre dhe kërkoi mbrojtje në trevën e shuguruar të elterit të Zeusit. Atje e pa Kasandra, e bija e Priamit dhe si magjistare menjëherë ia qëlloi se kush gjendej para saj. Priami dhe Hekaba u gëzuan fort që e gjetën djalin e humbur dhe me kremte të madhe e futën në pallatin mbretëror. Më kot Kasandra para lajmëronte se Paridi do ta shkaktojë shkatërrimin e Trojës. Fjalët e saj askush nuk i mirrte si serioze.
Paridi shpejt iu adaptua rrethanave të reja dhe gati tërësisht e harroi takimin me hyjneshat. Mirëpo, hyjneshat nuk e harruan atë: Hera dhe Athinaja, të fyera në kotësinë femërore, filluan ta thurin hakmarrjen, ndërkaq Afrodita paraqitej që ta çojë në vend premtimin. E zgjoi në Paridin dëshiron për gruan dhe iu ngul në tru që të shkojë në Spartën legjendare për nga trimëria e burrave dhe bukuria e grave. Nuk kaloi shumë pas kësaj Paridi, i shoqëruar me mikun e vet, Enenë, u paraqit në pallatin e Menelaut, mbretit të Spartës. Mbreti i pranoi Miqteësisht, siç u ka hije mysafirve nga Troja e famshme dhe e fuqishme, dhe kur ua prezentoi edhe gruan e vet, në shikim të parë, Paridi u dashurua në të. Ditën e dytë pas gostisë Menelau kërkoj falje, se për shkak të çështjes familjare që nuk mund të shtyhet duhej të shkojë në Kretë dhe i urdhëroi gruas së vet që musafirëve në çdo gjë t'ua plotësojë dëshirat, Në qoftë se Helena këto fjalë i ka kuptuar tepër tekstualisht, për këtë faj ka Afrodita: në të nxiti aso dashurie ndaj Paridit sa që Helena e harroi bashkëshortin e vet, e harroi vajzën, Hermionën e atdheun e vet dhe fshehurazi shkoi në Trojë. Se si ka ndodhur kjo në të vërtetë, me Paridin dhe Helenën, nuk dimë saktësisht, dhe se me siguri nuk do të dimë kurrë. Sipas një verzioni Helena shkoi në Trojë vullnetarisht, ndërkaq sipas tjetrit, të cilin e ka përhapur mbreti Menela, Paridi thjesht e ka rrëmbyer së bashku me trezorin e tij. Qoftë kështu apo ashtu, Paridi ka bërë krim kundër ligjit të shenjtë të mikëpritjes, duke e fyer mbretin e Spartës dhe nderën e tij. Kuptohet se kjo nuk ka mundur të mbetet pa u dënuar.
Lufta e Trojës
RedaktoKur mbreti Menelau, pas kthimit nga Kreta, pa se çka ka ndodhur në pallatin e tij, shkoi në Mikenë ku sundonte vëllau i tij Agamemnoni, për t'u këshilluar me të. E shqyrtuan situatën dhe vendosën që Menelau me Odiseun, mbretin e Itakës, i cili ishte i shkathtë, të shkojë në Trojë dhe ta lusin mbretin Priam që Paridi t'ia kthejë gruan. Poqese Paridi nuk pranon dhe Priami e përkrah Paridin, t'i kërcnohen me luftë.
Paridi ishte i gatshëm që t'ia kthejë thesarin, por assesi nuk dëshironte të flitet për Helenën. Mbreti Priam anoi kah mendimi i të birit të vet, dhe kur deklaroi se Helena do të mbetet në Trojë, i shpallën luftë.
