Pasaporta e Serbisë
Pasaportat serbe u lëshohen shtetasve serbë të çdo moshe dhe është dokumenti parësor i udhëtimit ndërkombëtar që lëshohet nga Serbia.
Pasaportat lëshohen nga Ministria e Punëve të Brendshme ose, nëse shtetasi banon jashtë vendit, në ambasadë. Përveç që shërbejnë si dëshmi identiteti dhe shtetësie, ato lehtësojnë procesin e sigurimit të ndihmës nga zyrtarët konsullorë serbë jashtë vendit, nëse është e nevojshme. Qytetarët nuk mund të kenë disa pasaporta serbe në të njëjtën kohë.
Pasaportat biometrike serbe u prezantuan më 1 korrik 2008.