Pedro González Zerolo (lindur në 20 korrik 1960, Caracas- 9 korrik 2015, Madrid)[1] ishte një avokat venezueliano-spanjoll, politikan dhe këshilltar qyteti në Madrid,[2] si dhe pjesëtar i Komitetit të Federatës Ekzekutive të PSOE,[3] ku ai ka mbajtur pozicionin e Sekretarit për Lëvizjet Sociale dhe Bashkëpunime me organizata. Ai ka qenë gjithashtu administrator në Fondacionin IDEAS, pranë Partisë Socialiste Spanjolle.

Pedro Zerolo, 2013

Zerolo ishte një prej aktivistëve LGBT më të rëndësishëm në historinë e Spanjës dhe një prej promovuesve më të mëdhenj të të drejtës së martesës dhe adoptimit të fëmijëve nga çifte homoseksuale në Spanjë.[4] Zerolo është shndërruar në një ikonë midis komunitetit LGBT të Spanjës.[5]

Biografia

Redakto

Zerolo lindi në Caracas, Venezuelë në një familjë me origjinë nga ishujt Canary, konkretisht nga ishulli me emrin Tenerife. I ati, Pedro González jetoi në azil për shkak të qeverisë Francoist. Pedro González ishte kryetari i parë i San Cristóbal de La Laguna (Tenerife) në kohët e demokracisë dhe njihet gjithashtu edhe si një piktor i famshëm.[6]

Pedro Zerolo vijoi studimet në drejtësi në Universitetin e La Laguna në Tenerife, ku ai shpenzoi fëmijërinë dhe adoleshencën. Pasi mori diplomën, ai u shpërngul në Madrid, ku vijoi studimet.

Përmes punës së tij me ligjin dhe politikën, ai u shndërrua në një prej aktivistëve më të njohur në lëvizjen LGBT për legalizimin e martesave brenda gjinisë së njëjtë në Spanjë.

Në 1 tetor 2005 Zerolo u martua me Jesús Santos, partneri i tij për 10 vite, në një ceremoni civile. Në moshën 55 vjeçare Zerolo vdiq për shkak të kancerit pankreatik në 9 qershor 2015 në Madrid.[7]

Referime

Redakto
  1. ^ "Muere el socialista Pedro Zerolo". La Voz de Galicia (në spanjishte evropiane). 2015-06-10. Marrë më 2018-05-23.
  2. ^ Velten, Bruno Larralde (2006). "Civic Participation and Voting Rights of Immigrants: The Case of Catalonia". Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 janar 2020. Marrë më 14 gusht 2018. {{cite journal}}: Burimi journal ka nevojë për |journal= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Rodriguez, Juan Carlos (15 korrik 2008). "Spain's envoy for change". The Advocate. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ El legado de Pedro Zerolo
  5. ^ "«Fallece Pedro Zerolo, un icono del activismo LGTB.»". Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2016. Marrë më 14 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Fallece Pedro González, gran pintor y primer alcalde democrático de La Laguna
  7. ^ "Pedro Zerolo: Activist who helped Spain become first country to recognise same-sex marriage passes away aged 55". The Independent. 11 qershor 2015. Marrë më 13 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)