Pasqyra e Lëndës Gjinia: Poezi. Autori: Ervin Hatibi. Shtepia botuese: "Ora". Viti i botimit 2004. Faqet e librit 98.

“Pasqyra e lëndës”, një lloj nonsensi, është faqja e fundit e librit, por kjo metaforë është një kuptim i poezisë sime, një lloj narracioni. Kjo poezi është pasqyra e lëndës që ka kaluar në duart e mia, e lëndës që jam unë, e lëndës që më rrethon. Eshtë edhe tentativa për të dokumentuar objektet unë bashkëjetoj me këto objekte. Eshtë ai markimi im, vulosja nga dashuria ime për pop artin që e mbush poezinë me sllogane, me objekte të përdorimit të përditshëm, për të cilat deri tani poezia ka qënë pak sqimtare, pak aristokratike për t'i pranuar këto objekte. Puna është për të pranuar realitetin, për të pranuar të paktën që heroi lirik i poezisë shqiptare një njeri i adiktuar me vartësi nga teknika, nga ushqimet e ngrëna në këmbë. - Autori