Petro Cani
Petro Cani lindi ne fshatin Kudhes,Himare, më 2 mars të vitit 1917, dhe vdiq ne Tirane, më 7 nëntor të vitit 1994, ishte mjek kirurg, profesor, pedagog shqiptar.
Studioi mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Athinës. Mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore duke u shquar si figura qendrore për shërbimin shëndetësor partizan. Në vitin 1950, ishte i pari në Shqipëri, që bëri bronkografinë pulmonare dhe në mars 1951 i pari që operoi kinokokun në Shqipëri. Më 12 shkurt 1952 ishte i pari në Shqipëri që realizoi operacionin e heqjes së mushkërisë. Në vitin 1954 eksperimentoi në zemrën e një kafshe, duke bërë hipoteminë e saj, dhe transplantimin e veshkës. Në vitin 1957 operoi për herë të parë zemrën: komisurotomi digitale. Më 5 tetor të vitit 1957 me iniciativën e tij filloi narkoza moderne endotrakiale. Në vitin 1958 iu dha titulli “Profesor”. U quajt babai i kirurgjisë bashkëkohore shqiptare.