Petro Korçari
arkitekt shqiptar
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Petro Korçari ka qenë arkitekt e inxhinier ndërtimi, përfaqësues i arkitekturës shqiptare të periudhës së pashallëqeve. Lindi në fshatin Opar të Korçës. U bë i njohur si kryearkitekt i Ali Pashë Tepelenës dhe drejtues i kantiereve të ndërtimit. Ndërmjet viteve 1800-1808 projektoi dhe zbatoi një numër veprash social-kulturore, civile e ushtarake në shumë krahina e qytete të pashallëkut të Janinës. Veprat më të përmendura të tij janë ansambli i madh arkitekturor i Litharicës në Janinë, Sarajet dhe kështjella e Tepelenës, Kështjella e Sulit.