Agamemnoni nuk i shpalli luftë mbretit të Trojës në emër të vet, porse si kryekomandant i fuqive të njësuara të të gjithë mbretërve akeas, ndihmën e të cilëve ia ka siguruar vetes. Me qindra e mija burra dhe me 1.186 anije u nis nga limani i Aulidës kah bregdeti i Trojës, me sukses zbarkoi, në sulm të rrëmbyeshëm dhe e sulmoi qytetin. Mirëpo, trojanët të cilëve u komandonte Hektori, djali më i moçëm i Priamit, i mbrojtën muret e tyre. Atëbotë Agamemnoni urdhëroi që të ngritet kampi i fuqishëm dhe filloi ta rrethoje Trojën. Lufta zgjati dhjetë vjet të gjata të cilat ishin të përmbushura me sulme të akeasve në qytet dhe me turra të trojanëve në fushën e hapët. Lufta përherë ishte e pavendosur: nuk kishte as të mundur as ngadhënjyes. Rezultati i vetëm ishin grumbujt e të vdeK***ve.
Kuptohet se në luftë ka marrë pjesë edhe Paridi. Mirëpo, u tregua, se nuk ka qenë burrë që di ta fitojë respektin e shokëve dhe konsideratën e armikut. Herë-herë luftonte në rreshtat e parë, nganjëherë gjuante nga harku prej largësisë së sigurtë, por edhe harkun e lente të qetë, ndonëse ka qenë shigjetar i shkëlqyeshëm. Derisa sa të tjerët luftonin për të, ai me gruan e vet të bukur argëtohej në odën e vet. Prandaj Hektori edhe nuk e donte, ndërkaq populli dhe ushtria trojane e urrenin. Edhe sikur t'ia falnin që me ve veprën e vet ka qenë shkaktar i luftës, kishte për të mbetur i urrejtur si zot i vdekjes për shkak të indiferencës së tij ndaj fatit të qytetit.
Për akt të madh guximtar u vendos mu pas nëntë vjet të luftës. Lodhja e përgjithshme edhe dërmimi për shkak të luftërave të parreshtura ushtrinë akease, mu si edhe popullin, pas mureve të Trojës, e sollen në përfundim i cili u përhap edhe deri te veshët e udhëheqësve të tyre: poqese sunduesit kanë diçka kundër njëri tjetrit, atëherë le t'i rregullojnë vetë këto në mes vetes dhe mos ta përziejnë popullin në këto punë. Pasi që në të dy anët populli mendonte në të njëjtën mënyrë, udhëheqësve nuk u mbeti gjë tjetër, vetëm se t'i nënshtrohen vullnetit të popullit. Para përleshjes së ardhshme, kur reshtat luftarakë gjendeshin në largësi ku mund të arrinin shigjetat, Paridi doli nga rreshti i parë luftarak dhe i ftoi akeasit që ta zgjedhin udhëheqësin që do të dalë dhe me të të luftojë për jetë ose vdekje, dhe se ky dyluftim le ta vendosë edhe luftën. Provokimit i përgjegji Menelau, mbreti i Spartës siç e detyronte nderi burrëror dhe ushtarak, kurse udhëheqësit trojanë dhe akeas kështu u morën vesh: poqese fiton Paridi, ai do ta mbajë Helenën dhe akeasit do të tërhiqen e do të shkojnë në shtëpi. Por poqese ngadhënjen Menelau, ai do ta fitojë Helenën, ndërsa trojanët do të mbesin në qytetin e tyre. Nga ky çast do të duhej të hyjë në fuqi armëpushimi, i cili do të përfundojë me paqe të përherëshme. Paridi, i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij lidhur me përfundimin e luftës dhe në gëzim të të gjithë shokëve të vet, trimërisht iu kundërvu Menelaut. Mirëpo, posa Menelau e nxori shtizën e vet, Paridi u ngurua. E harroi provokimin dhe përgjegjësinë e vet, iku në mes rreshtave të fundit të luftëtarëve dhe atje u fsheh i frikësuar. Hektori shkoi pas tij, e nxori nga mbarapavija dhe e detyroi të luftojë. Ndonëse Paridi, më në fund, e pranoi luftën dhe në të i angazhoi të gjitha fuqitë e veta, së shpejti u zmbraps para Menelaut. Do të vritej në këtë dyluftim, sikur mos të shpëtonte me mrekulli: kur Menelau gati e shpori, hyjnesha Afrodita e mbështolli Paridin me re dhe fshehurazi e çoi nga fushëbeteja - drejt në dhomën e Helenës.
