Petraq KOTE është një shkrimtar, poet e publicist shqiptar.

Jetëshkrimi

Redakto

Petraq Kote lindi në Sheq Marinas, Fier më 27 shkurt 1959 nga prindërit Todi Kote dhe Kalije Dumi, të dy me shtetësi dhe kombësi shqiptare. Arsimin tetëvjeçar e kreu në vendlindje 1966- 1974. Në vitin 1974– 1978 studioi dhe u diplomua në Shkollën e Mesme ushtarake “Skënderbej“ Tiranë. Akademinë e Forcave Tokësore e përfundoi po në Tiranë në vitet 1979– 1982, ku u diplomua për specialitetin “Fizkulturë“. Nga viti 2006 deri në vitin 2010 vijoi studimet në Universitetin “Ismail Qemali“, Vlorë, në Fakultetin e Shkencave Humane, ku u diplomua për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Gjat viteve 2012- 2014 studioi dhe fitoi "Scence Master Degrees", në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Aktualisht është kryeredaktor i revistës letrare mujore “Fieri Profil“ dhe specialist për trashëgiminë kulturore në Muzeun Historik, Fier.

I përket krijuesve të poezisë dhe prozës rebele.

Ka shkruar letërsi qysh në rininë e hershme. “Është poet, publicist, eseist i shkëlqyer“, thotë prof. dr. Moikom Zeqo. Krijimtarinë e tij poetike e kanë vlerësuar kritikë, studiues të shumtë brenda dhe jashtë vendit.

Ka botuar vëllimet poetike:

  • “Këngë e Marrë“ 1996 shtëpia botuese “Planet“ Fier,
  • “Humbja“ 1998 shtëpia botuese “Darmisa“ Fier,
  • “Ranë Këmbanat“ 1997 shtëpia botuese “Planet “ Fier,
  • “Muza“ 1999 shtëpia botuese “Albapress“ Fier,
  • “Këngë e Parrëfyer“ 2001 shtëpia botuese “ Darmisa “ Fier,
  • “Këngët e Motmotit“ 2003 shtëpia botuese “Ymeraj“ Fier,
  • “Mirë se erdhe Lamtumirë!...” shtëpia botuese “Globus. R“ Tiranë,
  • “Portretin kam varur në muret e kohës” 2008 shtëpia botuese “Globus. R“ 2008.
  • "Gjerana" roman, shtëpia botuese "Ymeraj" Fier 2015
  • "...atdheu në fytyrën time" poezi, shtëpia botuese "ymeraj" 2019

Tregime

Redakto

Ka botuar dy vëllime me tregime

  • “Ngjarje ndër Muzakë - 1“ 1999 shtëpia botuese “Albapress“ Fier.
  • “Ngjarje ndër Muzakë – 2“ 2005 shtëpia botuese “Ombra GVG“ Tiranë.

Publicistikë

Redakto

Publicistika më e shquar e tij është “Hija... e Kadaresë“, “Lasgushi dhe Kosova“, “ Një çast me Migjenin “, “ Kritika Letrare Shqiptare dhe prof. Adriatik Kalluli “, “ Dasma e Kreshbardhës “, “ Diktatura Letrare shqiptare “, “ Poezi që gjëmon më parë se të vetëtijë “, “Gjuha shqipe dhe akademik Jani Thomai “ , “Qiellëzanat Trillane“, shënime për romanin “Darka e Gabuar“ të Kadaresë. Ali Asllani, poezia e tij e ndikimit të kapërcyer, studim. etj.

Kanë shkruar për autorin Petraq KOTE [nevojitet citimi]

Redakto

“ ...më kujton Kostandin Paustovskin në librin me tregime, “Ngjarje ndër Muzakë – 2“, ka shkruar studiuesi dhe përkthyesi i talentuar shqiptar, Perikli Jorgoni

“ ... Petraq Kote është poet i klasit të parë. Poet i dhimbjes kombëtare“, ka thënë prof. dr. Adriatik Kallulli.

“ ..,atdheu lakuriq në një poezi pa stoli... të stilit avantgard“, ka shkruar prof. dr. Agim Vinca.

“ ... është nder por edhe privilegj të lexosh e shkruash për poezinë e Petraq Kotes... “, ka shkruar dr. Faik Shkodra.

“ ...Petraq Kote po ngre një Apolloni letrare ilirike“, ka shkruar poeti, prozatori dhe publicisti, Ylli Xhaferri.

“ ... ai është dinjitet poetik...“, ka shkruar akademiku dhe poeti Xhevahir Spahiu.

“... fjala te poezia e P. Kotes edhe gjen vetveten “, ka shkruar prof. dr. Valter Memisha

“... klasi i lartë ileksikut i derdhur në vargje e vendos atë, në çdo hapsirë lexonjëse elitare“, ka shkruar prof.dr. Bardhosh Gaçe.

“... poezia e Petraq Kotes rrjedh me natyrshmërinë e lindjes së një dite të re apo me fluturimin e një zogu “, ka shkruar poeti, studiuesi dhe përkthyesi Xhevdet Shehu.

“... poeti Kote mund të quhet l’enfant terrible për nga forca tronditëse që përmban vargu i tij. Kontribuon denjësisht në poezinë e re shqiptare duke iu shtuar atij grupi poetësh shqiptarë që meritojnë të studiohen dhe të mbahen në radarin si të studiuesve, ashtu dhe kritikës letrare. “Ka shkruar Aida Dismondy në revistën Illyria dhe Kuvendi në Amerikë.

Çmime letrare dhe përkthim i veprës së tij në gjuhë të huaja

Redakto

Mban çmimet letrare “Migjeni”, “Petro Marko” dhe “Jakov Xoxa”.

Është përkthyer në rumanisht nga revista “Haemus“, 2009 nën titullin “Trenul ce fuge de durere“. Është përkthyer në Croatisht nga revista “Dubrovnik“ 2012. Është botuar në disa antologji si “100 poetë për dashurinë “, “Muza e Mëmëdheut“, 100 poetë për Atdheun, me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë të Republikës së Shqipërisë etj.