Personifikimi është figura që i mvesh një gjëje të pashpirtë vetite e qënies së gjallë. Në praktikën e lashtë të marrëdhënieve të njerëzve me natyrën, kur shoqëria njerëzore ishte ende në foshnjërinë e vet, njerëzit u drejtoheshin dukurive të natyrës me anë lutjesh, përgjërimesh dhe prisnin të merrnin përgjigje të vetdijshme prej tyre. Shkonin nën pemë, e zbukuronin këtë me dhurata dhe prisnin që pema të jepte fryte sa më shumë.Kërkonin shi dhe mbulonin një njeri me shpendra, e lagnin dhe bridhnin, pastaj nëpër sheshe të ngulimit të tyre të banuar. Nuk i njihnin ligjet e natyrës-lulëzimin e pemës, përfytyrimin e shiut etj. Kështu, fillimisht, personifikimi shërbeu si mjet njohjeje, sepse, kur personifikonte dicka, njeriu mbështetej tek një vecori e asaj dickaje. Në letërsine e sotme personifikimi e ka humbur funksionin njohës, por ka ruajtur rolin shprehës konkret. Pasqyrimi plot ngjyrim i realitetit, u jep gjallëri dhe bukuri sendeve, bimëve dhe kafshëve, i ndërgjegjëson, i ngarkon me mendime dhe ndjenja njerëzore. Nga kjo anë personifikimi lidhet me qëndrimin dhe përvetësimin estotik të realitetit, thellon qëndrimin tonë ideoemocional ndaj dukurive të natyrës. Personifikimi na paraqitet fillimisht si shprehje konstatimi ose pasive e qëndrimit naiv dhe fantastik të njerëzve parake ndaj dukurive të natyrës, shumë më të fuqishëm se ata, por me pas edhe si mjet veprues poetik. Në raste konkrete vepron edhe imagjinata: natyra ndjen, mendon, ligjëron. shte ky nje jetesim ose gjallerim fantastik. Është ndërgjegjësimi i natyrës, me qëllim që natyra të njihet dhe të vihet në shërbim të njerëzve.[1]

Letërsia gojore

Redakto

Në mitologji u krijua personazhi fantastik Ikarit, por edhe qilimi "flutures"; pastaj u krijua nga dituria dhe teknika avioni dhe tani sateliti kozmik. Nga shpendi fluturues doli një personazh fantastik i ndërgjegjësuar, më në fund një mjet konkret që fluturon anë e mbanë qiejve të gjithësisë. Ky personifikim shprehte ëndërrën e njerëzimit për të rrokur gjithësinë pa krye e pa fund. Përrallat tona popullore e trajtojnë figurën e qilimit etj. Në këtë mënyrë lindi dhe u perhap personifikimi në letërsinë gojore të popullit. E takojmë në perralla dhe në fabula, apologe dhe gjëza( p.sh., Pesë motra ven e vinë, njëra-tjetrën s'e arrijnë"shtizat); në lirikë ( Ju o lule gjithë sa ini/ të parë lule kë kini?). Zakonisht personifikimi shoqërohet dhe me figura të tjera, si hiperbola, paralelizmi, alegoria, simboli etj. përdorur në krijimtarinë gojore të arbereshëve të italise (sjellë në shqipen e sotme):

Pyeti trimerine e tij;

-O ti, trimeria ime,

sa te ben, vall, zemra ty?-

Ajo rreh per nente zemra,

me nenqint ajo lufton !-

Desh te pyese edhe shpaten:

-Shpate e ime dhimosqine;

ty, moj, zemra sa te ben?

-Ajo rreh per nente zemra,

me nenteqint ajo lufton!-

Pastaj pyeti dhe doriun:

e murgjar, murgjari,

sa te ben, bre, zemra jote?-

-Ajo rreh per nente zemra,

me nenteqint ajo lufton !-

Letërsia e shkruar

Redakto

Nga krijimtaria gojore e popullit, personifikimi kaloi në letërsine e shkruar, personifikimi nuk mund të mbarte nje kuptim naiv, si në mitologjinë dhe në krijimtarinë gojore paraprake, s'mund të përdoret me ato qëllime dhe me atë denduri, sepse mendimi realist erdhi duke ia zënë vendin mendimit fantastik dhe sinkretizimit parak.Në letërsinë e shkruar personifikohen zakonisht nocionet abstrakte, si, liria dhe skllavëria, pasuria dhe varfëria, trimëria dhe frika, e bukura dhe e shëmtuara, e madhërishmja dhe e ulëta etj., si dhe dukuritë e natyrës. Personifikimi u përdor gjerësisht në letërsinë e Rilindjes dhe vazhdon të përdoret ende sot e kësaj dite. Le të kujtojmë personifikimin e Shqipërisë si nënë (kjo figurë është njëherësh dhe simbol) në vjershën e Pashko Vases "Mori Shqypni, e mjera Shqypni", që vazhdon me vjershën "Urate për liri" të Mihal Gramenos, me vjershën "Jepni për nënën" të F.S.Nolit ose, më pas, me poemën liriko-epike të Dritero -Agollit "Nënë Shqipëri".

Prozopopeja

Redakto

bën që te flasin vetat që mungojnë, evokon te vdekurit, u jep atyre jete, levizje dhe te folur.

Shih edhe

Redakto

Visaret e kombit

Referime

Redakto
  1. ^ Lloshi, Xhevat. Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika (dispens universitare). fq. 5–9.