Paula Martinac

shkrimtare amerikane dhe dramaturge

Paula Martinac (lindur në 30 korrik 1954) është një shkrimtare amerikane.[1] Ajo është bërë e njohur për novelën me titull “Out of Time”, për të cilin mori çmimin “Lambda Literary Award for Lesbian Fiction” në edicionin e tretë të ndarjes së çmimeve Lambda Literary Awards në 1991.[2]

Lindur dhe rritur në Petërsburg, Pensilvani Martinac u edukua në kolegjin “Chatham” si dhe në kolegjin “Wiliam and Mary”. Ajo punoi për muzeun “West Virginia State Museum” dhe revistën “Prentice Hall” përpara se ti bashkohej redaksisë së “WomaNews” në 1982. Ajo u shndërrua në drejtuese të “The Feminist Press” në 1985, iu bashkua kolektivit editorial të revistës “Conditions” në 1988, si dhe u bë bashkë-kryetare e bordit nju-jorkez të organizatës “Lesbian and Gay Community Services Center”në 1990.

Karriera si shkrimtare

Redakto

Libri i saj i parë, një antalogji historish të shkurtra u publikua në 1989.[3] Libri mori kandidaturën për çmimin “Lambda Literary Award for Lesbian Debut Fiction” në edicionin e dytë të festivalit letrar “Lambda Literary Awards”.

Më pas publikoi librin “Out of Time” në 1990. Kurse në vitet pasuese ajo publikoi novelat “Home Movies” në 1993 dhe “Chicken” (1997).[4] Në 2014 Martinac u shpërngul drejt Charlotte, Karolina e Veriut ku ajo jep leksione për të shkruarit kritik në Universitetin e Karolinës Veriore në Charlotte.[5] Novela e parë me titull “The Ada Decades” që e shkruajti në 1997, u publikua në 2017.[6]

References

Redakto
  1. ^ Liz Gaist, "Paula Martinac Fills In the Pages of Lesbian History". The Advocate, December 4, 1990.
  2. ^ Tina Gianoulis, "Martinac, Paula (b. 1954)". Glbtq.com, 2006.
  3. ^ Kevin Roddy, "Voyages Out 1: Lesbian Short Fiction (Book)". Library Journal, December 1, 1989.
  4. ^ Erika Lopez, "Love, sex and other terrors". Lambda Book Report, December 1997.
  5. ^ Conversations: Paula Martinac, "The Ada Decades". Kansas Public Radio, June 21, 2017.
  6. ^ Terri Schlichenmeyer, "‘The Ada Decades’ is engaging, queer-themed coming-of-age novel". The Washington Blade, June 9, 2017.