Nuk është dyshuar se Paridi e ka humbur dyluftimin. Megjithatë, ai nuk ia ktheu Helenën Menelaut. Për më tepër, nuk ia ktheu as atëherë kur Pandari, aleati trojan, e shkeli mërrëveshjen e shenjtë, që për ta nuk ka mundur të përfundojë mirë. Kështu Paridi nuk ishte vetem shkaktar i luftës, por edhe i shkatërrimit të Trojës.
Vetëm nuk u vra në luftë sikurse prindërit dhe vëllazërit e tij. Megjithatë, para vdekjes e bëri veprën me të cilën e fitoi famën: e vrau Akilin, kreshnikun më të madh në mesin e akeasve. Mirëpo, për këtë nuk ka pasur kurrfarë meritash: Akilin e ka gjuajtur nga strehimi i sigurtë në murin e lartë nën shtytjen e zotit Apollon i cili nga hakmarrja që Akili e kishte fyer, e drejton fluturimin e shigjetës së Paridit në thembrën e Akilit të cilën nuk e mbronte parzmorja. Pak më vonë shigjeta vdekjepruese e goditi edhe Paridin: me shigjetë të helmosur e plagosi Pilokteti, harkëbartësi akeas dhe ajo ia shkaktoi plagën e pashërueshme. Në mundime të tmerrshme iku nga Troja në malin Ida ku e kishte kaluar rininë e vet si bari i lumtur. Aty, i braktisur prej të gjithëve, më në fund edhe vdiq. Kur shokët e tij të dikurshëm e gjetën trupin e tij të vdekur, ia organizuan varrimin modest. Helena nuk e ka kërkuar. Ngushllimin e gjeti në shtratin e Deifobit, vëllaut të tij. Por për këtë, e kërkoi nimfa Enona, dashuria e tij e parë dhe nga pikëllimi për të u hudh në turrën e drurëve të ndezur që së bashku me të të shkojë në perandorinë e hijeve.
Paridi në Letërsi dhe Arte
Redakto"Poqese krahas Agamemnonit, është më antipatiku prej të gjitha personazheve të Iliadës", thuhet për Paridin, "atëherë kjo në të vërtetë nuk është pa arsye". Por, megjithatë, emri i tij në vetëdijen e brezave është i rrënjosur më thellë se emrat e shumë "kreshnikëve pa frikë dhe pa të meta" , ndoshta për shkak të dashurisë ndaj Helenës, sepse dashurisë së madhe njerëzit dinë shumë gjëra t'i falin, ndoshta për shkak të zgjedhjes së tij, shikuar për nga aspekti njerëzor, më e preferuar në mesin e tri hyjneshave, e ndoshta edhe për shkak se pa të, më në fund, nuk do të ishte as Iliada. Së këndejmi, në këtë ep nuk flitet për ngadhënjimin e tij mbi Akilin e as për vdekjen e tji pasi që me shigjetë e plagosi Filokteti, harkëbartësi nga Tesalia (Iliada përfundon me varrimin e Hektorit), ndërsa në Odise Paridi as që përmendet. Mer fatin e tij pas vdekjes së Homerit merret e ashtuquajtura Iliada e Vogël, që i mvishet Leskit nga Mitilena (nga shek. VII - VI para e.s.). Pastaj kuptohet, u ringjall gati në secilën vepër të panumërt që merreshin ose merren me fatin e kobshëm të Trojës.
Kujdes të veçantë si poetët dhe dramaturgët Paridit i kanë kushtuar edhe artistët figurativ. Nga antika janë ruajtur shumë piktura të tij, sidomos në vaza: Rrëmibimi i Helenës në më se 40 (më e famshmja është ajo e Makronit, e vitit 480 para e.s. dhe gjendet në Muzeun e Arteve të Bukura në Boston), Të gjykuarit e Paridit në njëzet ekzemplarë (më i lashti me siguri i vitit 540 para e.s., gjendet në Muzeun Metropoliten në Nju Jork), Dyluftimi i Menelaut me Paridin vetëm në dy ekzemplarë (nga fillimi i shek. V para e.s. dhe gjendet në Antikvarin e Mynihut, dhe pak më e re në Luvër të Parisit), Paridi dhe Helena vetëm një ekzemplar (nga fillimi i shek. VI para e.s., sot gjendet ne Muzeun Metropolitan në Nju Jork).
