Pavel Valeryevich Durov (rusisht: Павел Валерьевич Дуров, i lindur 10 tetor 1984) është një sipërmarrës rus, i njohur si themeluesi i rrjetit social VK, dhe më vonë i Telegram Messenger. Ai është vëllai i vogël i Nikolai Durov.

Pavel Durov
Durov në 2012
Lindi (1984-10-10) 10 tetor 1984 (40 vjeç)
Kombësiarus
ShkollimiSaint Petersburg State University
ProfesioniSipërmarrës
Vite aktivitetitetor 2006 – prill 2014
Njohur përKrijimi i VK-së në 2006
Krijimi i Telegram Messengerit në 2013
Të afërmNikolai Durov (vëllai)
Faqja në rrjetVK.com/durov

Jeta personale

Redakto

Pavel Durov u lind në Leningrad (tani e njohur si St.Petersburg), por kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në Itali, në qytetin e Torinos. Valery babai i tij (i cili mban një doktoraturë në filologji) ishte i punësuar aty. [2] Ai ndoqi shkollën fillore Italiane, dhe pas kthimit në Rusi në vitin 2001 ndoqi gjimnazin e Akademisë në Shën Petersburg. [3] Në vitin 2006, ai u diplomua nga Departamenti Filologjik i Shën Petersburg, Universiteti Shtetëror, ku ai mori një diplomë të klasit të parë.

Karriera

Redakto

Durov krijoi VKontakte, i njohur më vonë si VK, në vitin 2006, i cili u ndikua fillimisht nga Facebook. [4]

Në vitin 2011 ai ishte i përfshirë në një incident me një ekip SWAT jashtë shtëpisë së tij në Shën Petersburg pasi qeveria kishte kërkuar largimin e faqeve të politikanëve të opozitës pas zgjedhjeve të diskutueshme parlamentare nga rrjeti social VK. [4][5] Më 16 prill 2014 Durov publikisht pranoi të dorëzojë të dhënat e protestuesve të Ukrainës për Agjencitë Ruse të Sigurisë dhe të bllokojë faqen e Alexey Navalny tek rrejti social VK. [6][7] Në vend të kësaj ai postoi urdhërat përkatëse në faqen e tij në VK [8] duke pretenduar se kërkesat ishin të paligjshme.

Referime dhe shënime

Redakto
  1. ^ Russian millionaire Pavel Durov tosses paper planes made of money out of window causing street fights Belfast Telegraph. Retrieved September 2012.
  2. ^ "Is Pavel Durov a Kremlin target?", Bloomberg, 1 August 2013
  3. ^ "Prominent Russians: Pavel Durov", Russia Today. Retrieved 8 March 2013.
  4. ^ a b Danny Hakim (2014-12-02). "Once Celebrated in Russia, Programmer Pavel Durov Chooses Exile". New York Times. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "The Pavel Durov Code: Five stories from the life of VK and its creator" Arkivuar 19 prill 2015 tek Wayback Machine Stampa:Ru icon, Forbes, 22 November 2012.
  6. ^ Pavel's post on VK
  7. ^ Pavel's post on VK
  8. ^ "Vkontakte Founder Pavel Durov Learns He's Been Fired Through Media" Arkivuar 25 prill 2014 tek Wayback Machine, The Moscow Times, 22 April 2014.