Pau Klaris
Pau Klaris { anglisht: Pau Claris i Casademunt } (1 janar 1586 – 27 shkurt 1641) ishte avokat katalunas, klerik dhe Presidenti i 94-të i Katalunisë në fillim të Revoltës Katalunase. Më 16 janar 1641, ai shpalli Republikën Katalunase nën mbrojtjen e Francës.
Pau Klaris Kasademunt | |
---|---|
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1 janar 1586 Barcelonë |
Vdiq më | 27 shkurt 1641 Barcelonë |
Nënshtetësia | Katalunas |
Punësimi | Politikan, kishtar |
Biografia
RedaktoVitet e hershme
RedaktoKlarisi u lind në Barcelonë. Familja e babait të tij ishte nga Berga dhe edhe gjyshi i tij, Françesku, edhe babai i tij, Joani, ishin juristë të mirënjohur në Barcelonë. Nëna e tij ishte Peronella Casademunt.[1] Pau ishte më i riu nga katër vëllezërit dhe më i vjetri vëlla, Françesku, ishte avokat që pati ndikim të madh në rrugën politike të vëllait. Familja e Pau Klarisit i takonte borgjezisë barcelonase dhe pati fuqi ekonomike dhe administrative të mëdha.
Megjithëse është e mundur që edukimi i tij të ketë qenë më gjithëpërfshirës, e qartë është se Klarisi mori doktoraturën në ligjin civil dhe ligjin e kishës nga Universiteti i Barcelonës dhe që ai ka studiuar kursin gjatë periudhës ndërmjet viteve 1604 dhe 1612.
Më 28 gusht 1612, Pau Klarisi u caktua të punonte në La Seu d'Urgell, në vendin e Peshkopit të Katalunisë. Më 25 shtator të po atij viti, ai u zgjodh canon (prift) dhe u caktuan në Dioqezën e Uregllit.
Karriera politike
RedaktoNë vitin 1626, Klarisi u zgjodh përfaqësues i kishës në Parlamentin e Katalunisë (Corts catalanes), i cili u hap më 28 mars me qëllim që ta turbullonte situatën politike pasi mbretit të ri të Spanjës, Filipit IV, nuk do të ratifikojë kushtetuat katalunase, për shkak të taksave dhe pyetjen nëse zyrtarët mbretëror kishin për të ndjekur ligjin katalunas. Kisha katalunase u rraskapit nga taksat mbretërore dhe ishte kundër praktikës së nominimit të peshkopëve nga dioqezat kastiliane (spanjolle) në ato katalunase. Refuzimi për pagimin e taksave prej 3,300,000 dukateve shkaktoi largimin e menjëhershëm të mbretit të Madridit.
Parlamenti i rifilluar i vitit 1632, kishte të njëjtët anëtarë të vitit 1626. Me këtë rast, rebelimi kundër kurorës spanjolle ishte i dukshëm, i udhëhequr nga një gjeneratë brilante e avokatëve, siç ishin kataluansi Joan Pere Fontanella, i cili ishte këshilltari legal i Generalitat (qeverisë katalunase) dhe Këshilli i Qindëshes, dhe luajti një rol kritik në marrëdhënien në mes të Katalunisë dhe Kurorës, e cila përfundoi ndarje në vitin 1640.
Në vitin 1632, Klarisi u caktua nga krahu i tij që të trajtonte subjektin e zgjedhjeve dhe më 15 korrik, shteti zgjodhi 18 njerëz – Divuitena – që të formojnë rolin e Bordit Ekzekutiv.
Pjesët më të veçuara politike të kësaj periudhe të jetës së Klarisit ishin trazirat e Vicit. Si rezultat i koncesionit papnor që i dha mbretit të Spanjës një të dhjetën e të ardhurave të Kishës në Spanjë që shërbente si ndihmë ndaj Kurorës, trazirat popullore shpërthyen në dioqezën e Vicit nën drejtimin e Melcior Palau i Boscà, dhe mbështetja e zjarrtë e dy kanonëve të Urgellit, Jaume Ferran dhe Pau Klaris.
Marrja e pronës kishtare në Vic nga gjykata mbretërore shkaktoi demonstrata revolucionare, me shpifje dhe kërcënime për shkatërrimin e fushës gjatë pranverës dhe verës së vitit 1934. Pavarësisht nga presioni nga Peshkopi i Gironës, Këshilli i Aragonit guxoi që ta burgoste vetëm dhjakun (ndihmësin e priftit) disident, Pau Capfort. Në fund, konflikti bëri që të shtyhej pagesa e një të dhjetës deri në fund të nëntorit.
Në vitin 1630 dhe 1636, Klarisi mori pjesë në Këshillat e Tarragonës. Në vitin 1636, pavarësisht nga përpjekjet për neutralizimin e kryepeshkopit të Tarragonës, spanjollit Antonio Pérez, ai arriti miratimin e një kushti ku të gjithë predikimet në Principatë të ishin katalunisht.
