Pjetër Spani ishte zotërues feudal i zonës së Pultit në Shqipërinë e Veriut, pinjoll i familjes feudale të Spanëve, bashkëkohës i Skënderbeut. Në fillim të shek.XV pinjollë të kësaj familjeje përmenden si proniarë të mëdhenj në rrethin e Shkodrës në shërbim të Venedikut. Pjetër Spani mori pjesë në Kuvendin dhe Lidhjen Shqiptare të Lezhës. Me gjithë angazhimin si pjesëtar i saj, Pjetër Spani nën presionin politik të Venedikut, nuk mori pjesë në luftën e Lidhjes për çlirimin e Dejës në vitin 1448. Emri i Pjetër Spanit mbeti i lidhur me zotërimet e tij në Pult. Në regjistrat kadastralë të shek.XV e XVI ai haset si toponim "Petrishpan".

Lidhja e Lezhës

Redakto

Ne 1444 ai ishte nje nga themeluesit e Lidhje e Lezhës[1] që përfshinte disa anëtarë të tjerë të fisnikërisë shqiptare :

  1. Lekë Zaharia (lord of Sati and Dagnum) and his vassals Pal Dukagjin and Nicholas Dukagjini
  2. Pjetë Spani
  3. Leke Dushmani
  4. George Strez Balšić with Ivan and Gojko Balšić
  5. Andrea Thopia with nis nephew Tanush Thopia
  6. George Arianiti Thopia Comneni
  7. Theodor Corona Musachi
  8. Stefan Crnojević with his sons

Referimet

Redakto
  1. ^ Gjergj Kastrioti Skënderbeu, 1405-1468 Volume 4 of (Vepra të plota) / Fan S(tylian) Noli, Fan Stylian Noli Author Fan Stylian Noli Publisher Naim Frashëri, 1967 p. 84