Relievi më i lashtë me Paridin është i vitit 525 para e.s. dhe gjendet në thesarin e Sifnisë në Delfe. Kujdes të veçantë meriton relievi helenistik Rrëmbimi i Helenës i shek. III-II para e.s. dhe relievi me të njëjtin emër sipas modelit grek që gjendet në Muzeun e Lateranit në Romë. Nga koha romake veçmas janë të njohura mozaiqet Paridi si bari në Ida nga vila e Hadrianit në Tivoli (nga vitet e njëzeta të shek II të e.s.) dhe Gjygji i Paridit nga Antiokia mbi Orontin (nga mesi i shek. II të e.s., dhe sot gjendet në Luvër të Parisit).
Prej veprave të kohës më të re po përmendim Gjygjin e Paridit piktorit anonim firentinas, me siguri nga mesi i shek. XIX (gjendet në pallatin Bargiello në Firencë), ksilografinë e Lucas Granachut (Lukas Granakut) Plak, e vitit 1508 (dhe gjendet në Muzeun në Gotha), pikturën e Giorgionit ose të shkollës së tij pas vitit 1507, (është djegur gjatë bombardimit të Drezdenit me 1945) pikturën e Joachim Wteawaelit përafërsisht nga viti 1600 (gjendet në Galerinë Popullore në Londër), katër piktura të P.P. Rubensit të vitit 1636 (njera është në Galerinë e Drezdenit, njëra në Prado të Madritit (e shkatrroi një vandali në vitin 1968), pastaj pikturën François Boucherit (Fransoa Busheri) e vitit 1754, (në koleksionin e Walaceit në Londër), pikturën e Paule Gauginit (Pol Gogenit) e vitit 1903 (që gjendet ne Galerinë Popullore ne Pragë) dhe e Auguste Renoirit (Ogyst Renoarit) e vitit 1914 që gjendet në koleksionin e Mc Ilhenit në Germantovn, ndërsa plastika e vitit 1905, në Galerinë e Jean de Paumeit (Zhan de oPmit) në Paris). Prej pikturave të tjera me Paridin të njohura janë Rrëmbimi i Helenës i një nxënësi të Fra Angelicos (Fra Angjelko), ndoshta e Benozzo Gozzoliut (Benoco Gocoliu) nga gjysma e parë e shek. XV (sot në Galerinë Popullore në Londër) dhe piktura me të njëjtin emër e një mjeshtri anonim fiorentinas nga fillimi i gjysmës së dytë të shek. XV (gjendet në koleksionin e Coookut (Kuikut) në Richomend), pastaj Bariu Parid, autoportret i van Dyckut i viteve 1621-1628, (sot në koleksionin e Jacques Louis Davidit (Zhak Lui David) e vitit 1788, sot në Luvër të Parisit).
Prej skulpturave duhet përmendur Bariun Parid të N. F. Gilletut nga gjysma e dytë e shek. XVIII (sot në koleksionin e Walaceit në Londër) dhe Paridin e A. Canoves (Kanoves) rreth vitit 1790 (sot në Ermitazhin e Leningradit) dhe Paridin prej H. W. Bissenit nga viti 1839-1840 (sot në Glyptotekën e Ny Carlsbergut në Kopenbagë).
Në fund një shënim: emri tjetër i Paridit, Aleksandros, në kohërat e vonshme ka qenë tejet i përhapur, është i vetmi emër, historikisht i dëshmuar nga Troja e kohës heroike, dhe ky në dokumentet e shkruara me shkronja me karakter kunjash të mbretërve të mëdhenjë hitit (Iliosi grek, d.m.th. Troja). Emri paraqitet në kontratën që në kalim të shek. XIV-XIII para e.s. e ka lidhur mbreti hitit, Muvatallishi, me sunduesin e krahinës së Iulusit dhe në trajtën hetite tingëllon Aleksandrus.