Parku Kombëtar Olympic (anglisht: Olympic National Park) në Washington, ShBA është një kompleks shkrepash të thepisur, shkëmbinjsh të rrumbullakët dhe përplasje dallgësh. Parku Olimpik me një majë mali gjithnjë të mbuluar me akull dhe dëborë. Por ky park përfshin edhe 100 kilometra plazhe me një pamje dramatike, ku deti dhe toka takohen si një kompleks shkrepash të thepisur, shkëmbinjsh të rrumbullakët dhe përplasje dallgësh.

Pylli i famshëm tropikal Hoe në parkun kombëtar Olimpik të Uashingtonit është një bukuri luksoze, e paprekur e natyrës me drurë të gjatë, fier gjigandë dhe një ndërthurje delikate degësh të këtyre drurëve të mëdhenj. Parku shtrihet në shpatet perëndimore të një gadishulli të rrahur nga valët e detit. Kjo mrekulli drurësh të egër duket si një vend i ngrirë në kohë. Vizitorët e parë i çudiste fakti se në shumë pika të parkut pemët e mëdha riteshin në rreshta të drejtë si të ishin mbjellë me kujdes. Por ja ku qendron sekreti. Gjethet e thara dhe mbeturina të tjera në tokën e pullit kanë krijuar një stresë aq të trashë sa që farat ndohen shumë thellë dhe vështirë që të shpërthejnë. Por drurët e rëzuar shërbejnë si shtretër për farën e re, duke i dhënë jetë brezit të ri të gjelbërimit. Pylltarët i qujnë ato shtresa drurësh ushqyes. Ndërsa gjigandët e pyllit dekompozohen, ato ushqejnë filizat e rinj që rriten në rrjeshta të drejtë ku kanë rrënë drurët e vjetër. Pylli tropikal ia detyron jetën e tij dinamike dhe bukurinë tërheqëse mjegullës dhe shiut të dendur. Këtu jo vetëm që bien shirat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, por edhe rreshjet më të shumta në botë. Ky fenomen vjen nga relievi malor që shtrihet përgjatë gjithë gadishullit dhe kështu retë që krijohen nga avujt e Paqësorit dynden në faqet perëndimore të tij. Atje ato ngrihen, ftohen dhe pastaj lëshojnë lagështirën në pyll, rreth 4500 milimetra shi në luginat e thalla të Olimpikut. Mali i Olimpit, i mbuluar vazhdimisht me akull, dëborë, dhe glaciers, është kurora e kësaj kreshte. Tri lumenj të mëdhenj dhe shumë përrenj e rëke kalojnë përmes këtij gjelbërimi të përhershëm. Në të vërtetë, askund tjetër në botë nuk mund të gjesh pëmë kaq të gjata dhe lloje kaq të shumta sa në këtë pyll tropikal. Janë pikërisht këto objektet më tërheqëse të Parkut Kombëtar Olimpik. Por natyra i ka dhuruar këtij gadishulli edhe qënie të gjalla shumë të bukura si dreri Ruzvelt, siç e kanë vënë atij emrin e presidentit Tedi Ruzvelt. Dikur ai ishte në prag të zhdukjes, por sot më shumë se pesë mijë drerë ende të lirë në park. Parkut Olimpik i janë shtuar edhe 100 kilometra plazhe që përbëjnë një nga brigjet më mbresëlënëse dhe të pashkelura të Paqësorit.

A view of the summit of Mount Olympus from the Blue Glacier.
Subalpine Fir in meadow on Hurricane Ridge.
Moss draped Bigleaf Maple near the Hoh River.
Downed Western redcedar

Referime

Redakto

Voice of America