Per te Parin e Kishes Katolike- Feti Mehdiu

Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.


NJË KËSHILLË PËR TË PARIN E KISHËS KATOLIKE NË KOSOVË

Petar Bartl:1938-2022 dhe Hasan Kaleshi:1922-1976,  në vitin 1974, u shprehën:

“…. ideja për luftërat e kryqzatave kurrë nuk është çrrënjos, por tani më jo nga dëshira për  të çliruar Jerusalemin, por me qëllim që të çlirohet Ballkani nga Turqit….”

Po i pari i Kishës Katolike në Kosovë për çfarë e aktiviozon atë ide,

Kur ua uroj Bajramin vëllezërve të tij “…ish katolikë…”! ?


T` kishte thënë “… ish të krishterë…” , disi, pat me u hëngër! Ama kjo e këtij, kurrsesi!

Sepse kjo shprehje e tij shkel edhe krishterimin!

P R A N D A J,  ja,

Një këshillë për të parin e Kishës Katolike në Kosovë    

MERRE FJALËN PRAP….  do t`i thoshte urtia popullore shqiptare!

Kështu do t`i thoshte edhe Anton Çetta, po të ishte gjallë sot.

Jo për hatër të shumicës islame në Kosovë, por thjeshtë për ta kursyer e mbrojtur të parin e Kishës Katolike të Kosovës nga humnera kah është drejtuar ai me këso urimesh…! Ky, në vend se të sillet sipas pozitës dhe kompetencave që ka, turr të marrë bajrakun e të marshojë sikur ndonjë “pseudointelektual ” shqiptarë, i cili nuk ka lidhje me asnjë fe – është thjeshtë një politeist tipik i  periudhës parakrishtere

( shekulli para erës   hz. Isait – Krishterimit).

Ka, sigurisht,  edhe zëra tjerë në mesin e shqiptarëve, sikur Pal Shtufi,  që do ta këshillonin të parin e Kishës Katolike në Kosovë, t`i kthehet Biblës, asaj të kohës së Shën Palit dhe të mos shërbehet me “…fjalë kryqëzatash – të shkelura e të harruara nga koha”(Telegrafi.com, 28 dhjetor, 2022)

T`i lejë shqiptarët të qetë të jetojnë dhe të ecin përpara ….

Sepse: MUSLIMAN E TË KRISHTERË PERENDIJA I KA BËRË… JANË VËLLEZËR TË TËRË“! TË SILLEN SI U THOTË: “Ungjilli dhe Kur`ani – mos e ndajn Perendinë, njëri tjetrin mos e hane, siç bëjnë ata që s`dinë!”

( i kërkoj falje Çajupit, që u desh t`ia ndryshoj ca, për ta marrë vesh i pari i Kishës Katolike në Kosovë).

I pari i Kishës Katolike i Kosovës, past mendjen e shëndet,  të kryej detyrën e vet!

Feti Mehdiu, 3. janar, 2023 Montreal

Shikoni dhe

Redakto

Referimet

Redakto

Teuta Shuku Hoti - Feti Mehdiu 3 janar 2023 , Montreal.

Lidhjet e jashtme

Redakto