Parku Kombëtar Shebenik
Parku Kombëtar Shebenik shpallur me Vendim të Këshillit të Ministrave nr 640 datë 21.05.2008 kategoria e II-të IUCN, shtrihet në verilindje të Shqipërisë, përkatësisht në territorin e Bashkisë Librazhd, Bashkisë Prrenjas dhe Bashkisë Bulqizë. Sipërfaqa e parkut është 34 507.9 ha (ndryshuar) sipas VKM nr 59 datë 26.01.2022 me një altitudë nga 270 metra mbi nivelin e detit deri në lartësinë 2262 metra (Maja e Rreshpës). Natyra e këtij parku është magjepse e përbërë nga sipërfaqe të mëdha me pyje, ugina, male, lumej, kullota alpine. Parku është pjesë e rrjetit EMERALD, shtrihet në brezin e gjelbërt tw Europës (European Green Belt), dhe po ashtu në Harkun e Parqeve Dinaride . Ka një diversitet të larmishëm natyrorë sidomos në florë dhe në faunë.Ka pasuri të mëdha ujore si lumej (Borova, Qarishta, Bushtrica), përrenj, 14 liqene glaciale të vendosura në vargmalin e Shebenikut mbi 1900 metra mbi nivelin e detit duke krijuar një cirk akullnajor.
Kufizimet e territorit Parku Kombëtar Shebenik sipas VKM nr 640 datë 21.05.2008
- Në veri (Rrethi i Bulqizës): Pika e takimit të rrugës automobilistike Librazhd - Steblevë me rrugën Librazhd- Dorëz, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llange, Fushë Studen. Kufiri verior ndjek rrugën e fshatit Borovë, përroin e Zallit të Klenjës, ndërpret rrugën automobilistike Steblevë – Klenjë - Gjinovec dhe pika kufitare Shkëmbi i Shqipes....
- Në lindje Republika e Maqedonisë (Jablanicë), Shkëmbi i Shqipes, vijon përgjatë kufirit shtetëror, maja e Radacit (2 081 m), Qafa e Kruqit (2132 m), Shpella e Ariut (2 030 m), Qafa e Kokelit (1883 m), Maja e Kurorës), Maja Varri i Marikës, Maja e Kallkanit, Qafa Rinas (1 404 m).
- Në jug (Komunat Rrajce, Qukës, Hotolisht, Qendër): ndjek kurrizin dhe rrugën për këmbësorë, në drejtimin Qafa e Policës (Maja Kryqi Mjet), kalon te Qafa e Gjashtë Lisave, ndjek rrugën për këmbësorë, maja e Skurës.
- Në perëndim (Komunat Lunik e Steblevë), zbret kurrizin, ndërpret lumin e Bushtricës, vijon në maja e Trestenikut, maja Varri i Plakës, ndjek rrugën këmbësore për në fshatin Bozgarë - Kokrevë, ndërpret përroin e Hotolishtit, ngjitet kurrizit, kalon përgjatë rrugës Dorëz - Librazhd, deri te pika e takimit me rrugën automobilistike Librazhd – Steblevë.
Zonimi i Parkut Kombetar Shebenik
Administrimi
RedaktoParku Kombëtar Shebenik administrohet nga Administrata e Zonave të Mbrojtura (AdZM) Elbasan e cila është në vartësi të Agjencise Kombëtare të Zonave të Mbrojtura pranë Ministrisë Turizmit dhe Mjedisit . Parku menaxhohet nga AdZM me një staf prej 12 roje mjedisore, 2 specialist dhe 1 shef monitorimi. Zyrat e administratës ndodhen në unazën perindimore të qytetit të Librazhdit.Pranë saj mund të gjeni informacion rreth parkut, për shtigjet natyrore si dhe informacione për akomodime të mundshme.
Në Fushë Studen ndodhet dhe Qendra e Vizitorëve e cila përmban më shumë informacione rreth Parkut Kombwtar Shebenik dhe destinacionet turistike.
Drejtori i AdZM Elbasan është Inxh. Fatmir Brazhda
Flora
RedaktoHabitatet e renditura më sipër ofrojnë një florë të pasur me disa lloje të rëndësishme bimore bazuar në kritere të ndryshme: lloje endemike apo lloje me shpërndarje të kufizuar, lloje të Kërcënuara (të renditura sipas Listës së Kuqe të IUCN-së për Shqipërinë, Evropën apo Botën), ose me lloje me vlerë ekonomike. Gjithsej, janë identifikuar një numër total prej 26 lloje me interes ruajtjeje Bazuar në praninë e llojeve të bimëve të Rrezikuara dhe Endemike/ të Kufizuara, në pasurinë e përgjithshme të llojeve dhe praninë e habitateve të rëndësishme në nivel kombëtar apo rajonal, kjo PKSH identifikohet si një nga 45 Zonat e Rëndësishme të Bimëve të vendit.
