Ervin Hatibi (Tiranë, 31 maj 1974) është një poet, piktor, botues dhe eseist shqiptar. Shkruajti poezitë e para kur ishte 14 vjeç, të përmbledhura në vëllimin Përditë shoh qiellin me parathënie nga Ismail Kadare, u përshkrua nga ky i fundit si "vazhdimësia dhe e ardhmja e letërsisë shqipe." Kultivoi po ashtu pasionin për pikturën, duke ekspozuar veprat e tij në Shqipëri dhe jashtë saj;[1] si dhe shkroi tekste këngësh, veçanërisht për grupin Ritfolk këngët "Afrohu", “Drejt fatit tim” dhe gjysmën e parë nga “Dëshirë e heshtje”.[2][3]

Biografia

Redakto

U lind në Tiranë më 31 maj 1974,[4] i biri i aktorit Binok Hatibi dhe Vjollca Allmuçës. Pas shkollimit fillor, të mesmen e ndoqi në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja "Asim Vokshi".[5] Gjatë fëminisë u angazhua nëpër kurse aktrimi dhe si aktor zanor për radiodramat e RTSH-së. Kur ishte 14 vjeç botoi poezitë e para nëpër revistat e mëdha të kohës, të cilat dolën më pas të përmbledhura në botimin Përditë shoh qiellin me parathënie nga Ismail Kadare dhe ballinën nga daja i vet piktori Sali Allmuça,[3] vëllim që u përshëndet nga kritika. Si rrjedhojë e shquarësisë që fitoi autori i ri, Kinostudio "Shqipëria e Re" përgatiti një dokumentar për rioshin, titulluar "Poeti 15 vjeçar".[6]

Çeli të parë ekspozitë të pikturave të tij pranverën e 1991 në Galerinë Kombëtare të Arteve të Bukura. Më 1992 ndërsa po mbyllte shkollimin e mesëm në shkollën e gjuhëve të huaja "Asim Vokshi" në Tiranë, Hatibi bashkëthemeloi revistën letrare avangarde "e per-7-shme". Vitin si vijoi, shkroi rregullisht mbi çështje të rëndësive sociale e letrare, dhe mori pjesë gjithashtu nëpër lëvizje rinore në mënyrë aktive, duke i paraprirë ndryshimeve demokratike në vend. Shkroi tekste këngësh për këngëtarë dhe bandat pop të Tiranës, duke marrë pjesë vetë gjithashtu si vokalist i bandës së vet në skenën e rock-ut të kohës.[6]

Pasi përfundoi studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës, dhe para se të shkonte në Jordani për të studjuar gjuhën dhe qytetërimin arab, Hatibi botoi përmbledhjen e tij të dytë dhe më të shquar poetike 6 Maç në Tiranë më 1995. Prej atij çasti, poezitë e tij u botuan nëpër disa antologji për poetët kryesorë shqiptarë: Antologjia e Poezisë Shqipe (maqedonisht: Антологија на албанската поезија; 1998?); Antologji e Poezisë Bashkëkohore Italiane dhe Shqiptare, italisht dhe shqip, botuar në Itali më 1998; La prueba de la tierra: Tres Jovenes Poetas Albaneses (Malaga: Cedma, 2003)[7] si dhe E frikshme dhe e bukur (Prishtinë: Rozafa, 2003).[6]

I përkushtuar për disa vite pas pikturës, ekspozoi veprat e tij «Albanie, Printemps-Éternité 2003» në Paris më 2003, «Pop-Ferman» në Ferrara më dhe «f&rman» në Shkup më 2004, «fast forwarding fermans» në Stamboll më 2008 dhe në Biennalen e Pragës më 2009.[4]

Kontribute

Redakto

Ka kontribuar me kritika mbi se si politikanët shqiptarë në kontekste të ndryshme në mënyrë iracionale hedhin dyshime mbi Islamin dhe myslimanët, duke orientalizuar armikun ngrejnë kështu një joçështje dhe duke prodhuar vetiu një thembër Akili të shoqërisë.[8] Eseja e tij Shpluhurosja e një miti (2002) çmohet si gurrë frymëzimi për studimin e qasjes orientaliste.[9]

  • Përditë Shoh Qiellin, Tiranë: Naim Frashëri, 1989;
  • 6 Maç, Tiranë: Marlin Barleti, 1995;
  • Pasqyra e Lëndës, Tiranë: Ora, 2004;
  • Republick of Albanania, Tiranë: Ora, 2005;
  • Një gjarpër i viteve gjashtëdhjetë: dhe të tjera tregime zoologjike, Shkup: SHK Vizioni M, 2018; pjesë e gjerdanit të botuar nga revista "Shenja".
  • Transkript nga krevati tjetër, Tiranë: Onufri, 2020.

Referime

Redakto
  1. ^ Elsie, Robert (26 qershor 2006). "Ervin Hatibi". albanianliterature.net (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2008. Marrë më 18 korrik 2022.
  2. ^ "Flladi i nostalgjisë për Ritfolk". gazetasi.al. 7 qershor 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ a b Ervin Hatibi, intervistoi Andreas Dushi (28 nëntor 2021). "Këto nuk janë fjalët e mia". exlibris.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ a b Autorinnen und Autoren aus Südosteuropalesen in Leipzig (në gjermanisht). 2011. fq. 32.
  5. ^ Hasani, Hasan (2003). L'Enciclopédie des écrivains Albanais 1501-2001. Faik Konica. fq. 187. ISBN 9789951060349.
  6. ^ a b c "El hombre". ervinhatibi.com. 3 nëntor 2008. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2009. Marrë më 18 korrik 2022.
  7. ^ "Literatura albanesa". phte.upf.edu (në spanjisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  8. ^ Endresen, Cecilie (2011). "Diverging images of the Ottoman legacy in Albania". Images of Imperial Legacy: Modern Discourses on the Social and Cultural Impact of Ottoman and Habsburg Rule in Southeast Europe (në anglisht). LIT Verlag Münster. fq. 48. ISBN 9783643108500.
  9. ^ Balcı, Mustafa; Dibra, Fatos (2020). "Arnavutluk'ta Türkoloji". academia.edu (në turqisht). fq. 95.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)