Presidenca e Generalitat-it
RedaktoMë 22 korrik 1638, Pau Klaris u zgjodh deputet kishtar i Diputacio del General. Anëtarët e tjerë që u zgjodhën ishin Jaume Ferran (po ashtu canon i Urgellit), Rafael Ancient dhe Rafael Cerda si auditorë të Kishës, Ushtrisë, dhe Armatës Mbretërore, përkatësisht edhe Francesc de Tamarit dhe Josep Miquel Quintana si deputetë për Ushtri dhe Armatë Mbretërore.
Si anëtar i kishë, Klarisi kryesoi mbledhjet e Qeverisë. Sipas J. H. Elliot, mëkëmbësit në Santa Coloma u përpoqën më kot për ryshfet te Klarisi dhe Tamari, njerëz të pakëndshëm në lidhje me rolin e tyre në shërbim të mbretit.
Klarisi e gjeti Generalitatin me shumë probleme ekonomike, që rezultonin nga vitet kur u drejtua keq, dhe konflikti që u hap me Kurorë Spanjolle duke akuzuar për kontrabandë, për shkak të shkeljes së dekretit në vitin 1635 dhe 1638, e cila ndaloi çdo lloj tregtie me Francën për shkak të Luftës Tridhjetëvjeçare. Intervenimi i sherifit Montrodon, me mandat nga Mëkëmbësit e Santa Colomës, në magazinat e Mataro dhe Salses, shkaktoi konfliktin, në të cilin avokati Joan Pere Fontanella përsëri luajti një rol të shquar në favor të tezave të anëtarëve të qeverisë. Edhe pse qyteti i Barcelonës ishte fillimisht ngurrues, ai mbajti anën e anëtarëve të qeverisë në vitin 1639, veçanërisht për shkak të vendimit të Kurorës për të krijuar një rimëkëmbje të përgjithshme nga Katalunia për vitet 1639 dhe 1640, me 50,000 pounda në vit.
Pas gjithë këtyre përpjekjeve ishte lakmia e Filipit IV dhe Kont-Dukës së Olivaresit që të fuste gjitha tokat nën Kurorën Spanjolle në përpjkje për të kontribuar financiarisht në shpenzimet e bëra gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare, që veçse e kishte shkatërruar Kastilen. Katalunia asnjëherë nuk e ka parë konfliktin e zgjerimit të rrënjëve si konflikt të vetin, dhe as katalunasit asnjëherë s’kanë pritur diçka. Olivaresi, që ta drejtpeshojë situatën, dëshironte ta lëvizte konfliktin (ose të paktën, ajo veçse e kishte parë atë) dhe kështu më 19 korrik 1639, u rrethua nga Franca dhe u mor Kështjella e Salses në Rosillon. Kjo shkaktoi një luftë shumë të ashpër në mes të Kont-Dukës dhe Generalitatit për të shtuar përpjekjet e tij në luftë. Në fund, deputetët u pajtuan që ta dërgojnë Francesk de Tamaritin në front me një draftë të ri për ushtarët që të rimerret kështjella e Salses, gjë që u bë në ditën e Epifanisë në vitin 1640. Sidoqoftë, humbja në njerëz dhe në të mira materiale për vendin ishte e madhe dhe situata u tensionua.
Revolta
RedaktoPavarësisht nga data kur filluan kontaktet me Francës, ajo do të përfundonte me alenacën Kataluni-Francë që bie në kundërshtim me Kurorën Spanjolle dhe i jep vrull të ashtuquajturës Revolta Katalunase ose Luftës së Korrësve. Edhe pse kjo mbetet një çështje e diskutueshme në mesin e historianëve, duket se ajo ka filluar në maj të vitit 1640. Pau Klarisi ishte ftuar në gjykatën e përgjithshme më 10 shtator 1640 por në të njëjtën kohë dhe pa u konsultuar me qytetet, do të kishte filluar kontaktet me francezët.
Më 7 shtator 1640, përfaqësuesit e Parlamentit (Genereliatat) të Katalunicë, Tamaritit. Ramon de Guimerà, dhe Francesc de Vilaplana, nipi i Klarisit, nënshkruan Paktin e parë të Céret-it me Bernard Du Plessis-Besançon,[2] i deleguar nga Armand Jean du Plessis de Richelieu, Kardinal-Duka i Riqelieut në emër të Luisit XIII të Francës, sipas së cilës Katalunia pranon ndihmë ushtarake me qëllim të përballimit të sulmit të Kastiljes e komanduar nga Kont-Duka i Olivaresit, i cili veçse kishte vendosur që të intervenonte në Kataluni. Besohet se para presionit ushtarak kastiljan, Klarisi është parë të jetë i drejtuar në mënyrë progresive për të pranuar një kundër-rrjedhë të presionit francez, ku Katalunia do ta ndante vetveten nga Monarkia Spanjolle dhe do të merrte një formë të autonomisë nën protektoratin e Mbretit Francez.
