Paul Rodgers
Këtu shihet këngetari gjatë një interpretimi me Queen. | |
Paul Rodgers | |
Emri : Paul Rodgers | |
Datëlindja: 17/12/1949 | |
Vendlindja: Middlesbrough, Angli | |
Profesioni: Kantautor, muzikant,solist | |
Zhanri: Rock, Hard Rock, Blues | |
Vitet aktive: 1968-tani |
Paul Bernard Rodgers(17 dhjetor 1949) është një këngëtar anglez, kompozitor, muzikant dhe multi-instrumentist, i njohur për suksesin e tij në vitet 1960 dhe 1970, si këngëtar i grupit Free dhe Bad Company. Pas ndarjes nga të dy grupet më të suksesshme The Firm dhe The Law në vitet 1980 dhe fillim të viteve 1990 ai u bë solo këngtarë. Ai i është bashkuar grupit Queen me vonë.Rodgers është quajtur "The voice" nga fansat e tij. Një anketë në revistën Rolling Stone e rendit atë ne vendin 55 në listën e "100 Greatest Singers of All Time ". Në vitin 2011 Rodgers mori çmimin Ivor Novello Award në Akademinë Britanike për kontributin e tij në muzikën britanike.
Walsh, Joe Lynn Turner, Paul Young, Bruce Dickinson, Robin McAuley, Jimmy Barnes, Richie Kotzen dhe Joe Bonamassa. Në vitin 1991, John Mellencamp e quan Rodgers "këngtari më i mirë rock ndonjeherë".
Karriera e hershme
RedaktoPaul Bernard Rodgers u lind ne Middlesbrough, England dhe ka luajtur bas[1] (më vonë është marrë me vokal) në një bend The Roadrunners, bend i cili ndryshoj emrin ne The wildflowers para se të shkonte ne skenën e muzikës ne Londër. Pjestarë të tjerë të këtij bendi ishin Micky Moody (me vonë ne Whitesnake) dhe Bruce Thomas (me vonë ne Elvis Costello and The Attractions).
Free
Redakto- Artikulli kryesor: Free (band)
Rodgers u bë i njohur në skenën britanike të muzikës në vitin 1968 si këngëtar/kompozitor për grupin e rokut Free. Në vitin 1970, ata goditen radiot ndërkombëtare me "All Right Now", të cilën Rodgers e ka shkruar me basistin e grupit Andy Fraser.[2] Kjo këngë ishte hiti numër një në më shumë se 20 territore dhe i pranuar nga ASCAP, në vitin 1990 më shumë se një milion radio e kanë lëshuar këtë këngë në SHBA. Kanë lëshuar në treg katër albume me një kombinim të blues, baladë dhe rock që ishin pesë suksese të mëdha në Britani të Madhe. Pas ndarjes nga grupi Free në pranverën e vitit 1971, Rodgers ka formuar një grup tre-pjesësh të quajtur Peace. Në të kanë marrë pjesë basisti Stewart McDonald dhe bateristi Mick Underwood, Rodgers ka luajtur kitarë dhe është marrë me pjesën vokale.
1970s : Bad Company
Redakto- Artikulli kryesor: Bad Company
Rodgers ka formuar grupin e tij të ardhshëm Bad Company me Mick Ralphs, ish-kitarist i Mott Hoople. Ky grup ka përfshirë edhe shokët e Rodgers nga grupi Free, bateristi Simon Kirke si dhe Boz Burrell, ish vokalist dhe basisti i King Crimson. Rodgers tha: "Mick dhe unë ishim duke u përpjekur se si ta quajmë bendin,kur e kam thirrur atë dhe i thash: 'Bad Company", ai e lëshoi telefonin."[3] Turneu I tyre ishte i suksesshem në vitet 1973-1982, dhe kishte disa hite, të tilla si "Feel Like Makin' Love", "Can't Get Enough", "Shooting Star", "Bad Company", and "Run with the Pack".Bad Company fitoi gjashtë albume platini derisa Rodgers u largua në vitin 1982 në kulmin e famës së tyre duke deklaruar se ai donte të kalonte kohë me familjen e tij të re.U zbulua se në prill 2011 pas vdekjes së Jim Morrison's, Bendi The doors kanë kërkuar qe Rodgers ta zëvendësoj atë.[4]
Jeta personale
RedaktoPaul Rodgers u martua me Machiko Shimizu ne 1971, dhe ka dy fëmijë nga kjo martesë, Steve dhe Jasmine. Gjithashtu edhe fëmijët janë muzikantë dhe këngtarë që kanë formuar një bend Bôa, në vitin 1990. Rodger dhe Shimizu janë divorcuar në vitin 1996.