Në ligatinat e vogla dhe të shpërndara, duke përfshirë burimet, moçalishtet dhe përrenjtë alpinë, mund të gjenden lloje të rëndësishme me përhapje të kufizuar në Ballkan, si Pinguicula balcanica, Narthecium scardicum (Endemike e Ballkanit, A1b e Cënuar,) si dhe Soldanella pindicola.
Bashkësitë serpentine që rriten në brezin malor dhe alpin, mbi gurët e dala në sipërfaqe të këtij shkëmbi toksik dhe selektiv vullkanik, ofrojnë një florë të rrallë me lloje të llojeve të rëndësishme të Ballkanit dhe ato të Kërcënuara si Alyssum bertolonii (Endemike të Ballkanit, me shkallë të Ulët Rreziku), Sedum serpentini (Rrezik të Ulët), si dhe më rrallë, Festucopsis serpentini (Endemike, jo e Vlerësuar). Në të njëjtën lartësi, por në shkëmbinj gëlqerorë, mund të gjejmë kullota të thata të stepës të Festuco-Brometea, të cilat ofrojnë disa lloje bimësh që mblidhen si bimë mjekësore nga banorët vendas, si Thymus spp., Gentiana lutea, Sideritis syriaca, Hypericum perforatum, Satureja montana dhe Origanum vulgare.
Në livadhet dhe shkurret e ulta mbi vijën e pemëve, mbi shkëmbinjtë vullkanikë, mund të gjenden lloje të tjera të rralla dhe të kërcënuara të bimëve me shpërndarje të kufizuar, si: Alkanna scardica (sub-endemike, me shkallë të ulët rreziku), Anthyllis vulneraria subsp. balgarica (sub-endemike), Bornmuellera Baldacci (e Kërcënuar A1b), Genista hassertiana (sub-endemike, Pothuaj e Rrezikuar), Gentiana lutea (e Rrezikuar A1b), Lilium albanicum (sub-endemike, E Rrezikuar në Nivel Kritik 1b) filizat e Pinus peuce (Endemike e Ballkanit, e Rrezikuar A1b) dhe Viola magellensis. Në majat dhe kreshtat e maleve gëlqerorë rriten bashkësitë kasmofitike (chasmophytic), të mbizotëruara nga lloje të rralla dhe të kërcënuara si Moltkia petraea, Potentilla apennina dhe Ramonda serbica (Endemike e Ballkanit, e Cenuar A1b).
Fauna
RedaktoFauna është shumë e pasur në lloje të ndryshme,duke filluar nga gjallesat njëqelizore e më andej me dhjetra specie zvarranikësh, amfibësh, peshqish brejtësish , gjitaret e vegjël e deri tek gjitarët e medhenj dhe shpendët e zogjtë
Specie më të rëndesishme janë tritoni, trofta e malit,lakuriqet e nates, zvarranike të ndryshëm si vipera, etj. Specie te rendesishme takohen edhe tek gjitaret e vegjel si minjte, si psh. gjumashi i lajthise.
Ndër gjitarët e mëdhej permendim dy grupe të rëndësishme barengrënsit si lepuri i eger (Lepus europaeus), derri egër (Sus scrofa), kaprolli (Capreolus capreolus), dhija e egër (Rrapicapra rupicapra), ketri (Sciurus vulgaris), baldosa (Meles meles), etj.
Mishngrënsit kryesore janë: Rriqebulli (Lynx lynx balcanicus), ariu i murrëm (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), zardafi (Martes martes), kunadhja (Martes foina), ,macja e egër( Felis silvestris), dhelpra (Vulpes vulpes), etj
Shpendët përbëjnë një pasuri të vecante e të mahnitëshme,takohen shumë specie të rëndesishme, si: gjeli egër, kaliqyqes, shqiponja, qukapiku,skifteri, gjeraqina, thëllëza e malit, shkabat etj.
Zogjtë përbëjnë një ansambël të vërtetë me cicerimat e tyre, takohen gjithandej në zonat urbane, pyjet e deri tek kullotat alpine.
Hidrografia
RedaktoGjeologjia
RedaktoTurizmi
RedaktoInfrastruktura
RedaktoKultura dhe Traditat
RedaktoShtigjet Natyrore
RedaktoReferimet
Redakto