Supozimi personal i fuqisë nga stafi i Klarisit nga shtatori i vitit 1640, duket të jetë i përgjithshëm. Junta, Gjenerali i Braços u thirr dhe ishte institucion vendimmarrës në situatën e re, marrëdhëniet me Francën dhe shkëputja ishin bërë zyrtare, dhe borxhi publik është nxjerrë për financimin e shpenzimeve ushtarake.
Më 20 tetor të vitit 1640, Du Plessis-Besançon shkoi në Barcelonë, dhe disa ditë pas kësaj, ai nënshkroi paktin e parë të për ndihmën ushtarake nga Franca për Kataluninë, nga e cila Franca është e angazhuar për mbrojtjen e Principatës.
Republika Katalunase
RedaktoMë 24 nëntor, ushtria spanjolle nën Pedro Fajardon, Markezin e Los Velezit, sulmoi Kataluninë nga jugu. Më 23 dhjetor, Pau Klarisi lëshoi alarmin dhe shpalli luftë kundër Filipit IV të Spanjës. Fitorja po avanconte trupat kastiljane në Tortosë, Kambrils, Tarragonë dhe Martorelli detyroi Bordin e Ushtrisë dhe Këshillin e Qindëshes ta përdorin ndihmën franceze. Kështu, më 16 dhe 17 janar, bordi e pranoi propozimin që Katalunia të jetë republikë nën mbrojtjen e Francës.
Por përsëri presioni i kastiljanëve që po i afroheshin Barcelonës, dhe pretendimet franceze bën që Klarisi ta likuidonte mbrojtjen e republikës dhe ta shpallet Luisin XIII Kont të Barcelonës më 23 janar 1641, tri ditë para Betejës së Montjuicit që me mundime të mëdha mundi forcat kastiliane dhe ndali sulmin ndaj Barcelonës më 26 janar 1641.
Vdekja
RedaktoMë 20 shkurt 1641, Philippe de La Mothe-Houdancourt, zëvendës i Du Plessisit, erdhi në Barcelonë me pushtetin e Kapiten Gjeneralit të të gjitha ushtrive luftuese në Kataluni. Po atë ditë, Klarisi u ndje shumë i sëmurë dhe ditën pasuese iu bë ceremonia e fundit.
Pau Klarisi vdiq natën e 27 shkurtit 1641. Pavarësisht nga fakti se ai nuk e shfaqi sëmundjen e tij për më shumë se një vit, teoria e një helmimi të mundshëm ka qarkulluar që në momentin e parë (letra e Roger de Bossostit ndaj Kardinal Riqelit) dhe hetimet moderne e mbështesin këtë tezë.
Klaris u varros në dhomën e nëndheshme të familjes në kishëzen e Kisha e Krishtit e Shën Joanit të Jerusalemit në Barcelonë. Fatkeqësisht, në vitin 1888, në kontekst të reformave për Ekspozitën Universale të Barcelonës, kisha u shemb.
Nderimet
RedaktoNë vitin e vdekjes së tij, Francesc Fontanella botoi Panegíric a La Mort De Pau Claris De Francesc Fontanella (Mburrje në vdekjen e Pau Klarisit).
Rrugët
RedaktoNë Barcelonë, në rrethin e Eixamples, është Carrer de Pau Claris. Ajo fillon në Avinguda Diagonal dhe mbaron në Plaça Urquinaona.
Shumë qytete të tjera në Kataluni kanë rrugë she sheshe që i dedikohen atij.
Monumentet
RedaktoNë Barcelonë, disa monumente u ngritën për nderë të tij, ku më e njohura është statuja e vendosur në fund të Passeig de Lluís Companys. I krijuar në Rafael Atche i Ferre dhe i dedikuar në vitin 1917, ai ishte i ruajtur dhe i rezervuar gjatë Luftës Civile Spanjoll dhe u ripozicionua në vitin 1977. Drejt nga përkushtimi i tij, dhe me ndërprerje për shkak të luftës dhe persekutimin e mëvonshëm politik të kulturës katalunase, vendi është bërë një pikë takimi dhe përkujtim nga ndjeshmëria politike në prag të pavarësisë katalunase.
Shënimet
Redakto- ^ Història De La Generalitat De Catalunya I Dels Seus Presidents (në katalonisht). Vëll. 2. Barcelona: Generalitat de Catalunya. 2003. fq. 204–216. ISBN 84-393-5633-1. OCLC 55801061.
- ^ "Bernard Du Plessis-Besançon". Enciclopèdia Catalana (në katalonisht). Barcelona. 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2012. Marrë më 6 prill 2014.
Bibliografia
Redakto- Garcia Càrcel, Ricard (1980). Pau Claris, La Revolta Catalana. Pinya de rosa, 36 (në katalonisht). Barcelona: Dopesa. ISBN 84-7235-450-4. OCLC 7999620.
- Simón i Tarrés, Antoni (2008). Pau Claris, Líder D'una Classe Revolucionària. Biblioteca Abat Oliva (në katalonisht). Barcelona: Publicacions de l'Abadia de Montserrat. ISBN 978-84-9883-051-4. OCLC 401167750.