Peter Boettke
Peter Joseph Boettke (lindur më 3 janar 1960) është një ekonomist amerikan dhe proponent i Shkollës Austriake të Ekonomisë. Aktualisht është Profesor i Ekonomisë dhe Filozofisë në George Mason University; Profesor për Studimin e Kapitalizmit në BB&T; Drejtor i Programit F.A. Hayek për Studimet e Avancuara në Filozofi, Politikë dhe Ekonomi në Mercatus Center, GMU.
Jeta e hershme dhe edukimi
RedaktoBoettke është lindur në Rahway, New Jersey nga Fred dhe Elinor Boettke dhe qëndroi në vendlindje deri sa u spostua në Pennsylvani ku shkoi në Kolegj. Në Grove City College ai u interesua për ekonominë ndërsa merrte mësim nga Hans Sennholzi,[1] dhe nga ku zhvilloi bindjet e veta fetare.[2] Pasi mori një B.A. (1983) në ekonomi; Boettke ndoqi George Mason University ku fitoi në M.A. (1987) dhe një Ph.D. (1989) në ekonomi me tezën e titulluar The political economy of Soviet socialism, 1918-1928 nën kujdesin e Don Lavoies.[3]
Anarkizmi analitik
RedaktoAnarkizmi analitik është emri që Peter Boettke i ka dhënë ekonomisë politike pozitive të anarkizmit, apo anarkizmit nga pikëpamja ekonomike, në traditën libertariane të veprës For a New Liberty (1973) të Murray Rothbardit dhe të veprës The Machinery of Freedom (1973) nga David Friedman.
Boettke argumenton se anarkizmi analitik është zhvilluar nga kjo traditë, dhe aktualisht po ndiqet nga ekonomistë si Peter Leeson, Edward Stringham dhe Christopher Coyne.[4] Këta profesorë janë të lidhur me Mercatus Center (Qëndra Mercatus) dhe me fakultetin e ekonomisë të Universitetit George Mason.
Botime
RedaktoAutor
Redakto- The Political Economy of Soviet Socialism: The Formative Years, 1918-1928, 1990
- Why Perestroika Failed: The Economics and Politics of Socialism Transformation, 1993
- Calculation and Coordination: Essays on Socialism and Transitional Political Economy, 2001
- The Economic Way of Thinking, 2005
Redaktor
Redakto- Market Process: Essays in Contemporary Austrian Economics, 1994
- The Collapse of Development Planning, 1994
- The Elgar Companion to Austrian Economics, 1994
- The Market Process, 1998
- The Legacy of F. A. Hayek: Politics, Philosophy, Economics, 1999
- Socialism and the Market: The Socialist Calculation Debate Revisited, 2000
Shiko dhe
RedaktoShënime dhe referenca
Redakto- ^ "Spreading Hayek, Spurning Keynes: Professor Leads an Austrian Revival," Wall Street Journal, 27 gusht 2010,
- ^ "Religion and Economics Arkivuar 31 korrik 2016 tek Wayback Machine".
Spiritually—that Jesus Christ is Lord and Savoir [sic] and that one must commit to a personal relationship with God and to strive to live a Christ-centered life. Historically—the role of the Christian Church in the development of Western Civilization. Intellectually—the philosophical and epistemological importance of Christian presuppositionalism.
- ^ Biografia e Boettkes në fakultet tek George Mason University
- ^ Analytical Anarchism research program Arkivuar 29 korrik 2013 tek Wayback Machine, Analytical Anarchism
Lidhje të jashtme
Redakto- Coordination Problem blog nga Peter Boettke (me Christopher Coyne, Steve Horwitz, Peter Leeson, Dave Prychitko, dhe Frederic Sautet)
- Biografia e Boettkes tek Mercatus Center.
- Biografia e Boettkes tek Institute for Humane Studies.
- Liberty & Power Group Blog
- Roberts, Russ. "Pete Boettke Podcasts". EconTalk. Library of Economics and Liberty.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "A Market Nobel," Wall Street Journal op-ed, 16 tetor 2007