Më 26 shtator 2007, Rodgers u martua me një ish-modele dhe Miss Kanada, fizioterapeute dhe artistes Cynthia Kereluk në Okanagan Valley te Kanadasë.
Rodgers u bë një qytetar kanadez më 21 tetor 2011 dhe banon në Surrey, British Columbia.[5][6]
Discography
Redakto- Artikulli kryesor: Paul Rodgers discography
Solo
Redakto- Cut Loose (1983)
- Muddy Water Blues: A Tribute to Muddy Waters (1993)
- The Hendrix Set (live EP, 1993)
- Paul Rodgers and Friends: Live at Montreux (1994, edited 2011)
- Live: The Loreley Tapes (live album, 1996)
- Now (1997)
- Now and Live (2CD compilation, 1997)
- Electric (2000)
- Extended Versions (live album, 2006) (10 of the 13 Loreley Tapes in different order)
- Live in Glasgow (2007)[7]
- Live at Hammersmith Apollo 2009 (2010)
- The Royal Sessions (2014)
Free
Redakto- Tons of Sobs (1969)
- Free (1969)
- Fire and Water (1970)
- Highway (1970)
- Free Live! (live album, 1971)
- Free at Last (1972)
- Heartbreaker (1973)
- The Free Story (1973)
- The Best of Free (1991)
Bad Company
Redakto- Bad Company (1974)
- Straight Shooter (1975)
- Run With the Pack (1976)
- Burnin' Sky (1977)
- Desolation Angels (1979)
- Rough Diamonds (1982)
- The Original Bad Company Anthology (compilation CD, 1999, produced by Paul Rodgers for Bad Company)
- In Concert: Merchants of Cool (2002)
- Hard Rock Live (2010)
- Live at Wembley (2011)
The Firm
Redakto- The Firm (1985)
- Mean Business (1986)
- The Firm Live at Hammersmith 1984 (DVD, 1984, limited release video)
- Five From the Firm (DVD, 1986)
The Law
Redakto- The Law (1991)
Me Queen + Paul Rodgers
RedaktoLive albums
- Return of the Champions (CD/LP/DVD, 2005)
- Super Live in Japan (DVD, 2006; Japan only)
- Live in Ukraine (CD/DVD, 2009)
Studio albums
- The Cosmos Rocks (CD, 2008)
Singles
- Rock Therapy "Reaching out" (With Brian May+ Single 1996)
- "Reachin' Out" / "Tie Your Mother Down" (CD single, 2005, Europe only)
- "Say It's Not True" (Download/CD single, 2007)
- "C-lebrity" (Download/CD single, 2008)
Other albums
- The A-Z of Queen, Volume 1 (Two DVD tracks only)
Referime
Redakto- ^ "History – Biography". Micky Moody. Marrë më 9 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Billboard". Books.google.com. Marrë më 28 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2014. Marrë më 9 qershor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Davenport, Tom (5 prill 2011). "The Doors Wanted Paul Rodgers to Replace Jim Morrison". Spinner.ca. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2011. Marrë më 9 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Diakiw, Kevin (2013). "A Tale of Two Surreys". surreyleader.com. Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2013. Marrë më 20 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Junior, Chris M. (2011). "Bad Company Singer Paul Rodgers' Vocals Spice Up His Canadian Citizenship Ceremony". Ultimateclassicrock.com. Marrë më 9 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Strong, Martin C. (2000). The Great Rock Discography (bot. 5th). Edinburgh: Mojo Books. fq. 819. ISBN 1-84195-017-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)